Lidhu me ne

Mix

Eiza González zyrtarizon lidhjen me Grigor Dimitrov

Eiza González dhe Grigor Dimitrov kanë zyrtarizuar së fundmi lidhjen e tyre në Instagram.

Të shtunën, më 17 maj, González ndau katër foto ku pozonte me tenistin profesionist bullgar Grigor Dimitrov, i cili kishte festuar ditëlindjen e 34-të një ditë më parë.

Fotot ishin nga paraqitja e tyre në galanë “Gratë në Kinematografi” të organizuar nga Fondacioni i Filmit në Francë, më 15 maj, ku çifti u shfaq për herë të parë publikisht së bashku.

“Gëzuar ditëlindjen njeriut të ëndrrave të mia,” shkroi González në përshkrimin e postimit në Instagram. @grigordimitrov, je unik. Je njeriu im i preferuar absolut, dhe nuk mund ta besoj sa me ka rënë fati që të kam gjetur. Më ke rikthyer aq shumë ndjenja që nuk mendoja se do i ndjeja më.”

Thashethemet për një lidhje mes González dhe Dimitrov nisën në prill, pasi u fotografuan duke ecur dorë për dore në Madrid. Aktorja e filmit Fountain of Youth ishte parë gjithashtu duke ndjekur një nga ndeshjet e Dimitrov në Madrid Open, së bashku me Eva Longoria dhe të tjerë.

“Për njeriun më të sjellshëm, më të kujdesshëm dhe më të dashur. E admiroj çdo pjesë të qenies tënde dhe njeriun që po bëhesh,” shtoi González në përshkrimin e saj. “Nuk mund të pres të festojmë shumë, shumë më tepër. Të dua, G.”

González më parë është përfolur për lidhje me figura të njohura si basketbollisti Ben Simmons dhe aktorët Jason Momoa, Timothée Chalamet, Liam Hemsworth dhe Josh Duhamel. Megjithatë, në një intervistë për InStyle në mars 2024, aktorja deklaroi se “kishte hequr dorë nga takimet” dhe se “nuk po kërkonte më” në atë kohë.

Dimitrov më parë ka qenë në lidhje me tenisten Maria Sharapova dhe këngëtaren Nicole Scherzinger gjatë viteve 2010.

MË TEPËR

Radar2 javë më herët

Adriana Kalaja largohet nga PD, por me ‘biletë kthimi’

Avokatja Adriana Kalaja ka njoftuar largimin e saj nga Partia Demokratike. Kalaja nuk ka kursyer “ankesat” kundrejt kryedemokratit Sali Berisha....

Mix2 javë më herët

6 zakone të përditshme që po ju shkatërrojnë metabolizmin

Ka disa zakone të përditshme që, pa e kuptuar, sabotojnë metabolizmin tuaj dhe e bëjnë më të vështirë humbjen e...

Mix2 javë më herët

“Kumbari” i inteligjencës artificiale, Yoshua Bengio jep alarmin: Modelet e fundit po manipulojnë përdoruesit

Një nga “etërit e inteligjencës artificiale” ka sulmuar një garë multimiliardë dollarëshe për të zhvilluar teknologjinë më të përparuar, duke...

Mix2 javë më herët

Ylli i “Daredevil” ndahet nga jeta në moshën 41-vjeçare

Aktori Devin Harjes, i njohur për rolet e tij në “Boardwalk Empire” dhe “Daredevil”, është ndarë nga jeta, konfirmoi një përfaqësues...

Mix2 javë më herët

Verë e nxehtë në “Netflix”, 5 filmat e shumëpritur të sezonit

“Netflix” ka gati një listë të pasur me filma për verën e këtij viti, duke përfshirë një pjesë të filmave...

Mix2 javë më herët

Si ndryshojnë simptomat e diabetit tek gratë dhe burrat

Megjithëse diabeti është një gjendje që ndikon në nivelet e sheqerit në gjak, ai shfaqet tek femrat dhe meshkujt në...

Mix2 javë më herët

Vaj ulliri me limon për fuqi gjatë ditës

Kjo stinë, është koha e duhur që të përfitoni nga kura e natyrës duke konsumuar vaj ulliri me limon  Kur...

Mix2 javë më herët

Mungesa e zinkut, cilat janë simptomat dhe si ta trajtoni atë

Zinku është një nga lëndët ushqyese thelbësore të përfshira në metabolizmin e proteinave dhe lipideve. Pavarësisht se është një nga...

Mix2 javë më herët

Si të dallosh një narcist? Ja 5 taktika të padëgjuara që përdorin kur debatojnë

Narcistët janë mjeshtra të debatit, por jo për arsyet e duhura. Ata përdorin teknika të sofistikuara për të manipuluar dhe...

Mix2 javë më herët

Jackie Chan: Nëna ime nuk duronte dot të shihte filmat e mi

Aktori i njohur Jackie Chan zbuloi se nëna e tij nuk do ta duronte kurrë të shihte një film të...

Facebook