Lidhu me ne

Mix

Pagjumësia, lodhja dhe shtimi në peshë, si shenja të kimikateve në organizëm

Pagjumësia, lodhja dhe shtimi në peshë, si shenja tëFoto ilustruese, marrë nga Google

Helmet dhe toksinat arrijnë të hyjnë në organizmin tonë në disa mënyra.
Rrugët më të përhapura nga të cilat trupi ynë mbledh helme dhe toksina gjenden në informacionin e ofruar nga AgroWeb.org në vijim:

Me anë të frymëmarrjes:

Çdo ditë ne thithim substanca helmuese në ajër. Njerëzit që jetojnë në qytete me ajër të ndotur, trafik të rënduar dhe zona industriale thithin helme dhe toksina pafund gjatë gjithë ditës.

Me anë të ushqimit:

Këtu shkaku më i zakonshëm i helmatisjes së organizmit ndodh përmes konsumit të produkteve të trajtuara me hormone dhe kimikate.

Trupi ndotet edhe përmes ushqimeve të përpunuara të mbushura me konservantë dhe aditivë. Shumë fruta dhe perime të shëndetshme vijnë në treg plot me insekticide.

Sidomos frutat dhe perimet e bukura në dukje nuk janë aspak të shëndetshme nga brenda.

Me anë të prekjes dhe lëkurës:

Lëkura dhe sytë tanë ngarkohen me shumë helme çdo ditë. Ndaj higjiena nuk është kurrë e mjaftueshme dhe e vetmja zgjidhje që helmet të mos depërtojnë në organizëm.

Me kalimin e kohës, grumbullimi i helmeve në trup sjell probleme serioze. Helmet shkaktojnë infeksione të rënda të lëkurës, syve dhe stomakut.

Por arrijnë të shkaktojnë edhe tumore, astmë, sëmundje nervore, ndërlikime të zemrës dhe infertilitet.

Këto janë shenjat që trupi juaj vuan prej helmeve:

Shtimi i pashpjegueshëm i peshës

Prania e helmeve arrin të dëmtojë funksione jetësore si hormonet dhe kompozimet enzimatike. Helmet dëmtojnë organet e brendshme dhe punën e tyre për të na mbajtur të gjallë. Nëse jeni duke përjetuar një shtesë të papritur në peshë pavarësisht nga një mënyrë jetese e shëndetshme dhe ushqim i ekuilibruar, gjasat janë se jeni prekur nga nivelet e rritura të helmeve.

Lodhje e vazhdueshme

Nëse jeni vazhdimisht të lodhur e të dërrmuar, duhet ta dini se kjo shkaktohet edhe nga nivelet e helmeve.

Kur substancat toksike grumbullohen në sistemin e tretjes, ato ngadalësojnë përthithjen e ushqimit. Kjo na bën të ndihemi të lodhur, të ngadaltë dhe pa pikë energjie.

Probleme me lëkurën

Kur helmet mbingarkojnë tretjen ose mëlçia nuk është në gjendje t’i pastrojë ato nga gjaku, atëherë trupi përpiqet të nxjerrë toksinat nga lëkura.

Kjo shfaqet kryesisht me puçrra, skuqje dhe lodhje të lëkurës dhe djersitje të tepruar.

Probleme me pagjumësinë

Grumbullimi i helmeve në organizëm arrin të sjellë një çekuilibër mendor.

Sistemi nervor qendror është në gjendje të thithë lehtësisht helmet. Prania e këtyre toksinave në tru shkakton çrregullime të gjumit.

A ka zgjidhje natyrale?

Fillimisht çdokush duhet të kuptojë se çfarë i shkakton helmet në organizëm.

Por edhe mënyra e ushqyerjes është me shumë rëndësi. Në vijim AgroWeb.org sjell është një listë të ushqimeve që largojnë helmet nga organizmi. Mos harroni se rendja pas produkteve të bukura jo gjithmonë vlen.

Tregu shqiptar ofron plot produkte të mira dhe pa nivele të larta kimikatesh. Por mos harroni se ato duhen larë me sodë buke dhe uthull para përdorimit.

