Lidhu me ne

Mix

Arsyet pse një mashkull tradhton edhe pse e do partneren e tij

Asgjë nuk duket më keq se të të mashtrojnë dhe të dëgjosh gënjeshtrat e dikujt që ti dashuron shumë. Njerëzit që janë tradhtuar në këtë mënyrë mund të ndihen të nxehur, të frustruar, të zhgënjyer dhe zemër thyer. Ndërkohë që gratë dhe burrat mashtrojnë partnerët e tyre në një moment të caktuar të jetës, statistikat tregojnë se burrat janë më të prirur të tradhtojnë, se partneret e tyre.

17 Fun Couple Activities to Enjoy Each Other's Company
  1. Ata janë të papjekur

Mund të duket si një justifikim, pretekst idiot për të justifikuar një gabim, por e vërteta është se rrallë herë burrat kanë pjekurinë për të ditur me siguri se tradhtia herët apo vonë do zbulohet. Ata thjesht nuk janë në gjendje të kuptojnë se marrëdhënia e tyre jashtëmartesore mund të ketë pasoja shkatërruese për partneren e tyre, për familjet e tyre, apo mund të humbasin edhe njerëzit e afërt. Sigurisht, jo të gjithë burrat janë kështu, por një pjesë e madhe e tyre e bëjnë një gjë të tillë.

  1. Janë të pasigurt

Po, edhe pse mund të ngjajë e pabesueshme, ka shumë burra që mund të mendojnë se janë shumë të vjetër apo shumë të rinj, shumë inteligjentë apo jo aq të bukur sa për t’u dashur nga një grua. Ndaj zgjedhin të tradhtojnë për të patur një konfirmim nga gra të tjera dhe në këtë mënyrë, ndihen mirë me vetveten, duke menduar se kështu janë të denjë, të dëshirueshëm dhe tërheqës për gratë e tjera.

  1. Duan të shpëtojnë martesën e tyre

Si ka mundësi? Nëse do të shpëtosh një martesë, është normale të mos tradhtosh apo jo? Por ja që e vërteta është se shumë burra nuk janë të zotë në komunikim. Kur nisin të kenë problem me partneren e tyre nuk dinë si t’i zgjidhin dhe mendojnë se do jetë shumë më mirë të gjejnë ngushëllim në një tjetër vend. Mund të ndihen si të zënë në kurth dhe të palumtur në marrëdhënien e tyre, por nuk duan të fyejnë partneret e tyre duke u ndarë. Ata thjesht presin që gratë e tyre të përmirësohen dalëngadalë.

  1. Kanë pritshmëri jo shumë realiste

Disa burra mendojnë se pas martese do kenë një jetë seksuale shumë të bukur dhe të mrekullueshme. Shumë prej tyre zhgënjehen kur shohin se nuk është aspak ashtu, por duhet të marrin përsipër përgjegjësi, të kujdesen për njerëz të tjerë dhe të kënaqin nevojat e tyre. Ata besojnë se partneret duhet të kënaqin kapriçot e tyre 24 orë në ditë, 7 ditë të javës dhe nuk kuptojnë se gratë e tyre kanë jetët e veta dhe prioritete të tjera.

  1. Nuk ndihen të vlerësuar

Burrat duan t’i lavdërosh spontanisht dhe me sinqeritet. Punojnë shumë për të mbështetur familjet e tyre dhe në këmbim kërkojnë mirënjohje dhe vëmendje. Nëse nevojat e tyre emotive nuk plotësohen dhe injorohen apo kritikohen, do ndihen të lënë pas dore dhe të shkëputur emocionalisht nga partneret e tyre, pa intimitet në bashkëjetesë. Për këtë arsye, marrin në konsideratë një aventurë, në mënyrë që të kenë admirimin dhe vëmendjen që i bën të ndihen mirë.

