Lidhu me ne

Mix

Ja cilat janë dhuratat ideale për secilën shenjë të horoskopit

Ja cilat janë dhuratat ideale për secilën shenjë tëFoto ilustruese

Nëse doni të bëni dhurata për të dashurit tuaj këtë fundvit dheaskush prej tyre s’të ka treguar ende ç’dhuratë do t’i pëlqente, kjo është zgjidhja për ty. Një guide e thjeshtë dhuratash bazuar në shenjën e horoskopit dhe Krishtlindjet do të jenë më të bukura për të gjithë.

Dashi

Këta persona dëshirojnë dhe njihen si individualistë, prandaj dhurata duhet të jetë personale, por një Dash do të pranonte gjithashtu një dhuratë shumë emocionale. Nëse doni që miku/mikesha juaj e shenjës së Dashit të gëzohet vërtet, zgjidh për të diçka të re, inovatore dhe të modës. Gjithashtu mund të zgjidhni për ta një dhuratë në lidhje me hobin e tyre të preferuar, por kujdes: Dashi nuk qëndron për një kohë të gjatë i interesuar në të njëjtën fushë dhe mund të ketë një interes të ri, ndaj informohuni!

Demi

Demi është një shenjë që përfaqëson objektet materiale, pronësinë dhe paratë duke qenë se ata janë të sunduar nga Venusi, planeti i bukurisë. Kjo do të thotë se Demi, për të cilin po mendoni ka një shije të hollë dhe do të dëshirojnë të marrin dhurata si rroba, bizhuteri apo vepra arti. Nëse kanë një lidhje të fortë me gurin e tyre të lindjes (emeraldin), zgjidhni për ta një gjerdan. Nëse nuk doni të harxhoni shumë para për dhuratën tuajën, edhe një këmishë apo kuletë në ngjyrën e tyre të preferuar do të bënte pjesë në shijet e larta të Demit.

Binjakët

Për shkak se dëshirat e Binjakëve janë aq të shumta e ata vetë s’e dinë mirë ç’duan, nuk mund të themi saktë se çfarë do ta impresiononte. Pak a shumë si me Dashin, nëse ia njihni hobin, përpiquni të zgjidhni një dhuratë të personalizuar në atë çfarë i pëlqen për momentin. Binjakët janë shenja e komunikimit dhe të mësuarit, ndaj një ide e mirë mund të ishin librat apo një agjendë e personalizuar, sidomos këto kohë kur Venusi në retrogradë i ka lënë pak të paorganizuar.

Gaforrja

Gaforret, duke qenë se janë shenja e kujtimeve, gjithnjë vlerësojnë diçka me vlerën sentimentale, kështu që zgjidhni diçka lidhur me një shaka të përbashkët, një eksperiencë që keni ndarë ose një kujtim mes jush. Një këllëf telefoni e personalizuar me kujtimet tuaja do të ishte një zgjedhje perfekte. Ata janë gjithashtu shenja e shtëpisë, ndaj do ta adhuronin një dhuratë, për të dekoruar shtëpinë ose që mund ta merrnin me vete në shtëpi.

Luani

Luanët gjithnjë vlerësojnë gjithçka që përfshin artin, kreativitetin, kozmetikën, bukurinë, kujdesin ndaj flokut, teatrin apo modën. Duke qenë se, ata fokusohen shumë në pamjen e tyre, paleta më e fundit e makeup-eve, një set bukurie ose një pasqyrë vanitoze do të ishin zgjedhja e duhur për dhuratë, por sigurisht: RUANI ELEGANCËN. Luanët duan vetëm më të mirën.

Virgjëresha

Vetëm konsiderata ndaj një Virgjëreshe ose të dhuruarit diçka është mjaftueshëm për t’i kënaqur, por nëse doni të zgjidhni patjetër mes shumë variantesh, zgjidhni gjësend praktike. Me fiksimin e Virgjëreshave për të qenë komode e produktive, ata/ato nuk janë fansa të zjarrtë të dhuratave pa vlerë. Nëse doni të zgjidhni një veshje apo aksesorë, vendosni për një ore ose një palë kufje. Të dyja duhet të jenë të modës dhe kanë një funksion. Një çantë shpine prej lëkure ose një valixhe e denjë për të udhëtuar janë gjithashtu zgjedhje të mençura.

Peshorja

Peshoret mund të jenë shumë të fokusuara në aparencën e tyre, kështu që kozmetika apo aksesorët e bukurisë mund të jenë çelësi drejt zemrës së tyre. Ata janë shenja që vendosin trende dhe sigurisht të parët që i sjellin në grupin tuaj, ndaj përpara se të vendosni, shfletoni revista e katalogë mode që të jeni koherent me stile të ndryshme: vendosni për syze të viteve 60’ ose xhaketa me peliçe p.sh. Këto janë gjithashtu shenja e marrëdhënieve, ndaj një udhëtim, një takim romantik apo thjesht një e shtunë në kinema mund të jenë ideale për Peshoret nazelie.

Akrepi

Për shkak të natyrës komplekse të Akrepit, është e vështirë të thuhet se ç’dhuratë do të vlerësonin më tepër, por një opsion sentimental mund të shkojë mirë. Një dhuratë e minutës së fundit pa një domethënie mund t’i lëndonte Akrepat, duke qenë se janë një shenjë emocionale, uji dhe vlerësojnë marrëdhëniet personale dhe specifika e tillë kërkon të mendoni pak më gjatë për të. Një sugjerim mund të ishte një hartë e personalizuar me një lokacion të veçantë për ju të dy.