Ushqimet më të mira për pastrimin e organizmit

Fruta – Frutat janë plot me përmbajtje të lëngshme që ndihmon trupin të nxjerrë helmet.

Ushqimet e gjelbra – Klorofili liron trupin nga helmet e dëmshme që vijnë nga metalet toksike, herbicidet, produktet e pastrimit dhe pesticidet.

Agrumet – Këto ndihmojnë fuqishëm organizmin duke larguar helmet dhe lehtësuar tretjen e mirë. Lëngu i limonit mbështet mëlçinë dhe veshkat në proceset e tyre të pastrimit.

Për të nxitur pastrimin, filloni çdo mëngjes me një gotë të ngrohtë me ujë limoni.

Hudhra – Hudhra është një nga ushqimet më të mira pastruese. Ajo stimulon mëlçinë në prodhimin e enzimeve të detoksifikimit që filtrojnë mbetjet toksike nga sistemi i tretjes.

Brokoli – Kjo perime ka aftësi të mrekullueshme për të nxitur pastrimin e enzimave jetësore në nivelin qelizor.

Çajrat bimorë – Plot me antioksidantë, çajrat bimorë pastrojnë trupin nëpërmjet përmbajtjes së tyre.

Farat dhe arrorët – Përfshini farat dhe arrorët në ushqimin tuaj pasi ato janë në gjendje të bëjnë mrekulli për sistemin tuaj tretës.

Omega-3 – Përdorni avokado, vaj ulliri dhe fara lini për të ndihmuar dhe lehtësuar pastrimin e plotë dhe lubrifikimin e duhur të krejt aparatit tretës.

/AgroWeb.org

MË TEPËR

Mix2 orë më herët

Verdhëza – Si dallohet dhe kurohet

Në kohët e sotme, njeriu është i rrethuar nga shumë sëmundje, disa prej të cilave të rrezikshme e serioze. Në...

Mix2 orë më herët

Pse keni dhimbje koke kur ndryshon moti?

Nga stuhitë deri në ditët me diell, ndryshimet e motit mund të shkaktojnë dhimbje koke ose simptoma të migrenës. Për...

Mix3 orë më herët

“Adolescence” dhe frika e mos njohjes së fëmijës tënd

Miniseriali që po pushton botën dhe që sfidoi të gjitha algoritmet Është një (mini)serial që po pushton botën. Quhet Adolescence...

Mix3 orë më herët

Dasma e Jeff Bezos dhe Lauren Sánchez ‘paralizon’ Venecian për tre ditë

Jeff Bezos dhe Lauren Sánchez po përgatiten për një dasmë madhështore në Venecia, e cila do të zgjasë tre ditë,...

Mix3 orë më herët

Hurmat e Arabisë, nëntë llojet më të shëndetshme

Hurmat e Arabisë janë fruta të shijshme dhe shumë të shëndetshme. Në të vërtetë, hurmat e Arabisë është një term...

Mix4 orë më herët

Pse ndodh urinimi i shpeshtë natën?

 Pse ndodh urinimi i shpeshtë natën? Nokturia është një gjendje e zakonshme tek të moshuarit, që ndikon thellësisht në shëndetin...

Mix4 orë më herët

Pse ndodh një hernie diskale dhe a largohet?

Pse ndodh një hernie diskale dhe a largohet? Edhe pse e dhimbshme, hernia e diskale është jashtëzakonisht e zakonshme. Kushdo...

Mix4 orë më herët

Si dukej Olta Gixhari në moshën 14 vjeçare!

Aktorja e njohur, Olta Gixhari, ka publikuar një foto të vjetër në Instastory, duke ndarë me ndjekësit e saj një...

Mix4 orë më herët

Mungesa e magnezit, kërcënim i heshtur për shëndetin

Mungesa e magnezit mund të shkaktojë probleme serioze shëndetësore, përfshirë dhimbje muskulore, lodhje dhe çrregullime kardiovaskulare. Ushqimet të pasura me...

Mix4 orë më herët

“Indiana Jones” tani edhe në PlayStation 5

Video-loja aksion-aventurë “Indiana Jones and The Great Circle”, dikur i qasshëm vetëm përmes Xbox, tani po integrohet edh në PlayStation...

Facebook