Lidhu me ne

Mix

Bob Dylan: Zëri që i dha formë një gjenerate

Biography – Bob Dylan Center | Tulsa, OK

Nga Mr. Tambourine Man te Like a Rolling Stone, është e pamohueshme që Bob Dylan ka lënë një shenjë të pashlyeshme në industrinë e muzikës. I frymëzuar nga artistë si Hank Williams, Elvis Presley dhe Little Richard, kantautori dhe këngëtari legjendar amerikan mbetet një zë i fuqishëm i brezit të tij.

Dylan ka patur ndikim mbi miliona dashamirës të muzikës anembanë botës me tekstet e tij plot jehonë, tingujt inovativë dhe ndërgjegjen sociale të mishëruar në muzikën e tij. Jeta dhe arritjet e Dylan janë një udhëtim i jashtëzakonshëm përmes fuqisë së muzikës si një mjet për ndryshim, reflektim dhe rrëfim.

Këto ditë ka dalë në sallat e kinemave filmi biografik, A Complete Unknown, me aktorin Timothée Chalamet në rolin e Bob Dylan. Më poshtë eksplorojmë jetën dhe trashëgiminë e një prej muzikantëve më të suksesshëm në botë, i cili vazhdon të frymëzojë breza të tërë.

Fillimet

Lindur si Robert Allen Zimmerman më 24 maj 1941, në Duluth të Minnesotës, Dylan u rrit në qytetin e vogël dhe punëtor Hibbing. Peizazhi industrial i fëmijërisë së tij dhe komuniteti i ngushtë hebre ku bënte pjesë ndikuan thellësisht në botëkuptimin e Dylanit.

Që i vogël, Dylan ishte i magjepsur pas muzikës. Ai dëgjonte country, blues dhe rock ‘n’ roll në radio. Artistë si Hank Williams dhe Little Richard ndezën dashurinë e tij të hershme për muzikën. Gjatë viteve të shkollës së mesme, ai nisi të zhvillonte talentin, duke krijuar grupe dhe eksperimentuar me tingujt e rinj të rock ‘n’ roll-it.

Një dashuri tjetër e madhe e Dylan-it ishte letërsia, veçanërisht poezia e Dylan Thomas, nga i cili mori edhe emrin e tij artistik. Përvojat e hershme të Dylan-it u bënë baza e një karriere të jashtëzakonshme.

Në bregun lindor

Në vitin 1961, i vendosur për të takuar një prej frymëzimeve të tij më të mëdha – poezinë “beat” dhe këngëtarin folk Woody Guthrie – Dylan u shpërngul në bregun lindor. Në New York, ai u bë pjesë e skenës folk të Greenwich Village. Brenda katër muajsh, u angazhua për të luajtur harmonikë në një regjistrim të Harry Belafonte-s.

Në shtator 1961, kritiku Robert Shelton shkroi një vlerësim entuziast për Dylan-in në The New York Times, çka bëri që producenti John Hammond ta ndihmonte të firmoste me Columbia Records.

Revolucioni muzikor

Albumi i parë i Dylan-it, Bob Dylan (1962), përfshinte standarde folk dhe blues të frymëzuara nga Guthrie. Por ishte albumi i tij i dytë, The Freewheelin’ Bob Dylan, që e bëri të famshëm. Këngë si Blowin’ in the Wind dhe A Hard Rain’s A-Gonna Fall treguan aftësinë e tij për të kombinuar mendime personale me komente sociale e politike.

Në mesin e viteve ’60, Dylan arriti famën ndërkombëtare me albume si The Times They Are A-Changin’ dhe Bringing It All Back Home, të cilat reflektonin trazirat e kohës. Këngët e tij u kthyen në himne të lëvizjeve për të drejtat civile dhe kundër luftës.

Like a Rolling Stone dhe periudha elektrike

Deri në vitin 1965, repertori i Dylan-it përbëhej kryesisht nga këngë proteste me tekste të ngarkuara politikisht. Por vendimi i tij për të kaluar në kitarën elektrike gjatë Festivalit Folk të Newport-it ishte revolucionar. Me albume si Highway 61 Revisited dhe Blonde on Blonde, ai sfidoi kufijtë mes folk-ut dhe rock-ut, duke krijuar një zhanër të ri muzikor.