Shigjetari

Shigjetari si një shenjë e aventurës, eksplorimit dhe udhëtimeve janë gjithnjë gati për të marrë një dhuratë që i përfaqëson këto e mund të përdoret në udhëtim sidomos. Mendoni: çizme për ngjitje, një këllëf pasaporte, një libër aventuresk duke qenë se ata dashurojnë të qenit të inspiruar dhe të ëndërrojnë shumë. Duke qenë se, duan gjithashtu të mësojnë gjithnjë, çdo dhuratë që do t’u krijonte mundësinë për një eksperiencë nga duart e tyre, do të ish perfekte.

Bricjapi

Duke qenë një shenjë toke, Bricjapët do të preferonin një dhuratë që ka një qëllim. Meqë janë të lidhur shumë me standardet shoqërore, diçka luksoze dhe e klasit të lartë do të ishte e duhura për ta. Një orë e shtrenjtë ose një kopje libri me autografin e autorit të tyre të preferuar. Mos harroni: ata nuk do t’i kënaqnit dot me diçka të lirë, ndaj mos kurseni ca para më tepër, por që do t’i sjellin lumturi personit të dashur.

Ujori

Ujorët e adhurojnë teknologjinë dhe pajisjet e tilla, ndaj çdo pajisje elektronike do t’ku çonte në zgjedhjen e duhur dhe sa më e kohëve të fundit të jetë kjo, aq më mirë. Ata nuk janë fansa të mëdhenj të internetit, por lidhen ngushtë me rrjetet sociale ndaj mundohuni të gjeni diçka të propozuar nga personat që ata ndjekin dhe adhurojnë: një koleksion i promovuar nga njerëzit e famshëm që ndjekin, një parfum dhe më besoni, do të gëzohen mjaftueshëm!

Peshqit

Si shenja uji, Peshqit priren të vlerësojnë dhuratat që kanë kuptim emocional ose vlerë sentimentale. Nuk janë shumë të përqendruar te vlera materiale e një dhurate sesa tek arsyeja apo historia pas saj. Ata janë artistë me imagjinatë të zhvilluar ndaj ky/kjo do të ishte personi i duhur për t’i dhuruar ca bojëra uji, lapsa apo një abonim disa mujor në kinema apo teatër. Oh, dhe meqë shumica prej tyre ëndërrojnë me sy hapur, një set i mirë pizhamesh do të ishte ide e mirë gjithashtu.

MË TEPËR

Radar4 ditë më herët

Adriana Kalaja largohet nga PD, por me ‘biletë kthimi’

Avokatja Adriana Kalaja ka njoftuar largimin e saj nga Partia Demokratike. Kalaja nuk ka kursyer “ankesat” kundrejt kryedemokratit Sali Berisha....

Mix4 ditë më herët

6 zakone të përditshme që po ju shkatërrojnë metabolizmin

Ka disa zakone të përditshme që, pa e kuptuar, sabotojnë metabolizmin tuaj dhe e bëjnë më të vështirë humbjen e...

Mix4 ditë më herët

“Kumbari” i inteligjencës artificiale, Yoshua Bengio jep alarmin: Modelet e fundit po manipulojnë përdoruesit

Një nga “etërit e inteligjencës artificiale” ka sulmuar një garë multimiliardë dollarëshe për të zhvilluar teknologjinë më të përparuar, duke...

Mix4 ditë më herët

Ylli i “Daredevil” ndahet nga jeta në moshën 41-vjeçare

Aktori Devin Harjes, i njohur për rolet e tij në “Boardwalk Empire” dhe “Daredevil”, është ndarë nga jeta, konfirmoi një përfaqësues...

Mix4 ditë më herët

Verë e nxehtë në “Netflix”, 5 filmat e shumëpritur të sezonit

“Netflix” ka gati një listë të pasur me filma për verën e këtij viti, duke përfshirë një pjesë të filmave...

Mix4 ditë më herët

Si ndryshojnë simptomat e diabetit tek gratë dhe burrat

Megjithëse diabeti është një gjendje që ndikon në nivelet e sheqerit në gjak, ai shfaqet tek femrat dhe meshkujt në...

Mix4 ditë më herët

Vaj ulliri me limon për fuqi gjatë ditës

Kjo stinë, është koha e duhur që të përfitoni nga kura e natyrës duke konsumuar vaj ulliri me limon  Kur...

Mix4 ditë më herët

Mungesa e zinkut, cilat janë simptomat dhe si ta trajtoni atë

Zinku është një nga lëndët ushqyese thelbësore të përfshira në metabolizmin e proteinave dhe lipideve. Pavarësisht se është një nga...

Mix4 ditë më herët

Si të dallosh një narcist? Ja 5 taktika të padëgjuara që përdorin kur debatojnë

Narcistët janë mjeshtra të debatit, por jo për arsyet e duhura. Ata përdorin teknika të sofistikuara për të manipuluar dhe...

Mix4 ditë më herët

Jackie Chan: Nëna ime nuk duronte dot të shihte filmat e mi

Aktori i njohur Jackie Chan zbuloi se nëna e tij nuk do ta duronte kurrë të shihte një film të...

Facebook