Lidhu me ne

Aktualitet

Opozita ka degraduar, ç’duhet të bëjnë qytetarët e ndershëm?

Nga Ervin Goci

Opozita ka degraduar, ç'duhet të bëjnë qytetarët

Tek kjo foto do gjeni gjithe kataklizmen ku nje nomenklature e kalbur e opozites ka zhytur jo vetem veten po dhe disa qindra mijera votues, te cilet i ka shitur e blere m’u si mobilje te perdorura te shtepia e ofertave.

Opozita ka degraduar, ç'duhet të bëjnë qytetarët

Mbaj mobilje te perdorura si deputetet e fandaksur, perdori brutalisht, çoji te tregu i pleshtit per t’i dorezuar per kacidhe – nje cikel i pafund degradimi deri ne momentin ku vlera e aseteve bie pertoke, nuk ka me asgje per te shitur. Derisa pataj te del i zoti, vjen dhe ta rremben vullnetin fajdexhiu qe ne kete rast eshte Rama, qe ka leshuar gjithe pasurite e Shqiperise si fajde dhe nje pjese i ka ruajtur dhe per opoziten qe te kruaje dhembet. Qe opozita ishte biznes fitimprures kete e zbuluam me Lulzim Bashen, po ne rikthimin e tij Berisha po e shet vullnetin e opozites jo thjesht per interesa ekonomike, por mbi te gjithe per sigurine e tij vetjake, e cila varet ne menyre te pazgjidhshme me fatin e Edi Rames. Te dy jane te interesuar qe te mbajne njeri-tjetrin deri ne vdekje. Jo se Berisha ka fuqine e Rames, por sepse ka çelesat e kafazit ku ka futur nje pjese te popullsise, ka aq mandate te domosdoshme per ndryshime kushtetuese per te hedh çdo kercenim ne ere, madje me reforme kushtetuese.


Kjo eshte ruleta ruse me te cilen luan klasa politike duke u mbledhur natyrshem kruspull per te ruajtur pozitat nga çdo lloj kercenimi, sado i muget qofte. Nuk ka asnje shpjegim tjeter vota ne forme militareske te nje kodi qe eshte dhe me prapanik se ai qe kishim.
Klasa politike eshte shkeputur perfundimisht nga populli dhe ato kanale ajrosjeje qe ishin, u mballosen, tani nuk ka me asgje.
Ata kunder te gjitheve. Rifreskim i 2008-tes. Sa here ka ndonje zhvillim te paparashikuar, direkt ndizet “codice rosso”, palet e gjejne gjuhen shume shpejt per te ruajtur establishmentin politiko-ekonomik.


Pyetja eshte, çfare i mbetet per te bere qytetarit te thjeshte, braktisur, pa perfaqesim, si ata te rinjte qe vozisin ne kerkim te nje atdheu ne kanalin e Calais?
Pergjigja per mua nuk eshte ikja, sepse ka nje mundesi. Cila eshte mundesia?
Mundesia eshte qe nje formacion i ri te mund te arrije ate mase kritike, sa te pakten t’ua heqe nga duart shumicen parlamentare te dy subjekteve, asnje nga ato mos te kete mundesi te beje 71 deputete qe votojne nje qeveri. Per te arritur kete nuk duhet me shume se 10 deputete. Po nuk eshte e thene qe kjo te arrihet ne nje pale zgjedhje, por duhet thyer barrikada. Ndaj pergjegjesia i kalon subjekteve te reja, te cilet duke dale si oferte politike, kane pergjegjesine jo vetem te japin nje alternative te pasur ideore, por dhe nje rruge si arrihet rezultati me kodin ekzistues. Pra kerkohet sigurisht rruge e principte, parime te shendosha, vullnet i pakompromiste por dhe nje rruge konkrete si arrihet rezultati, cila eshte pespektiva konkrete?! Kjo per mua eshte defiçenca me e rende e levizjeve te reja qe kane elementin e pare, premtojne shume, por konkretisht jane ne batak.

