Mix
Orlando Bloom dhe Sydney Sweeney në një romancë dashurie?
Pas dasmës së Jeff Bezos dhe Lauren Sánchez në Venecia, vëmendja mediatike është zhvendosur tek një dyshe e papritur: Orlando Bloom dhe Sydney Sweeney.
Fotografitë e publikuara nga Page Six tregojnë aktorët duke shëtitur nëpër rrugët të qytetit italian, çka ka ndezur menjëherë thashethemet për një romancë të mundshme mes tyre.


Kjo vjen vetëm pak ditë pasi u konfirmua zyrtarisht ndarja e Orlando Bloom nga këngëtarja Katy Perry, me të cilën ka një vajzë. Ndërkohë, edhe Sydney Sweeney thuhet se është ndarë nga i fejuari i saj Jonathan Davino në fund të vitit 2024, pas një lidhjeje që kishte nisur në 2018.
Një burim pranë çiftit i tha People: “Ata arritën në një pikë ku nuk mund ta rikthenin më lidhjen në një gjendje të shëndetshme. Është më mirë të jetojnë jetë të ndara.”
Burime të tjera raportojnë se Perry ka qenë nën presion të madh emocional, duke ndjerë barrën e angazhimeve dhe të krizës në marrëdhënie.
