Lidhu me ne

Temporal

A janë këto zgjedhjet e para ku televizioni është në koma?


Nga pushtet i katërt në limon të shtrydhur

Nga Lutfi Dervishi

Zgjedhjet e 11 Majit nuk janë vetëm prova e zjarrit për 11 partitë/koalicionet, por janë edhe funeral për atë që dikur quhej “pushteti i katërt” –  televizioni.

Dhjetë ditë para heshtjes zgjedhore dhe njëmbëdhjetë ditë para ditës së votimit, Kryeministri Rama nuk është shfaqur në asnjë studio televizive. Zero. Debat jo e  jo, por  as intervistë. Nuk ka pse. Nuk ka nevojë.

Nuk është thjesht Rama që ka zgjedhur ta braktisë median tradicionale,  është vetë televizioni që ka hequr dorë nga misioni i tij.

 Fushata nuk raportohet më nga gazetarët, por nga stafet. Rama komunikon me publikun direkt dy herë në javë në Facebook dhe Instagram, përmes rubrikës “Sy më sy”. Fundjavave, me “Flasim” podcastin e tij personal. Dhe televizionet? Ritransmetojne. Bën copy-paste. Bëjne sikur bëjnë  lajme dhe sot ngrënë  duart lart si një notar pa ujë.

A janë këto zgjedhjet e para ku televizioni është në koma?

E kemi parë gjatë këtyre javëve: fushatë, pa gazetarë në terren, pa studio me protagonistë e debate  reale.

Televizionet po kthehen në limonë të shtrydhur gati për  t’u flakur në kosh.

Por, e vërteta është edhe më e hidhur: televizionet nuk janë viktima, janë bashkëpunëtorë. Humbën besueshmërinë duke u kthyer në megafon të politikës, duke i shërbyer pushtetit në vend që ta sfidonin atë. Tv shpërdoroi besimin kur të gjithë nga mëngjesi në mëngjes “zbuluan” bisedat në studio…, ku i papuni pyetet si kryeministër dhe firauni si të jetë profet.

Ç’është sot një emision politik? Marrim dy  “andej”, dy “ketej”, u japim nga një gotë ujë dhe presim cirkun pa akrobate. Fjalë të mëdha, akuza bajete, të revoltuar me telekomandë, por asnjë ide, asnjë përplasje mendimi të vërtetë, asnjë debat ku fiton logjika, asnjë analize, asnjë koment për të qenë. Llomotitje.

Në një mjedis të tillë, llokoçitje liderët politikë, logjikisht, nuk kanë më nevojë për televizionet. I bëjnë vetë të gjitha: edhe fushatat,  i montojnë vetë videot, i shpërndajnë vetë në rrjetet sociale, ndërsa televizioni bëhet thjesht pasqyrë që reflekton imazhin që pushteti ka zgjedhur të prodhojë.

Lideri raporton për veten. Gazetarët raportojnë për liderin.

Është një fakt brutal: sot partitë dhe kandidatët  shpenzojne  më shumë para për reklama dhe prezencë në rrjetet sociale sesa në TV. Jo aq për faktin se rrjetet janë më të lira, por sepse televizioni ka humbur besimin dhe për rrjedhojë edhe pushtetin që kishte!

Në shumicën e edicioneve të lajmeve, sot sheh “lajme” që i ngjajnë ngjajnë deleve që i qeth një bari:  “Lajme” me të njëjtin këndvështrim, me të njëjtin sinkron, me të njëjtin titull…

A ka më shpresë? 

Nëse ndonjë televizion ende ka ndërmend të mbijetojë, ka vetëm një rrugë: të refuzojë servilizmin dhe të rifitojë të drejtën për të pyetur, për të vënë në siklet, për të kërkuar llogari. Të heqë dorë nga modeli i talk-show-t fast-food dhe të kthehet te gazetaria e vërtetë.

Ose shoshit premtimet dhe hulumton,  ose përfundon si një relike muzeale, një “dekor” që vjen nga koha kur fjala kishte peshë dhe media pushtet.

Në të kundërtën  duhet të pranojmë: pushteti i katërt  është në vdekje klinike. Dhe vdekja nuk po vjen nga një atentat brutal. Është më shumë tentativë vetëvrasje. E ngadaltë. E turpshme. Pa asnjë tentativë për shpëtim.

MË TEPËR

Radar2 javë më herët

Adriana Kalaja largohet nga PD, por me ‘biletë kthimi’

Avokatja Adriana Kalaja ka njoftuar largimin e saj nga Partia Demokratike. Kalaja nuk ka kursyer “ankesat” kundrejt kryedemokratit Sali Berisha....

Mix2 javë më herët

6 zakone të përditshme që po ju shkatërrojnë metabolizmin

Ka disa zakone të përditshme që, pa e kuptuar, sabotojnë metabolizmin tuaj dhe e bëjnë më të vështirë humbjen e...

Mix2 javë më herët

“Kumbari” i inteligjencës artificiale, Yoshua Bengio jep alarmin: Modelet e fundit po manipulojnë përdoruesit

Një nga “etërit e inteligjencës artificiale” ka sulmuar një garë multimiliardë dollarëshe për të zhvilluar teknologjinë më të përparuar, duke...

Mix2 javë më herët

Ylli i “Daredevil” ndahet nga jeta në moshën 41-vjeçare

Aktori Devin Harjes, i njohur për rolet e tij në “Boardwalk Empire” dhe “Daredevil”, është ndarë nga jeta, konfirmoi një përfaqësues...

Mix2 javë më herët

Verë e nxehtë në “Netflix”, 5 filmat e shumëpritur të sezonit

“Netflix” ka gati një listë të pasur me filma për verën e këtij viti, duke përfshirë një pjesë të filmave...

Mix2 javë më herët

Si ndryshojnë simptomat e diabetit tek gratë dhe burrat

Megjithëse diabeti është një gjendje që ndikon në nivelet e sheqerit në gjak, ai shfaqet tek femrat dhe meshkujt në...

Mix2 javë më herët

Vaj ulliri me limon për fuqi gjatë ditës

Kjo stinë, është koha e duhur që të përfitoni nga kura e natyrës duke konsumuar vaj ulliri me limon  Kur...

Mix2 javë më herët

Mungesa e zinkut, cilat janë simptomat dhe si ta trajtoni atë

Zinku është një nga lëndët ushqyese thelbësore të përfshira në metabolizmin e proteinave dhe lipideve. Pavarësisht se është një nga...

Mix2 javë më herët

Si të dallosh një narcist? Ja 5 taktika të padëgjuara që përdorin kur debatojnë

Narcistët janë mjeshtra të debatit, por jo për arsyet e duhura. Ata përdorin teknika të sofistikuara për të manipuluar dhe...

Mix2 javë më herët

Jackie Chan: Nëna ime nuk duronte dot të shihte filmat e mi

Aktori i njohur Jackie Chan zbuloi se nëna e tij nuk do ta duronte kurrë të shihte një film të...

Facebook