Lidhu me ne

Aktualitet

Për kë të votoj më 2025-n?

Më gjej se kë të votoj vitin e ardhshëm!

Ja pyetja apo kërkesa e një të njohuri që në një fjali të vetme mbërthen dilemën e madhe të kohës që jetojmë në këtë vend. Sepse një ndër aftësitë e pamohueshme të këtij vendi, e jona në tërësi, por sidomos e mentalitetit që sundon në krye është që të bësh të qartë qytetarin se çfarë nuk do.

Për cilin të votosh në vitin 2025? Për Edi Ramën, Spiropalin, Belinda Ballukun, Erion Veliajn? Apo për Sali Berishën dhe familjen e tij?

Është një kurth i madh jo vetëm moral, por edhe praktik. Ti voton kundër shpresës tënde se gjërat do ndryshojnë. Se do të përmirësohen. Ti voton kufoma që ecin, njerëz që kanë patentën e banditit politik dhe që shtiren nga mëngjesi në darkë se u dhimbset Shqipëria të cilën po bëhen 40 vjet që premtojnë se do ta çojnë në Europë. E ca më mirë, do ta bëjnë si Europa.

Vjen e merr tjetër peshë kjo pyetje kur dëgjon kryeministrin Edi Rama të deklarojë se në vitin 2030, PS-ja duhet të jetë parti e 1 milionë shqiptarëve. Mos vallë kaq shqiptarë do mbeten këtu deri më atëherë? Mos vallë të gjithë po i nënshtrohen logjikës se është më mirë të votosh ata që janë në pushtet sesa të presësh nga një opozitë që është aksionere në kulla?

Ky është fundi i një sistemi politik që ngrihet, vepron dhe gjallon mbi vjedhjen me ligj. Çdo narrativë, çdo premtim përthyhet mbi praktikën tonë jetësore e cila në tregon qartë dhe lakuriq sesi janë punët, se kush vjedh, kush kullandris pasurinë dhe se çfarë do të bëjë me të. E keqja ka hyrë në shtëpitë tonë, te familjarët dhe të afërm, që pavarësisht historisë së afërt dhe të largët, kanë shtruar kurrizin dhe ulur sytë duke u bërë befas oshënarë të skuqur dhe mavijosur sepse mesa duket kjo ka qenë e vërteta jonë, e anatomisë sonë politike.

Vitet ’90 kanë qenë me siguri një aksident i lumtur i një brezi që erdhi pa dashje përballë lirisë dhe demokracisë, shpesh me pamje anarkie, por që në fund të fundit përjetoi shpërbërjen e një rendi dhe fillimet e një tjetri, duke shpresuar më të mirën, pa e parë se e keqja ndër ne është te rrënjët.

/Respublica.al

MË TEPËR

Mix13 orë më herët

Audrey Hepburn: Grimi nuk e mbulon shpirtin e keq!

Audrey Hepburn u ngrit dhe u bë një yll i kinematorgrafisë botërore, pikërisht në kohën e kthesave, të cilave u...

Mix13 orë më herët

Arrat janë ushqimi më i mirë për uljen e kolesterolit

Arrat janë ndër ushqimet më të mira për shëndetin e zemrës, kanë konfirmuar studimet nga Suedia dhe Norvegjia. Ato janë...

Mix14 orë më herët

Teoricienët e konspiracionit pretendojnë se Katy Perry nuk shkoi kurrë në hapësirë

Katy Perry ka marrë shumë vëmendje pasi ishte pjesë e një udhëtimi vetëm femra në hapësirë ​​me raketën Blue Origin...

Mix15 orë më herët

Ushqimet me vitaminë A – Pse janë jetike për mbrojtjen e syve

Vitamina A është thelbësore për shumë procese të rëndësishme të organizmit. Këtu përfshihen: rigjenerimi i organizmit, shikimi, funksioni normal i...

Mix16 orë më herët

“Ose shkruaj diçka që ia vlen të lexohet, ose bëj diçka që ia vlen të shkruhet” – Benjamin Franklin

Benjamin Franklini ka lindur më datën 17 janar të vitit 1906 në Filadelfia dhe ka vdekur më 17 prill 1790...

Mix16 orë më herët

14 Thënie për arkitekturën nga Friedensreich Hundertwasser | “Ne jemi TË FTUAR TË NATYRËS.”

1 “Nëse një person ëndërron vetëm… është vetëm një ëndërr. KUR SHUMË NJERËZ ËNDËRROJNË SË BASHKU… ËSHTË FILLIMI I NJË...

Mix17 orë më herët

Billie Eilish: Dikur e kam urryer emrin tim

Billie Eilish mund të ketë fansa në të gjithë botën që e bërtasin emrin e saj, por nëse do të...

Mix17 orë më herët

Chris Martin rrëfen se vuan nga depresioni, zbulon gjërat që e ndihmojnë

Frontmeni i Coldplay, Chris Martin, së fundmi ndau në Instagram luftën e tij me depresionin dhe se si e menaxhon...

Mix18 orë më herët

5 arsye pse të përdorni Gemini në vend të ChatGPT

Krahasuar me ChatGPT, Gemini ofron disa avantazhe kryesore: një dritare më të madhe të kontekstit, akses në NotebookLM dhe shtesa...

Mix18 orë më herët

Oppo prezanton Pad 4 Pro dhe Watch X2 Mini

Oppo ka zbuluar tabletin Pad 4 Pro me ekran 13.2 inç dhe orën inteligjente Watch X2 Mini me ekran AMOLED...

Facebook