Lidhu me ne

Kioske

1 shkurt, ditë pushimi

Shkruar nga Lutfi Dervishi

1 shkurt, ditë pushimi

Historianët që tani kanë nisur debatin nëse kjo ulje prej 1 lekë është “arritje historike” apo “moment hyjnor”.

Enti Rregullator i Energjisë ka dhënë lajmin që shqiptarët prisnin prej shekujsh: çmimi i energjisë për konsumatorët që konsumojnë më pak se 700 kWh do të jetë 8.5 lekë për kilovat dhe jo 9.5 lekë. Një ulje madhështore prej plot 1 lekë për kilovat! Për plot 11 muaj! Deri më 31 dhjetor 2025!

Qeveria, e ka quajtur këtë vendim një “arritje historike”.

Po sa është vlera e 1 lekë për kilovat? Për ta ilustruar këtë triumf të madh, imagjinoni këtë: kursimi i një familjeje mesatare do të mjaftojë për të blerë… një pako makarona.

Historianët që tani kanë nisur debatin nëse kjo ulje prej 1 lekë është “arritje historike” apo “moment hyjnor”.

Nëse 1 lekë për kilovat është një arritje historike, si do të duket libri i historisë së Shqipërisë?

Kur historia të shkruhet, dhe skeptikët të bëhen për një lek, ky 1 lekë për kilovat do të zërë vendin e tij përkrah arritjeve të mëdha kombëtare. Kështu që, kur nesër fëmijët të hapin librat e historisë, do të lexojnë:

“Në vitin 2025, katër muaj para ditës së zgjedhjeve qeveria shqiptare jo vetëm i kurseu 1 lekë për kv familjeve për 11 muaj, por shkroi dhe faqen me të lavdishme të historisë.

Për ta përkujtuar këtë ditë 1 shkurti shpallet ditë pushimi në nderim të vlerës së 1 leku.

Si të mos jesh krenar që je shqiptar me këtë histori të paparë!

MË TEPËR

Kryesore6 orë më herët

Sloganet e partive politike dhe mesazhet– si do të ndikojnë në fushatën zgjedhore?

Gëzim Mekuli – Njohës i mediave dhe retorikës Sloganet e bëra publike nga partitë politike për zgjedhjet e shumëpritura të...

Radar6 orë më herët

Gazetarja e njohur: Kam 10 shoqe beqare, asnjë burrë shqiptar nuk i do

Gazetarja e njohur Iva Tiço ka qenë e ftuar në emisionin Opinion, ku u diskutua tema: “Pse po vështirësohen martesat...

Radar6 orë më herët

“New York Times”: Kompleksi luksoz 1.4 miliardë dollarë, që dhëndri i Donald Trump do ndërtojë në Shqipëri

Vendimi i qeverisë shqiptare për të shpallur investitor strategjik kompaninë e Jared Kushnere, dhëndrit të Donald Trump për të ndërtuar...

Mix7 orë më herët

Për aneminë/ Kura natyrale për të rritur hemoglobinën

Hemoglobina është një proteinë që gjendet tek rruazat e kuqe të gjakut. Ajo janë përgjegjëse për transportimin e oksigjenit në...

Mix7 orë më herët

6 ushqime që shkaktojnë celulitin

Celuliti edhe pse nuk përbën një rrezik serioz për shëndetin, mund të krijojë probleme estetike. Duhet të dini se celuliti...

Mix8 orë më herët

“M’u duk sikur humba diçka nga vetja”, simptomat e paramenopauzës që çdo grua duhet t’i dijë

NGA: DAVINA McCALL Menopauza është më shumë se një libër, është një lëvizje. Një kryengritje. Nuk e di për ju,...

Kritike9 orë më herët

Ora e një vendi ka ngecur në psikikën e një njeriu (realizuar nga z. Agim Sulaj)

Është një karikaturë e Shqipërisë padyshim, e postuar në profilin në Facebook të piktorit Agim Sulaj. Po e sjellim vetëm për gjetjen...

Aktualitet10 orë më herët

PD zbulon 15 pikat e programit ekonomik, Berisha: Fund varfërisë brenda 100 ditëve të para të qeverisjes

Sali Berisha Partia Demokratike ka paraqitur pikat e programit ekonomik, që sipas saj, do të bëjë të mundur nxjerrjen e...

Mix10 orë më herët

Sofia Vergara në një romancë dashurie me Lewis Hamilton?

Aktorja e “Modern Family”, Sofia Vergara u fotografua në atë që dukej të ishte një takim dreke me pilotin e...

Kryesore10 orë më herët

Flamur Noka: Ilir Metën do ta fusim në listat e sigurta për 11 majin

Para betejës elektorale me kundërshtarin politik, demokratët i pret një garë e brendshme për te përzgjedhur kandidatët për deputet. Por,...

Facebook