Lidhu me ne

Mix

‘Nuk të kam xhan’! Pse kjo fjali i dëmton fëmijët shumë

'Nuk të kam xhan'! Pse kjo fjali i dëmton fëmijët

“Nuk të kam xhan” është një nga fjalitë që të rriturit dhe sidomos nënat ua thonë shpesh fëmijëve gjatë tekave të tyre. Po edhe nëse duket një fjali e thënë ashtu kot, dëmin e bën të madh. Lira Gjika e shpjegon gjatë në një nga statuset e saj.

“Nuk të kam xhan gati i bëriste një mama, djalit të saj rreh tre vjeç dhe nuk mjaftoi kjo, po iu drejtua dhe gjyshi “hiç mos ta kesh xhan se është djalë i keq. Asnjeri nuk duhet ta dojë këtë djalë të keq.” Fëmija shikone i hutuar sa mamin po ashtu edhe gjyshin, por të dy të rriturit rrinin në këmbë e të nevrikosur. dhe djali I vogël nuk duroi më dhe ja plasi të qarës me të madhe. Qante i vogli, por të rriturit nuk lëkundeshin nga qëndrimi i tyre i ashpër e inatçor. Dikur mamaja e morri në krah, por vazhdonte të sillej në të njëjtën mënyrë, ashpër e kërcënuese, duke i thënë: -po bëre prap kështu as unë dhe asnjeri nuk do të ketë xhan-. Fëmija i vogël përpiqej të konrollonte të qarën dhe dënesën e tij për t’u bërë “djalë i mirë” siç e donte mami dhe gjyshi. Për fat të keq këto shprehje janë të zakoshme në komunikimin prind fëmije apo i rritur i parritur, kur fëmija nuk u bindet apo bën sjellje “të pa denja” sipas standardeve të të rriturve. Sa herë i dëgjoj këto shprehje në rrugë apo në locale po edhe ne zyrën time, pyes veten, a na shkon mëndja ne të rriturve se si i dëgjon dhe përfton fëmija këto shprehje. Si ndihet fëmija kur dëgjon nënën që i thotë se “nuk do të kem xhan”. A u shkon në mendje prindërve dhe gjyshërve, se çfarë mund të pësojë fëmija kur dëgjon nga goja e nënës fjalët, që “nuk e ka xhan”. Fëmija di vetëm një gjë shumë mirë, që nuk jeton dot i vetëm dhe pa sigurisë e prindërve, sidomos të nënës, ai ndihet i humbur. Kujdes nëna kur përdorni këto shprehje, që thajnë shpirtin e fëmijës dhe jo vetëm nuk lejojne dhembshurinë të bëhet mënyrë të njohuri dhe komunikimi me tjetrin dhe mjedisin, por edhe ushqejnë ndjesinë e të qenit i braktisur. Braktisja nuk është thjesht një ndjenjë, por një strukturë psiqike që nuk lejon zhvillimin emocional të njeriut. Shkencëtarët që merren me studimin e fenomeneve të tilla, tërheqin vëmendjen, se braktisja nuk është vetëm një proces fizik, efektin kryesor e ka në psikikën e njeriut. Kjo mënyrë të perceptuari të vetes ndërtohet në fëmijëri. Dhe janë këto sjellje, si keqtrajtimi dhuna, fyerja, etiketimi, krahasimi, abuzimi, që krijojnë ato kushte, që zhdukin autenticitetin emocional të njeriut. Çdo njeri ka një gjë të vetëm, që vetëm ai e ka apo auentike, me të cilën do të zbulojë e ndërtojë sferën emocionale të tij. Një fëmijë, i cili kërcënohet në këtë mënyrë nga dy të rritur nuk edukohet, por vetëm trembe dhe çbëhet në veten etij. Ky fëmijë vetëm do të nënshtrohet dhe do të bëjë atë, që i kërkon i rrituri. Kur të rritet në shumicën e rasteve, ose do të jetë i nënshtruar, ose nuk do të mund t’i bindet as vetes. Nëna, edhe pse mund të jeni të lodhura apo ju ka pushtuar padurimi dhe bezdia, duhet t’i zgjidhni fjalët që i drejtoni fëmijës, për më tepër vullneti për të komunikuar me fëmijën, është edhe mënyra më e mirë për të shmangur si bezdinë edhe padurimin”, shkruan Lira Gjika.

MË TEPËR

Radar1 javë më herët

Adriana Kalaja largohet nga PD, por me ‘biletë kthimi’

Avokatja Adriana Kalaja ka njoftuar largimin e saj nga Partia Demokratike. Kalaja nuk ka kursyer “ankesat” kundrejt kryedemokratit Sali Berisha....

Mix1 javë më herët

6 zakone të përditshme që po ju shkatërrojnë metabolizmin

Ka disa zakone të përditshme që, pa e kuptuar, sabotojnë metabolizmin tuaj dhe e bëjnë më të vështirë humbjen e...

Mix1 javë më herët

“Kumbari” i inteligjencës artificiale, Yoshua Bengio jep alarmin: Modelet e fundit po manipulojnë përdoruesit

Një nga “etërit e inteligjencës artificiale” ka sulmuar një garë multimiliardë dollarëshe për të zhvilluar teknologjinë më të përparuar, duke...

Mix1 javë më herët

Ylli i “Daredevil” ndahet nga jeta në moshën 41-vjeçare

Aktori Devin Harjes, i njohur për rolet e tij në “Boardwalk Empire” dhe “Daredevil”, është ndarë nga jeta, konfirmoi një përfaqësues...

Mix1 javë më herët

Verë e nxehtë në “Netflix”, 5 filmat e shumëpritur të sezonit

“Netflix” ka gati një listë të pasur me filma për verën e këtij viti, duke përfshirë një pjesë të filmave...

Mix1 javë më herët

Si ndryshojnë simptomat e diabetit tek gratë dhe burrat

Megjithëse diabeti është një gjendje që ndikon në nivelet e sheqerit në gjak, ai shfaqet tek femrat dhe meshkujt në...

Mix1 javë më herët

Vaj ulliri me limon për fuqi gjatë ditës

Kjo stinë, është koha e duhur që të përfitoni nga kura e natyrës duke konsumuar vaj ulliri me limon  Kur...

Mix1 javë më herët

Mungesa e zinkut, cilat janë simptomat dhe si ta trajtoni atë

Zinku është një nga lëndët ushqyese thelbësore të përfshira në metabolizmin e proteinave dhe lipideve. Pavarësisht se është një nga...

Mix1 javë më herët

Si të dallosh një narcist? Ja 5 taktika të padëgjuara që përdorin kur debatojnë

Narcistët janë mjeshtra të debatit, por jo për arsyet e duhura. Ata përdorin teknika të sofistikuara për të manipuluar dhe...

Mix1 javë më herët

Jackie Chan: Nëna ime nuk duronte dot të shihte filmat e mi

Aktori i njohur Jackie Chan zbuloi se nëna e tij nuk do ta duronte kurrë të shihte një film të...

Facebook