Lidhu me ne

Kioske

Një dolli amerikane për “Shtypin e pavararur”

Nga Aurel Plasari

Na ishte dikur një gazetar dhe botues gazetash amerikan, John Swinton (1829–1901) e quanin. Ishte edhe i gojës, në kuptimin orator, ndoshta edhe prej gjakut skocez.

Kontribuoi gjatë si kryeredaktor për “The New York Times”-n, por edhe si editorialist kryesor i gazetës “New York Sun”.

Kur i erdhi koha ta mbyllte karrierën në “New York Sun”, më 1875, në një darkë mes kolegësh gazetarë mbajti një fjalë, me gotë në dorë, dhe guxoi e tha:

“Nuk ka në Amerikë diçka si punë shtypi të pavarur, përveçse ndoshta në qytete provinciale. Ju të gjithë jeni skllevër. Ju e dini këtë, edhe unë e di. Nuk ka asnjë prej jush që guxon të shprehë një opinion të ndershëm. Po ta shprehnit, do ta dinit paraprakisht që nuk do të shfaqej kurrë në shtyp. Unë paguhem 150 dollarë për të mos i lejuar opinionet e ndershme në gazetën për të cilën punoj. Të tjerë prej jush paguhen me paga të ngjashme për të bërë gjëra të ngjashme. Po të lejoja të shtypeshin në një numër të gazetës sime opinionet e ndershme, do të isha si Othello pa u mbushur njëzet e katër orë: profesioni im do të merrte fund. Njeriu që do të ishte aq budalla sa të shkruante opinione të ndershme do të përfundonte në rrugë duke kërkuar punë tjetër. Puna e një gazetari të Nju Jorkut është të shtrembërojë të vërtetën, të gënjejë hapur, të manipulojë, të shpifë, të serviloset në këmbët e Mamonit [zoti i parasë, i pasurisë, – A.P] dhe të shesë vendin dhe racën e tij për bukën e përditshme, ose për atë që është pothuaj e njëjta gjë: pagën e tij. Ju e dini këtë, edhe unë e di. Dhe ç’marrëzi të ngresh dolli për një “Shtyp të Pavarur”! Ne jemi vegla dhe vasalë të njerëzve të pasur prapa skenave. Ne jemi kukulla. Ata tërheqin fijen dhe ne kërcejmë. Koha jonë, talentet tona, jetët tona, mundësitë tona, janë të gjitha pronë e njerëzve të tjerë. Ne jemi prostituta intelektuale”.

Thuhet se, kur u botua fjala e tij, John Swinton-i bëri kinse u ankua se ia kishin raportuar disi “ngathët” (clumsily).

Të kishte qenë, vallë, më e shkathët fjala e tij?

Gjithsesi ajo mbeti historike, pavarësisht në e kishte kthyer a jo ndonjë gotë me të tepërt, dhe në shqip nuk mundemi veçse t’i themi sipas traditës sonë: Të lumtë goja, dollibash!

Për të bërë vetë sprovën e “shtypit të pavarur” John Swinton-i themeloi në Nju Jork një gazetë të tijën me titull “John Swinton’s Paper”.

Me gjithë përpjekjet e stërmundimshme për ta mbajtur nëpërmjet abonimeve, pas katër vjetësh e mbylli dhe duke shpallur:

“Me mjetet e mia financiare nuk e përballoj dot me një barrë të mëtejshme. Jam shkatërruar nga kjo gazetë dhe nga puna me të, në të cilën gjatë katër viteve të fundit kam humbur dhjetëra mijëra dollarë – të gjitha nga xhepi im”.

MË TEPËR

Kryesore1 javë më herët

Bushati ia thotë në sy Berishës: Në Tiranë krimi s’ka ndikim dhe ju humbët thellë. Saliu: Komisionerët tanë i shitën zgjedhjet, se iu ikte koka

Sali Berisha, i ftuar në Syri Tv, iu përgjigj gazetarit Andi Bushati, i cili tha se pse u dorëzuan komisionerët...

Sport2 javë më herët

VIDEO: Kamionisti publikon pamjet e para pas aksidentit tronditës të Diogo Jota

Një kamionist ka filmuar makinën e tipit Lamborghini të portugezit Diogo Jota pak minuta pas aksidentit të mesnatës, teksa automjeti...

Radar2 javë më herët

Ish-kryeministri izraelit: Të ndalet lufta në Gaza, njerëzit po vriten në radhë për bukë

Ish-kryeministri izraelit Ehud Olmert, i njohur për qëndrimin e tij dialogues dhe për bashkëpunimin me intelektualë palestinezë si Sari Nusseibeh,...

Mix2 javë më herët

Elena Ferrante: Mos përgojoni gratë

Përktheu: Loreta Bërhami Si është e mundur, më pyesin njerëzit, që nuk njeh qoftë edhe një kurvë? Patjetër që njoh:...

Mix2 javë më herët

Kush nuk mund të hajë domate?

Fruti i kuq lëngshëm dhe freskues i mbushur me likopen është i dashur nga të gjithë dhe konsiderohet një ushqim...

Mix2 javë më herët

Boronicat, si t’i përdorni për uljen e tensionit të gjakut

Boronicat janë të ëmbla, ushqyese dhe shumë të shëndetshme. Këto fruta kaq të vogla i bëjnë kaq mirë trupit dhe...

Kryesore2 javë më herët

Humbja e thellë më 11 Maj – Lefter Maliqi: Duhen dorëheqje në PD! Nëse s’bëjmë analizë, Rama do na turpërojë përsëri

Nëse opozita nuk bën një analizë të thellë brenda vetes së saj me rigjenerim strukturash, dorëheqje të njerëzve që dështuan...

Mix2 javë më herët

Q5: Roboti i ri humanoid me AI të përparuar që bën gjëra të paimagjinueshme

Në vitet e fundit, robotika humanoide ka përjetuar një përshpejtim të paparë, me Kinën që po e vendos veten si...

Mix2 javë më herët

4 gjëra që bëjnë njerëzit autentikë pa u munduar fare

Carl Jung ka thënë: “Privilegji i jetës është të bëhesh ai që je vërtet.” Si qenie njerëzore, shumica prej nesh dëshirojmë të...

Mix2 javë më herët

Shenjat e horoskopit të cilave u hapet “porta e parave”!

Dashi Vëmendja juaj tani është te financat tuaja. Mërkuri në Demi nga 10 deri më 25 maj është i mirë...

Facebook