Personalisht kam mbeshtet pa asnje hezitim Lëvizja BASHKË, si subjekt politik i regjistruar me nje rezultat shpresedhenes ne Tirane ne zgjedhjet lokale dhe do vazhdoj ta mbeshtes fort sa mundem, e megjithate si mbeshtetes dhe dikush qe kam ndikuar aq sa kam mundur, por dhe si simpatizant, pres nga ata kryesisht, por dhe aktore te tjere qe te na tregojne rrugen si shkohet tek rezultati, si thyhet barrikada qe kane ngritur partite e leshta.
Kjo eshte pjese e strategjise se nje subjekti politik, mungesa e se ciles mund te sjelle pasoja ekzistenciale dhe xhirim ne vend dhe per nja ca dekada.


Shpresoj te kete nje reflektim ne kete pike, per vete i kam lare duart me parti qe drejtohen nga Sali Berisa, Lulzim Basha apo Ilir Meta, apo ndonje i fandaksur tjeter.
Ky eshte hapi 1 qe duhet te bejme te gjithe ne njerezit e ndershem qe nuk i kemi kusure askujt, pastaj vijne te tjerat.

MË TEPËR

Kryesore4 ditë më herët

PD drejt bashkimit total

Partia Demokratike, pas marrjes së simboleve dhe vulës, kërkon bashkimin e të gjithë frontit opozitar në një të vetëm, për...

Kritike4 ditë më herët

Vemjet që po e hanë turpin me bukë, nuk lanë gjë pa i thënë Berishës dhe sot i ngjiten si rrodhe!

Shkruar nga Myslim Murrizi Kur e thotë Basha qe i ka marrë të gjithë këta nga hiçi dhe i bëri...

Temporal4 ditë më herët

Suedi: Fëmijët nën dy vjeç nuk duhet të ekspozohen ndaj asnjë lloj ekrani

Fëmijët nën dy vjeç nuk duhet të ekspozohen ndaj asnjë lloj ekrani. Ndërsa maksimumi për adoleshentët është rreth tre orë....

Mix4 ditë më herët

Brenda shtëpisë komode të Jennifer Garner në Kaliforni

E frymëzuar nga kujtimet e saj të fëmijërisë, Jennifer Garner krijoi një hapësirë ​​komode për familjen e saj. “Doja që...

Mix4 ditë më herët

Arrat, super-ushqimi i natyrës për trurin, zemrën dhe bukurinë

Kur mendoni për ushqime që janë të mira për shëndetin tuaj, arrat ndoshta nuk janë gjëja e parë që ju...

Kioske4 ditë më herët

SONDAZHI: PS do të merrte sot 385 mijë vota më shumë se PD. Për kë votojnë emigrantët

Nga Eduard Zaloshnja Në fillim të këtij sezoni elektoral, JAVANEWS më angazhoi të zhvilloj një sondazh që s’është bërë kurrë...

Sport5 ditë më herët

Cristiano Ronaldo: Nga fusha e futbollit në krye të YouTube! Sfidë ndaj MrBeast

CR7 synon të kalojë 313 milionë ndjekësit që ka MrBeast në kanalin e tij të YouTube. Ambicia e Ronaldos për...

Mix5 ditë më herët

Ben Affleck me Kick Kennedy: Një kapitull i ri në jetën e tij!

Ndërsa Ben Affleck po përballet me pasojat e ndarjes së tij nga Jennifer Lopez, thashethemet kanë filluar të qarkullojnë se...

Mix5 ditë më herët

Sophia Loren dhe këshilla e çmuar që ka marrë nga Charlie Chaplin!

Legjenda e kinemasë italiane Sophia Loren ka ndarë një këshillë të rëndësishme në një intervistë të fundit, e cila i...

Mix5 ditë më herët

Horoskopi javor: Zbulo ç’do të ndodhë me shenjën tënde

Kjo javë bën bashkë kombinimin më të mirë të mendjes, trupit, zemrës dhe shpirtit. Hëna e re në Virgjëreshë të...

Facebook