Lidhu me ne

Aktualitet

Pse Berisha fiton vetëm në gjykatat e Shqipërisë por humb në Paris, Londër, Washington?

Pse Berisha fiton vetëm në gjykatat e Shqipërisë por humb

Nga Kreshnik Spahiu

Pse Berisha fiton vetëm në gjykatat e Shqipërisë por humb në Paris, Londër, Washington?

Berisha fiton çështje penale vetëm në gjykatat shqiptare të cilat sipas tij, i kontrollon Rama dhe humb në çdo gjykatë të huaj ku Rama s’ka asnjë ndikim.

Sot Gjykata e Apelit në Londër vendosi: Rrëzimin e pretendimeve të Sali Berishës për heqjen nga lista e zezë Non-Grata.

Kjo është gjykata e tretë e huaj që vendos kundër Berishës.

3 vjet më parë Berisha ju drejtua Gjykatës franceze në Paris kundër vendimit SHBA për shpalljen e tij Non-Grata dyke akuzuar sekretarin e shtetit Antony Blinken për shpifje.

Edhe në Paris kishte të njëjtin fat të keq si në Londër apo Washington.

Një tjetër gjykatë amerikane vendosi kundër familjes Berisha për dosjen Gërdeci pak vite më parë.

E gjitha drejtësia amerikane dhe europiane po vendos kundër Berishës. Ky do dali në mbrëmje në ballkon dhe do thotë i bleu Soros: Londrën, Parisin, Washingtonin dhe BE.

Verdikti britanik, francez apo amerikan janë një këmbanë për drejtsinë shpitare e cila nguron ta vendosë nën akuzë, e lë majë ballkonit dhe i kthen vulën.

Berisha çdo ditë akuzon gjykatat dhe prokurorinë si bandat apo organizata kriminale të Edi Ramës, por harron të thotë: Pse Rama po i urdhëron bandat e tij:

– mos e arrestojne me burg

– mos i komunikojne akuzë penale

– mos e dërgojne çeshtjen për gjykim

– mos e trazojne kur bën mitingje

– mos i ngacmojnë familjen

– mos ja prekin bizneset

– t’ja kthejnë vulën

Po pse Berisha fiton në Shqipërine e Edi Ramës dhe humb në Perëndim?

A kishte interes që Rama, t’ja japë vulën Berishës?

Poooo, sigurisht që kishte shumë interes.

Për aq kohë sa lider opozite të jetë Berisha, aq gjatë do vazhdojë Rama në pushtet. Madje duke pasur parasysh që PD do kalojë tek Argita, aq më shumë motive ka Rama ta mbrojë establishmentin dhe skemën fituese.

Me Argitën, Rama mbretëron deri në 2044.

Garancia e familjes Berisha sot, quhet Edi Rama

Por, a ka humbur Amerika dhe Anglia, luftën me Berishën?

Jo aspak. Beteja ende nuk ka filluar sepse ambasadori i ri i SHBA vjen në korrik me anxhendë më radikale se Yuri Kim.

Në pamundësi për t’i larguar me votë sepse zgjedhjet manipulohen me parimin: “Populli voton, Rama-Berisha numëron”, kanë gjetur çelsin e kyçjes me SPAK. Ky model u përdor nga prokurorët special në Maqedoninë e Veriut, Kroaci, Rumani, Bosnje, Bullgari, Kosovë.

Amerikanët kanë vetëm zgjidhje t’i prangosin kundërshtarët e interesave kombëtare shqiptare dhe amerikane në rajon.

Amerika, Anglia, Franca, Brukseli nuk mund të humbasin luftën me Berishën, sepse kanë parashikuar 10 vjet përpara hapat e Berishës. Jo rastësisht Amerika dhe Anglia i kanë shpallur vajzën Non-Grata, Argita Berishën, përpara babait të saj.

Amerika e dinte planin B të Sali Berishës për ta trashëguar partinë tek vajza.

Sigurisht që s’është rastësi pse Katerina, vajza e Vladimir Putin, u shpall Non-Grata njësoj si vajza e Berishës. Vetëm Berisha dhe Putin janë shpallur në listën e zezë me 3 breza gjaku.

Kush s’do ta kuptojë, le të durojë deri në prill 2025.

MË TEPËR

Kryesore1 ditë më herët

Në Kosovë rriten pensionet me 20%, në Shqipëri me 4%

Ju kujtohet pak javë më parë kur mazhoranca mbushi çdo dritare të mediave shqiptare me indeksimin e pensioneve me 4%?!...

Radar1 ditë më herët

Florida, amerikanët presin me ankth uraganin Milton!

Erërat e forta uragane do të fillojnë të godasin bregun më vonë sot përpara rënies së Miltonit në tokën e...

Mix1 ditë më herët

Melania rrëfen takimin e parë me Donald Trump: Ishte i shoqëruar nga një grua tjetër, por më kërkoi numrin e telefonit

Ne librin e ri, Melania Trump kujtoi takimin e saj të parë me Donald Trump, teksa rrefeu se ai ishte...

Radar1 ditë më herët

Deri në 51,000 fëmijë në Gaza mund të jenë të pashoqëruar ose të ndarë nga prindërit

Komiteti Ndërkombëtar i Shpëtimit (IRC) ka publikuar një raport të ri që detajon ndikimin shkatërrues që lufta e Izraelit në...

Mix4 ditë më herët

3 shenjat më kreative të horoskopit

Nëse e doni artin dhe frymëzimin, atëherë duhet të keni pyetur veten se cilat shenja të zodiakut kanë aftësinë të...

Mix4 ditë më herët

9 kullat më të larta në botë

Kullat më të larta në botë janë ndër ndërtimet më impresionuese dhe simbolet e zhvillimit modern. Ato janë të njohura...

Mix4 ditë më herët

Si humbja e dëgjimit rrit rrezikun për demencën

Një studim i ri dhe i madh nga Franca nënvizon lidhjen midis humbjes së dëgjimit dhe demencës. “Duke pasur parasysh...

Mix4 ditë më herët

Truri dhe funksionet e tij

Truri i njeriut është një organ kompleks dhe kritik që funksionon si qendra kontrolluese e sistemit nervor dhe si qendër...

Mix5 ditë më herët

Anne Hathaway konfirmon vazhdimin e “The Princess Diaries”

Anne Hathaway ka konfirmuar së fundmi se do të ketë një vazhdim të ri të “The Princess Diaries”. 41-vjeçarja postoi...

Mix5 ditë më herët

Skandali më i madh në industrinë e muzikës! Çfarë duhet të dini për akuzat ndaj reperit Sean Diddy Combs?

Sean “Diddy” Combs është arrestuar prej disa javësh tashmë, i akuzuar për trafikim seksual dhe shantazh, shkruan A2 CNN. Prokurorët...

Facebook