  1. Besojnë se marrëdhënia po humbet emocionet

Kur një marrëdhënie bëhet shumë monotone, mund të duket një tmerr i vërtetë nëse nuk bën asgjë për të ndryshuar situatën ose nëse gruaja nuk do ta zgjidhë këtë problem. Nëse një burrë mërzitet nga jeta e përditshme me bashkëshorten e tij, është vetëm çështje kohe para se njëri prej tyre të nisë të kërkojë një tjetër mundësi për ta bërë jetën më ekzaltuese.

  1. Janë konfuzë mbi dashurinë

Disa burra nuk e kuptojnë evolucionin e dashurisë në një marrëdhënie të shëndetshme dhe afatgjatë. Ata nuk kuptojnë se në një lidhje të vërtetë dhe afatgjatë, nxitimi i fillimit të një romance është zëvendësuar me ndjenja më pak intensive, por shumë të dashura. Burrat që përqendrohen mbi romantizmin ideal, humbasin në këtë fazë të shkurtër dhe intensive dhe dëshirojnë pasionin që ishte në fillim të lidhjes.

Mund të ketë miliona motive pse meshkujt tradhtojnë partneret e tyre, por në të vërtetë, pjesa më e madhe e tyre duan të jenë të lumtur dhe të përfshirë në marrëdhëniet e tyre. Ndaj, arsyeja kryesore e tradhtisë është se ka diçka të gabuar në bashkimin me partneret.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Radar1 orë më herët

“Perëndimorët nuk e kuptojnë dot Rusinë” – Vladimir Putin

Disa njerëz në Perëndim nuk e kuptojnë Rusinë, por ky fakt nuk e pengon zhvillimin e vendit, ka thënë presidenti...

Mix1 orë më herët

Vajza e Mr. BEAN flet për divorcin e prindërve: Ishin ditët më të errëta!

Vajza e Rowan Atkinson ka folur për herë të parë për divorcin e prindërve të saj. Lily Sastry është fëmija...

Radar2 orë më herët

Berisha vendos bufin në tavolinë, tregon pse nuk ndihet i fyer nga epiteti që Edi Rama i ka vendosur

Kreu demokrat u shpreh se Athina dhe Minerva dy perëndeshat e njohur zgjodhën bufin si simbol të fuqisë mendore i...

Mix2 orë më herët

5 vendet më trending në jug të Francës

Jug i Francës—një sinonim i elegancës dhe arratisjeve të paharrueshme mes ujërave të kristalta të Mesdheut dhe peizazheve mahnitëse. Nga...

Mix2 orë më herët

Kevin Costner dhe Demi Moore në një romancë dashurie?

Kevin Costner mund të kthejë një faqe në jetën e tij personale dhe romantike pas një periudhe të trazuar që...

Mix2 orë më herët

Dhimbja e kokës, shenjat që nuk duhet t’i injoroni

Dhimbja e kokës është një shqetësim i zakonshëm që mund të ndikojë në jetën tonë të përditshme. Megjithatë, ka raste...

Mix2 orë më herët

Pse merren mend gjatë shtatzanisë?

Shtatzënia është një përvojë e mrekullueshme dhe një kohë e bukur në jetë për shumicën e grave, por për shumë,...

Kritike3 orë më herët

Klonimi politik i të rinjëve

Nga Roland Lami Pas shpalljes së listave, jo pak emisione po ftojnë kandidat të rinjë në lista të sigurta dhe...

Sport3 orë më herët

Alisha Lehmann zbulon të ardhurat: paga e Juventus, vlen më pak se 5 postime në Instagram

Alisha Lehmann shpesh cilësohet si “futbollistja më seksi në botë”, por ajo e refuzon këtë etiketë. Madje, i duket e...

Mix3 orë më herët

Pas aludimeve, Sydney Sweeney anulon martesën me producentin

Sydney Sweeney dhe i fejuari i saj, Jonathan Davino kanë hequr dorë nga martesa pasi marrëdhënia e tyre po përballet...

Facebook