Lidhu me ne

Kioske

Si ta shkatërrosh turizmin në Jug

Nga Lutfi Dervishi

Si ta shkatërrosh turizmin në Jug


Frymëzuar nga protestat e banorëve në Barcelonë kundër turistëve, duket se në Jug të Shqipërisë po gjendet një zgjidhje më efikase për të mos pasur pushues. Ndryshe nga protestat në Spanjë këtu gjithsecili e ka të qartë planin se si zbohen turistët.


1. Çmimet, çmimet, çmimet
Rrisni çmimet për gjithçka—hotelet, ushqimin dhe madje edhe ato të suvenireve që askush nuk i hedh sytë. Sigurohuni që një pjatë me peshk të kushtojë më shumë se një pagë mujore, dhe është e sigurt që turistët do të vrapojnë përsëri në shtëpitë e tyre. Çmimet mos i bëni publike dhe nëse ndonjë i marrë vjen për herë të dytë, ofrojini çmime që t’i mbajë mend gjithë jetën.

2. Mos buzëqeshni
Qëndroni ngrysur. Bëni që çdo turist të ndihet si mysafir i paftuar. Nëse qëlloni që shërbeni një kafe, bëjeni të ndihet sikur i keni dhuruar një veshkë. Sigurohuni që përshtypjet e tyre në Booking apo Airbnb të jenë 100% negative. Kjo do të ketë efekt parandalues për të tjerët.


3. Stop kafesë
Mos harroni se ai që porosit kafe do që të zërë tavolinën për dy orë dhe t’ia hedhe me 200 lekë. Në një vend ku kafeja është vetë jeta, deklarimi i saj si jo fitimprurës dhe kështu i panevojshëm është baraz me ndërprerjen e oksigjenit. Imagjinoni tmerrin në fytyrën e një turisti apo shqiptari kur merr vesh se nuk mund ta fillojë apo ta mbyllë ditën me një filxhan kafeje. Panik i garantuar, eksodi i menjëhershëm.


4. Kujdes çadrat!

Trefishoni çmimin e tyre. Mos harroni luftën në Ukrainë dhe Gaza dhe rritjen e çmimit të karburantit. Prezantoni një tarifë “hije premium”. Bëjeni qëndrimin në hije aq të shtrenjtë sa të rezervosh një suitë në Ritz. Turistët, në mos nga çmimi, do të përcëllohen nga dielli dhe do të largohen me turravrap, duke marrë me vete kremrat e diellit dhe eurot që këtu tani nuk i hyne në punë as dreqit.
5. Ujë dhe drita!
Ndërpritni ujin dhe dritat herë pas here, dhe lini qentë endacakë të bredhin në plazhe dhe të ushqehen me mbeturina.


6. Qeveria
Për të dëbuar turistët, edhe qeveria duhet të bëjë pjesën e saj. Çmimet e kalimit të rrugëve mund të dyfishohen. Tarifa 5 apo 3 euro janë fyerje për ambiciet e qeverisë. E çfarë janë 15 euro për të shijuar tunelin që nuk e ka asnjë vend në Europë?


7. Mos ndiqni shembullin e Veriut
A e shikoni sa njerëz ka në Veri apo edhe në Pogradec? Plot. Më shumë turistë do të thotë më shumë telashe, më shumë punë, më shumë mbeturina. A ja vlen të punohet! Boll kanë punuar njerëzit tani është koha e Inteligjences Artificiale.
Dhe për fund…
Pasi të keni zbatuar me përpikmëri këto këshilla, uluni këmbëkryq në një plazh të zbrazët, shijoni qetësinë absolute dhe reflektimet filozofike mbi kuptimin e jetës. Dhe kur të pyes ndokush se pse nuk ka më turistë, përgjigjuni me një buzëqeshje enigmatike: qafën thefshin.


Me këto çmime dhe sherbime është e sigurte qe Riviera jonë me plazhe gjithë dritë dhe ujë kristal do të kthehet në një oaz qetësie ku do të dëgjohen vetëm oshëtima e valëve dhe zukatjet e gjinkallave.

MË TEPËR

Kritike19 orë më herët

Mashtrimin e Edi Ramës me rritjen e pagave e beson vetëm Helena Kaçi

Nga Irena Beqiraj Në 7 prill 2023, ministrja e Financave e asaj kohe, Delina Ibrahimi, na dha lajmin e mirë...

Mix19 orë më herët

3 ushqimet më të mira për mëngjes!

Tërshëra 1. Të gjithë e dimë se tërshëra është një superushqim. Gjëja më e mirë është që ju mund ta...

Mix19 orë më herët

Mbështetësit e Luigi Mangione kalojnë në nivel fansash. Do t’i paguajnë avokatin dhe do shkatërrojnë McDonald’s

Mbështetësit e Luigi Mangione kanë kaluar në një nivel tjetër, në nivel fansash. Ata kanë premtuar t’i paguajnë shpenzimet me...

Mix20 orë më herët

Si të gjesh dhuratën perfekte për partnerin

Pavarësisht nëse është për një ditëlindje, përvjetor ose thjesht një gjest i thjeshtë vlerësimi, dhurata ideale duhet të pasqyrojë mendim,...

Mix20 orë më herët

Aparati tretës dhe shëndeti i tij, janë thelbësorë për mirëqënien e organizmit

Aparati tretës dhe shëndeti i tij, janë thelbësorë për mirëqënien e organizmit. Shpesh herë për arsye të ndryshme ato krijojnë...

Mix20 orë më herët

10 ide dhuratash për festat: dhuro gëzim dhe kujtime të paharrueshme!

Festat janë periudha e vitit kur mund të shprehim dashurinë dhe kujdesin tonë ndaj të tjerëve përmes dhuratave të menduara....

Mix20 orë më herët

Një unazë ëndrrash; Selena Gomez merr propozimin për martesë!

“Përgjithmonë fillon tani”, pikërisht me këto fjalë, Selena Gomez njofton se ka marrë një propozim për martesë nga Benny Blanco,...

Radar20 orë më herët

Nga krijimi i koronavirusit në laborator te vaksinat e kërcënimi me jetë i familjes – Intervista e Edvin Priftit

Kardiokirurgu i njohur Edvin Prifti foli për gjenezën e koronavirusit Covi-19 që më pas u kthye në pandemi globale. I...

Mix20 orë më herët

Elon Musk bëhet personi i parë në botë që tejkalon 400 miliardë dollarë pasuri

Elon Musk Elon Musk është i pari në botë që ka arritur dhe tejkalon 400 miliardë dollarë pasuri personale. Sipas...

Mix20 orë më herët

5 ushqimet super të shëndetshme që duhet të shtoni në dietën tuaj

Ushqimi është burimi ynë kryesor i energjisë dhe vitalitetit. Duke shtuar këto 5 ushqime super të shëndetshme në dietën tuaj,...

Facebook