Temporal
Ka qenë një kohë kur PD-ja fitonte.
NGA KOHA KUR PD-JA FITONTE
Ka qenë një kohë kur PD-ja fitonte.
Atëhere e merrnim për të mirëqenë.
Asokohe 27 vjeçar dhe i gatshëm për të mundur në Sarandë kokë më kokë njeriun e dytë më të fuqishëm të PS-së, Gramos Ruçin.
Zgjedhësit që sot i shajmë atëhere i lëvdonim: Atëhere ata ishin skllevër që kërkonin lirinë; sot i quajmë skllevër që nuk dijnë ç’është liria.
Gabim i rëndë; zgjedhësi nuk duhet fajësuar kurrë!
Njoftimin e mëposhtëm e vendosnim nëpër shtylla apo mure, kudo ku mundeshim.
Fushata ishte e thjeshtë; fare pak para por shumë ide, pasion dhe guxim.
Fushata ishte pozitive; ne nuk merreshim shumë me kundërshtarin; idetë tona ishin triumfuese.