Lidhu me ne

Kioske

Si i fabrikon Rama “yjet në ngjitje” të Rilindjes

është akt i menduar mirë për të përçuar mesazhin se, po, vetëm njerëz të tillë, që adhurojnë liderin, që nuk mendojnë por recitojnë, bëjnë përpara.

Nga Armand Shkullaku

Si i fabrikon Rama “yjet në ngjitje” të Rilindjes

Edi Rama i është përgjigjur flakë për flakë stuhisë tallëse në rrjet, që shpërtheu pas daljes në publik të atyre që u prezantuan si “rising stars” të Partisë Socialiste, duke emëruar më të spikaturën prej tyre, zonjën Ilva Gjuzi si zëvendës ministre të Turizmit. Kryeministri ka dashur të sfidojë kështu mbarë opinionin, i cili mbeti me gojë hapur disa ditë më parë, kur “yjet e reja” të Rilindjes deklaruan pak a shumë se Edi Rama ka vetëm një të metë: është më i mirë seç duhet.

Çdo drejtues i një force politike, aq më shumë i një shteti, do të ulte kokën dhe do të skuqej përballë një deformimi të tillë të gjeneratës së re. Madje, me rreth 25 vite në pushtet, do të ndihej përgjegjës për modelin që ka projektuar dhe promovuar si “elitën” e ardhshme të vendit. Mirëpo Edi Rama bëri pikërisht të kundërtën: Sa më i deformuar, sa më servil, sa më patetik e qesharak në venerimin e liderit, aq më shpejt i kap majat e pushtetit. E para prej tyre, dje u bë numri dy i sektorit të shpallur si strategjik nga udhëheqësi, turizmit.

Prezantimi katastrofik i “yjeve” të Rilindjes, provokoi një diskutim dhe reagim shoqëror, i cili u përqëndrua kryesisht dhe pa të drejtë tek tre të rinjtë si simbol i një brezi të përçudnuar nga pushteti ndërkohë që duhet të ishte shpirti i lirë i ndryshimit të realitetit. Sulmet dhe talljet ndaj tyre ishin shproporcionale, memet dhe humori në mjaft raste u bënë denigruese, duke dëshmuar kështu edhe një herë tjetër handikapin e madh të shoqërisë sonë, që merret me shfaqjen dhe refuzon të shikojë thelbin e fenomenit.

Gjëja më e lehtë është shënjestrimi i dikujt që dobësinë apo deformimin e pësuar e shfaq publikisht. Pra në këtë rast, i gjithë mllefi i shoqërisë derdhet tek tre personazhe të rinj, që nga shpresë janë shndërruar në fshesë të së ardhmes, dhe jo tek inxhinieri pervers që, për më shumë se një dekadë, ka ndërtuar një fabrikë ku mendja dhe dinjiteti janë asgjesuar nga prodhimi në masë i servilizmit dhe debilitetit. Eshtë pikërisht modeli që ka instaluar Edi Rama dhe propaganda e shfrenuar që e lartëson atë, të cilat kushtëzojnë çdo prurje të re tek partia në pushtet.

Përveçse i padrejtë, mllefi i shfrenuar ndaj “yjeve” të Rilindjes, është edhe hipokrit. Sa janë shtuar sot njerëzit që nuk preferojnë të ngrenë zërin, por të pranojnë me kokën ulur çdo padrejtësi? Sa prindër i këshillojnë fëmijët e tyre të pajtohen me realitetin, të futen në parti e t’i bëjnë like shefit të madh, si e vetmja mundësi për të kapur një vend pune? Në një mjedis të tillë, është shumë e lehtë të peshkosh gjuza apo kaçe, që shërbejnë për të përtërirë gjakun e prishur të Edi Ramës.

