Lidhu me ne

Radar

Çfarë ka eksportuar më shumë Shqipëria?

Irena Beqiraj

Të dhënat tregojnë:

– 1.2 milionë shqiptarë jetojnë tani jashtë vendit (ose 44%)
– 70% e emigrantëve janë nën 34 vjeç
– 47% e emigrantëve ne 4 vitet e fundit kanë diploma universitare
– 3,500 mjekë janë larguar vetëm për në Gjermani!
– 91.4 % e studentëve planifikojnë të largohen pas diplomimit edhe te mos kthehen më.
– Shqipëria së bashku me 9 vende të tjera afrikane renditet ne 10 vendet e para në botë, me eksodin me te lartë te njerëzve të arsimuar .

Ndryshe nga valët e mëparshme të emigrimit qe ishin te nxitura nga varfëria , eksodi i sotëm përfshin mendjet më të arsimuara dhe ambicioze të Shqipërisë: mjekë, inxhinierë, studiues dhe zhvillues softuerësh.

Shqipëria ka shkallën më të lartë të emigrimit të njerëzve me arsim të lartë në Ballkanin Perëndimor dhe 47% e emigrantëve të sotëm kanë një diplomë universitare.

Shqipëria, po përjeton jo vetem një kolaps historik demografik , por edhe një kolaps intelektual.

Vetëm në 5 vitet e fundit, mbi gjysmë milioni shqiptarë kanë kërkuar azil, leje pune ose qëndrim në BE, duke e zbrazur vendin si nga të rinjtë ashtu edhe nga ekspertiza.

Anketat tregojnë se kjo nuk është vetëm ikje ekonomike por eshtë një braktisje morale. Korrupsioni është rrënjosur, normalizuar dhe shpesh lavdëruar . Meritokracia është një mit. Nepotizmi është rregull.

E pra Shqipëria me shumë se cdo gjë tjetër eksporton të rinj edhe njerëz të arsimuar. Cdo njeri prej tyre nuk është vetëm një person – është përparimi i mundshëm, një e ardhme më e mirë, një zë që mund të kishte ndryshuar diçka.

Ndërsa qytetet janë shëndruar si dhomat e miqve në shtëpite tona , ku bijtë e bijat vijnë si visitorë e numerohen si turistë , ku pagezimet janë të rralla e funeralet e shpeshta , akoma më mundon pyetja për kë do të votojne prindërit shqiptarë?

MË TEPËR

Radar2 javë më herët

Adriana Kalaja largohet nga PD, por me ‘biletë kthimi’

Avokatja Adriana Kalaja ka njoftuar largimin e saj nga Partia Demokratike. Kalaja nuk ka kursyer “ankesat” kundrejt kryedemokratit Sali Berisha....

Mix2 javë më herët

6 zakone të përditshme që po ju shkatërrojnë metabolizmin

Ka disa zakone të përditshme që, pa e kuptuar, sabotojnë metabolizmin tuaj dhe e bëjnë më të vështirë humbjen e...

Mix2 javë më herët

“Kumbari” i inteligjencës artificiale, Yoshua Bengio jep alarmin: Modelet e fundit po manipulojnë përdoruesit

Një nga “etërit e inteligjencës artificiale” ka sulmuar një garë multimiliardë dollarëshe për të zhvilluar teknologjinë më të përparuar, duke...

Mix2 javë më herët

Ylli i “Daredevil” ndahet nga jeta në moshën 41-vjeçare

Aktori Devin Harjes, i njohur për rolet e tij në “Boardwalk Empire” dhe “Daredevil”, është ndarë nga jeta, konfirmoi një përfaqësues...

Mix2 javë më herët

Verë e nxehtë në “Netflix”, 5 filmat e shumëpritur të sezonit

“Netflix” ka gati një listë të pasur me filma për verën e këtij viti, duke përfshirë një pjesë të filmave...

Mix2 javë më herët

Si ndryshojnë simptomat e diabetit tek gratë dhe burrat

Megjithëse diabeti është një gjendje që ndikon në nivelet e sheqerit në gjak, ai shfaqet tek femrat dhe meshkujt në...

Mix2 javë më herët

Vaj ulliri me limon për fuqi gjatë ditës

Kjo stinë, është koha e duhur që të përfitoni nga kura e natyrës duke konsumuar vaj ulliri me limon  Kur...

Mix2 javë më herët

Mungesa e zinkut, cilat janë simptomat dhe si ta trajtoni atë

Zinku është një nga lëndët ushqyese thelbësore të përfshira në metabolizmin e proteinave dhe lipideve. Pavarësisht se është një nga...

Mix2 javë më herët

Si të dallosh një narcist? Ja 5 taktika të padëgjuara që përdorin kur debatojnë

Narcistët janë mjeshtra të debatit, por jo për arsyet e duhura. Ata përdorin teknika të sofistikuara për të manipuluar dhe...

Mix2 javë më herët

Jackie Chan: Nëna ime nuk duronte dot të shihte filmat e mi

Aktori i njohur Jackie Chan zbuloi se nëna e tij nuk do ta duronte kurrë të shihte një film të...

Facebook