Radar
“Beteja për votën e lirë do fitohet, mision që do e përmbush me çdo kusht” – Zotimi i Berishës

Kryedemokrati Berisha u zotua se do e përmbushë atë që quajti mision për voten e lirë.
Teksa akuzoi kryeministrin Rama për organizimin e farsës zgjedhore të 11 majit, ai tha se të gjitha faktet dhe provat për manipulimin e votës janë mbledhur dhe do i paraqiten Uashingtonit dhe Brukselit.
“Nëse Sali Berisha ka një kontribut të panjohur që tejkalon me mijëra herë fuqinë e një njeriu është beteja e tij për lirinë e votës. Në 2001 më morën logon, bënë të gjitha, më akuzuan për krime kundër njerëzimit, nisa betejën pa kurrfarë mbështetje. Raporti paraprak thoshte se zgjedhjet ishin të lira e të ndershme. Por ato fakte që kishim mbedhur në çantë nisa një betejë që i bëra një shërbim të madh vendin tim, nuk e bëra për veten time. Sepse Parlamenti Evropian miratoi një rezolutë duke i thënë Shqipërisë se parlamenti i zgjedhur nuk përfaqëson vullnetin e popullit. Misioni për votën e lirë do përmbushet, e ndjej si mision. Ky ka kriju shtetin monstër kundër zgjedhjeve të lira.” – tha Berisha nw emisionin “Log”.