Duke u ndalur tek faktorët e këtij deformimi të gjeneratës së re, që janë modeli i imponuar nga pushteti dhe rezistenca e dobët e shoqërisë, shfaqja e tre personazheve të PS ka vlerë vetëm si tregues se në ç’nivel kemi rënë. Ndërsa reagimi i kryeministrit, pas kësaj shfaqjeje, ka vlerë për të kuptuar si kemi ardhur deri këtu dhe çfarë do të jetë “Shqipëria 2030” në projektin e Edi Ramës.

Emërimi zëvendësministër i dikujt, pas një performance veleritëse servilizmi dhe boshësie, nuk është thjesht trilli i një mendjeje të sëmurë. Por është akt i menduar mirë për të përçuar mesazhin se, po, vetëm njerëz të tillë, që adhurojnë liderin, që nuk mendojnë por recitojnë, bëjnë përpara. Dekreti i Ramës është koncentrat i viteve të tëra propagandë që më në fund po jep frytet e veta. Një shpëlarje masive trush, ku sa më mirë ta kesh kryer procesin, aq më lart ngrihesh dhe aq më pranë udhëheqsit frymon. Nuk do të jetë çudi kur një ditë, Njeriu i Ri i Rilindjes, do të ketë vetëm një fjalë për Edi Ramën: marrtë nga ditët tona!

/Lapsi.al

MË TEPËR

Mix1 ditë më herët

Si të shmangni dhimbjet e stomakut në vjeshtë – Tri kura natyrale

Kur ftohet koha ndër të parët që e ndjen dhe jep sinjalet e tij është organizmi. Kjo është e vërtetë...

Mix1 ditë më herët

Ja në cilat vende çmimi i iPhone 16 është më i shtrenjtë

Ndryshe nga të gjitha thashethemet, Apple nuk i ngriti çmimet e serisë iPhone 16. As iPhone 16 Pro që mori...

Mix1 ditë më herët

Ngrënia e proteinave për mëngjes mund të jetë çelësi për humbje peshe

Fillimi i një udhëtimi për humbje peshe është një punë e ndërlikuar. Dietat mund të duken si zgjidhje të përkohshme,...

Mix1 ditë më herët

5 vitaminat më të mira për parandalimin e rënies së flokëve!

A po ndikon dieta juaj te flokët tuaj? Nëse nuk po merrni mjaft vitamina dhe minerale të rëndësishme, kjo do...

Mix1 ditë më herët

3 ushqimet më të mira, që forcojnë sistemin imunitar!

Dietologët e njohur kanë zbuluar 3 ushqimet me më shumë lëndë ushqyese, që forcojnë sistemin imunitar. Këto 3 ushqime janë...

Mix1 ditë më herët

Lady Gaga zbulon planet për martesë

Lady Gaga ka zbuluar së fundmi  se si i fejuari i saj Michael Polansky i kërkoi dorën për martesë. E...

Radar1 ditë më herët

“Izraeli i lirë të zgjedhë mënyrën e hakmarrjes ndaj Iranit” – James David Vance

SHBA-ja duhet të mbështesë Izraelin në hakmarrjen e tij kundër Iranit, edhe nëse përfshin një sulm parandalues, tha zëvendëspresidenti i...

Radar1 ditë më herët

Katër opsionet e Izraelit për t’u hakmarrë kundër Iranit

Nga Ben Caspit Pas sulmit më të madh ndonjëherë të raketave nga Republika Islamike e Iranit kundër Izraelit, Kryeministri Benjamin...

Mix1 ditë më herët

“THE SUN”/ Eva Murati ‘çmend’ tifozët, “Spektakli i Champions League është edhe më i bukur me ty”

Prezantuesja SHQIPTARE Eva Murati ka mahnitur me një fustan gri të hapur teksa prezantoi ndeshjet e Champions League mbrëmjen e...

Mix1 ditë më herët

Sa kohë të jetës sonë e kalojmë në gjumë?

Një njeri mesatar kalon 26 vite të jetës së tij duke fjetur, që është e barabartë me rreth 9500 ditë....

Facebook