Këngë si Like a Rolling Stone riformësuan kufijtë e asaj që mund të ishte një këngë – më e gjatë, me tekste të thella dhe emocione të papërpunuara. Megjithëse disa fansa të folk-ut fillimisht e kritikuan këtë drejtim të ri, Dylan fitoi një publik të gjerë.

Sfidat personale dhe ndikimi i përjetshëm

Në fund të viteve ’60, fama filloi ta rëndonte Dylan-in. Një aksident me motor në vitin 1966 e detyroi të tërhiqej për disa kohë, duke i dhënë hapësirë për të rigjetur veten.

Pas një periudhe heshtjeje, Dylan u rikthye me projekte si The Basement Tapes dhe albumin country John Wesley Harding, duke treguar një anë më të qetë dhe introspektive të artit të tij.

Trashëgimia e pavdekshme

Nga veprat personale të viteve ’70 te hyrja në Songwriters Hall of Fame në vitin 1982, Dylan vazhdon të frymëzojë edhe në shekullin e 21-të. Ai mbetet një figurë e përjetshme e muzikës dhe kulturës, me një karrierë që mishëron evolucionin artistik dhe kërkimin e vazhdueshëm për të vërtetën.

MË TEPËR

Mix32 minuta më herët

Lëngjet që forcojnë kockat dhe trupin

Kockat e shëndetshme janë të rëndësishme për një qëndrim dhe paraqitje të mirë dhe për një rini afatgjatë. Kockat janë...

Mix47 minuta më herët

Njihuni me djalin e Arnold Schwarzenegger.

Shumë bukurosh, Patrick i Arnold Schwarzenegger ka bërë daljen e tij në një tapet të kuq i shoqëruar nga babai...

Kryesore56 minuta më herët

Sa është paguar nga PD, konsulenti i fushatës së Trump?

Drejtori i Komunikimit me Median në Partinë Demokratike, Alfred Lela, thotë se ardhja e Chris LaCivitas në Shqipëri është një...

Radar1 orë më herët

Gaz Paja i jep kurajo Veliajt pas arrestimit (FOTO)

Pas arrestimit të kryebashkiakut Erion Veliaj, të shumtë kanë qenë artistë që i kanë dalë në mbështetje dhe e kanë...

Radar2 orë më herët

“Jam pa fjalë”, Klotilda Bushka reagon pas akuzës së SPAK: Ku hyj unë në këtë mes?

Klotilda Bushka Deputetja socialiste Klotilda Bushka ka reaguar pas akuzës së ngritur nga SPAK ndaj saj për “pengim të së...

Temporal2 orë më herët

Sa para duhen për të jetuar në Shqipëri? Studimi tregon kufirin minimal për të mbuluar shpenzimet

Ndërsa fuqia punëtore ka rënë, bizneset janë në kërkim të punonjësve të kualifikuar, si dhe nxiten të rrisin pagat, paralelisht...

Kryesore2 orë më herët

Burgosja e Veliajt nuk e dëmton Ramën, por i bën mirë…

Nga Kristi Pinderi Kisha një pikëpyetje pse tani burgosja e Veliajt e jo pas zgjedhjeve, por në fakt, po ta...

Kioske2 orë më herët

Mos i qani hallin PD-së se ku do t’i gjejë paratë për LaCivites, merruni me milionat që jep Rama lart e poshtë!

Shkruar nga Myslim Murrizi Pse nuk pyesni sa paguhet ish-zëvendës drejtori i shërbimit sekret Rumun si këshilltar i Ramës? Sa...

Mix19 orë më herët

9 vitaminat që forcojnë dhe dendësojnë flokët: Funksioni i secilës

Shëndeti i flokëve tanë varet nga shumë faktorë, si dieta, stresi, ndryshimet hormonale dhe faktorë të tjerë të jashtëm apo...

Kryesore19 orë më herët

PD punëson këshilltarin e Trump, komenti i Ramës: Këneta nuk bëhet dot det

Ish-drejtuesi i fushatës së Trump në Shqipëri për PD-në, ka krijuar jo pak diskutime për busullën amerikane në këto zgjedhje...

Facebook