Lidhu me ne

Radar

Luhatjet e forta të votave të PD-së, përballë ‘murit’ të PS-së

Shkruar nga Eduard Zaloshnja

Luhatjet e forta të votave të PD-së, përballë

Këto luhatje të forta të votave të PD-së tregojnë se ajo nuk ka një bazë të qëndrueshme elektorale…

Jo zyrtarisht, fushata elektorale filloi këtë javë nga dy partitë e mëdha, me motorë të ndezur në kapacitet të plotë nga të dyja (partitë e vogla tash e tutje do të jenë thjesht një fusnotë në mejdanin elektoral). PD-ja prezantoi si strateg të fushatës së saj ish-konsulentin elektoral të Trumpit, duke u mburrur se ai do t’a çojë drejt fitores më 11 maj. Ndërsa Rama deklaroi se do të vihet në krye të fushatës elektorale të qarkut Tiranë (fill pas arrestimit të Veliajt), duke thënë se 800 mijë votat e këtushme PS-ja do t’i ketë të sigurta në rang vendi, por do t’i afrohet 1 milionë votave me ndihmën e emigrantëve.

Pjesa e parë e deklaratës së Ramës bazohet në fakt në rezultatet elektorale të partisë së tij në dekadën 2013-2023. Ndërsa pjesa e dytë është një hamendje që nuk mbështetet nga shifrat e deritashme të regjistrimit të emigrantëve në KQZ. Nga 194 mijë kërkesa që kanë bërë emigrantët në KQZ për votim me postë, vetëm 125 mijë janë miratuar deri më sot. Edhe sikur të miratohen 200 mijë deri më 4 mars, jo të gjithë do të dërgojnë vota të vlefshme. Dhe kuptohet që jo të gjitha votat e vlefshme do të jenë për PS-në. Pra, 1 milionë votat e dëshiruara gjithsej nga Rama janë praktikisht të paarritshme…

Po shpresa e PD-së për fitore më 11 maj, a bazohet në rezultatet e saj elektorale në dekadën 2013-2023?

Kur Berisha ishte kryeministër, koalicioni i udhëhequr prej tij (PD+satelite) i humbi thellë zgjedhjet e 2013-ës, duke siguruar vetëm 681 mijë vota të vlefshme. Në zgjedhjet e 2017-ës, PD+satelite siguruan vetëm 456 mijë vota të vlefshme (rekordi më i ulët historik). Në zgjedhjet e 2021-shit, PD+satelite u ngjitën në shifrën e pamjaftueshme të 622 mijë votave të vlefshme. Ndërsa në zgjedhjet e 2023-shit, kandidatët e PD-së për kryebashkiakë (të përkrahur në terren nga PL, PR, PAA, etj) zbritën në shifrën e 501 mijë votave (shihni grafikun e mëposhtëm), duke patur përballë pothuaj 800 mijë vota të kandidatëve për kryebashkiakë të PS-së (që fituan në 54 nga 61 bashkitë).

Këto luhatje të forta të votave të PD-së tregojnë se ajo nuk ka një bazë të qëndrueshme elektorale, për t’u përballur me murin 800-mijësh të PS-së…

MË TEPËR

Radar2 orë më herët

“Perëndimorët nuk e kuptojnë dot Rusinë” – Vladimir Putin

Disa njerëz në Perëndim nuk e kuptojnë Rusinë, por ky fakt nuk e pengon zhvillimin e vendit, ka thënë presidenti...

Mix2 orë më herët

Vajza e Mr. BEAN flet për divorcin e prindërve: Ishin ditët më të errëta!

Vajza e Rowan Atkinson ka folur për herë të parë për divorcin e prindërve të saj. Lily Sastry është fëmija...

Radar2 orë më herët

Berisha vendos bufin në tavolinë, tregon pse nuk ndihet i fyer nga epiteti që Edi Rama i ka vendosur

Kreu demokrat u shpreh se Athina dhe Minerva dy perëndeshat e njohur zgjodhën bufin si simbol të fuqisë mendore i...

Mix2 orë më herët

5 vendet më trending në jug të Francës

Jug i Francës—një sinonim i elegancës dhe arratisjeve të paharrueshme mes ujërave të kristalta të Mesdheut dhe peizazheve mahnitëse. Nga...

Mix2 orë më herët

Kevin Costner dhe Demi Moore në një romancë dashurie?

Kevin Costner mund të kthejë një faqe në jetën e tij personale dhe romantike pas një periudhe të trazuar që...

Mix3 orë më herët

Dhimbja e kokës, shenjat që nuk duhet t’i injoroni

Dhimbja e kokës është një shqetësim i zakonshëm që mund të ndikojë në jetën tonë të përditshme. Megjithatë, ka raste...

Mix3 orë më herët

Pse merren mend gjatë shtatzanisë?

Shtatzënia është një përvojë e mrekullueshme dhe një kohë e bukur në jetë për shumicën e grave, por për shumë,...

Kritike3 orë më herët

Klonimi politik i të rinjëve

Nga Roland Lami Pas shpalljes së listave, jo pak emisione po ftojnë kandidat të rinjë në lista të sigurta dhe...

Sport3 orë më herët

Alisha Lehmann zbulon të ardhurat: paga e Juventus, vlen më pak se 5 postime në Instagram

Alisha Lehmann shpesh cilësohet si “futbollistja më seksi në botë”, por ajo e refuzon këtë etiketë. Madje, i duket e...

Mix3 orë më herët

Pas aludimeve, Sydney Sweeney anulon martesën me producentin

Sydney Sweeney dhe i fejuari i saj, Jonathan Davino kanë hequr dorë nga martesa pasi marrëdhënia e tyre po përballet...

Facebook