Lidhu me ne

Temporal

Sa para duhen për të jetuar në Shqipëri? Studimi tregon kufirin minimal për të mbuluar shpenzimet

Sa para duhen për të jetuar në Shqipëri? Studimi tregon

Ndërsa fuqia punëtore ka rënë, bizneset janë në kërkim të punonjësve të kualifikuar, si dhe nxiten të rrisin pagat, paralelisht janë rritur edhe kostot e jetesës, çka ka ndikuar edhe në fenomenin e emigracionit.  Mungesa e një minimumi jetik zyrtar në Shqipëri, ka kontribuuar më shumë në këtë fenomen, duke qenë se një pjesë e popullsisë nuk kanë mjaftueshëm të ardhura për të mbuluar shpenzimet.

Një studim i “Altax” ka dalë në disa konkluzione sa i takon minimumin jetik në Shqipëri, i cili përfaqëson nivelin e të ardhurave që individët dhe familjet duhet të kenë për të mbuluar nevojat e tyre bazë dhe për të shmangur varfërinë. Konkretisht, sipas studimit,  për një qytetar, llogaritet që për të mbuluar nevojat themelore të jetesës si ushqimi, strehimi, energjia, transporti dhe shërbimet shëndetësore, do ti duhen minimalisht rreth 22,000–25,000 lekë në muaj.

Ndërkohë, për një familje me katër anëtarë, që të mbulojë shpenzimet bazike për ushqim, strehim, energji, shërbime shëndetësore, transport dhe shpenzime të tjera sociale dhe edukative, nevojiten të ardhura mujore  në rreth 75,000–85,000 lekë në muaj.

Ky niveli i të ardhurave është i nevojshëm për të përballuar shpenzimet e domosdoshme dhe për të siguruar një cilësi jetese të pranueshme, me mundësi për kujdes shëndetësor, ushqim të mjaftueshëm dhe aktivitete sociale. Pa këtë nivel të të ardhurave, individët dhe familjet përballen me vështirësi për të mbuluar nevojat e tyre bazë dhe për të shmangur varfërinë.

Aktualisht, pagesat sociale nga buxheti i shtetit për kategoritë në nevojë, duke përfshirë dhe pensionet, janë ndjeshëm më të ulëta. Nga ana tjetër për një individ ose pensionist që kërkon të jetojë në kushte dinjitoze, të ardhurat minimale duhet të jenë rreth 45,000–55,000 lekë në muaj (pa qira) ose 60,000–70,000 lekë (me qira).

MË TEPËR

Mix9 orë më herët

Verdhëza – Si dallohet dhe kurohet

Në kohët e sotme, njeriu është i rrethuar nga shumë sëmundje, disa prej të cilave të rrezikshme e serioze. Në...

Mix9 orë më herët

Pse keni dhimbje koke kur ndryshon moti?

Nga stuhitë deri në ditët me diell, ndryshimet e motit mund të shkaktojnë dhimbje koke ose simptoma të migrenës. Për...

Mix9 orë më herët

“Adolescence” dhe frika e mos njohjes së fëmijës tënd

Miniseriali që po pushton botën dhe që sfidoi të gjitha algoritmet Është një (mini)serial që po pushton botën. Quhet Adolescence...

Mix10 orë më herët

Dasma e Jeff Bezos dhe Lauren Sánchez ‘paralizon’ Venecian për tre ditë

Jeff Bezos dhe Lauren Sánchez po përgatiten për një dasmë madhështore në Venecia, e cila do të zgjasë tre ditë,...

Mix10 orë më herët

Hurmat e Arabisë, nëntë llojet më të shëndetshme

Hurmat e Arabisë janë fruta të shijshme dhe shumë të shëndetshme. Në të vërtetë, hurmat e Arabisë është një term...

Mix11 orë më herët

Pse ndodh urinimi i shpeshtë natën?

 Pse ndodh urinimi i shpeshtë natën? Nokturia është një gjendje e zakonshme tek të moshuarit, që ndikon thellësisht në shëndetin...

Mix11 orë më herët

Pse ndodh një hernie diskale dhe a largohet?

Pse ndodh një hernie diskale dhe a largohet? Edhe pse e dhimbshme, hernia e diskale është jashtëzakonisht e zakonshme. Kushdo...

Mix11 orë më herët

Si dukej Olta Gixhari në moshën 14 vjeçare!

Aktorja e njohur, Olta Gixhari, ka publikuar një foto të vjetër në Instastory, duke ndarë me ndjekësit e saj një...

Mix11 orë më herët

Mungesa e magnezit, kërcënim i heshtur për shëndetin

Mungesa e magnezit mund të shkaktojë probleme serioze shëndetësore, përfshirë dhimbje muskulore, lodhje dhe çrregullime kardiovaskulare. Ushqimet të pasura me...

Mix11 orë më herët

“Indiana Jones” tani edhe në PlayStation 5

Video-loja aksion-aventurë “Indiana Jones and The Great Circle”, dikur i qasshëm vetëm përmes Xbox, tani po integrohet edh në PlayStation...

Facebook