Lidhu me ne

Gatime

Bombaj: 10 ushqimet më të mira, “minierë ari” për shëndetin

Këto ushqime njihen për ndikimin në jetëgjatësi, në ruajtjen e memories, në luftën kundër tumoreve dhe në parandalimin e shumë sëmundjeve të tjera.
Cilësohen superushqime, falë përmbajtjes së lartë në vitamina dhe minerale, antioksidantë dhe vlerave të larta ushqyese që përmbajnë. Bëhet fjalë për 10 ushqime shumë të mira për shëndetin tonë, disa prej të cilave shumë ekonomike dhe të leverdishme për t’u bërë pjesë e regjimit ushqimor. 10 ushqimet e këshilluara nga dietologia klinike Blerina Bombaj, njihen për ndikim në jetëgjatësi, në ruajtjen e memories, në luftën kundër tumoreve dhe në parandalimin e shumë sëmundjeve të tjera. Po kështu, dietologia ju tregon edhe mënyrën se si duhet konsumuar për të përfituar në maksimum vlerat ushqyese të tyre.
Ushqimet
Së pari, agrumet. Vetëm një portokall përmban 100 % të nevojave ditore në vitaminë C. Vitamina C rrit kolesterolin e mirë dhe na forcon kockat. Flavonoidet e agrumeve ndihmojnë në ndaljen e rritjes se qelizave kanceroze dhe veprojnë si anti-inflamator. Këshillë: Shtoni një fetë limon në çajin jeshil. Në një studim u pa se limoni rriste aftësinë e trupit për të përthithur antioksidantët e çajit me 80%.
Së dyti, brokoli ju bën mirë sepse përmban sasi të mëdha vitaminë K dhe C, të cilat janë esenciale në formimin e kockave. Mjafton një tas i vogël me brokoli për të marrë përbërës mbrojtës kundër kancerit. Këshillë: Zierja ne avull i ruan më mirë përbërësit ushqyes se sa zierja në ujë.
Së treti, boronicat ju bëjnë mirë sepse përmbajnë një numër të madh antioksidantesh të cilët rrisin mrekullisht forcën antioksiduese të sistemeve të ndryshme fiziologjike të trupit të njeriut si p.sh., sistemi kardiovaskular, sistemi muskulor dhe nervor. Ato njihen për ndikim në jetëgjatësi, në ruajtjen e memories, në luftën kundër tumoreve dhe në parandalimin e plakjes. Këshillë: Boronicat kanë një sezon të shkurtër prej vetëm 1 muaji, zakonisht korrik-gusht. Shfrytëzojeni këtë periudhe për të blerë sasi të mëdha, i pastroni dhe i vendosni në ngrirje të ndara në porcione gjysmë kilogramësh. Ato e ruajnë forcën e tyre antioksiduese pothuaj të paprekur deri në 6 muaj.
Së katërti, një patate e ëmbël. Patatet e zakonshme dhe të ëmbla. Një patate e kuqe përmban 66 mikrogramë acid folik –një ndërtues i qelizave. Një patate e ëmbël ka 8 herë sasinë e nevojshme të vitaminës A, një vitaminë e rëndësishme për imunitetin ndër të tjera. Këshillë: Lëreni pataten të ftohet përpara se ta konsumoni. Në këtë mënyrë mund të digjni 25% më shumë yndyrë pas vaktit.
Së pesti, sardelet ju bëjnë mirë sepse janë një burim i shkëlqyer i acideve lyrore omega -3 të cilat na ndihmojnë të luftojmë depresionin, kancerin dhe sëmundje të zemrës. 90 gr përmban 50% të nevojave ditore në Niasin, e cila ndihmon mbrojtjen kundër sëmundjes Alzheimer. Këshillë: Piqini në furrë me limon dhe hudhra, në këtë mënyrë bashkëveprojnë duke forcuar imunitetin ndjeshëm.
Së gjashti, arrat ju bëjnë mirë sepse përmbajnë sasinë më të lartë të acideve lyrore omega -3 nga të gjithë frutat e thata. Ndihmojnë në uljen e kolesterolit dhe luftojnë pagjumësinë. Këshillë: 6-7 arra në ditë mjaftojnë.
Së shtati, vaji i ullirit ekstra i virgjër ju bën mirë sepse është i pasur në antioksidantë dhe flavonoide, substanca mikroskopike të cilat luajnë një rol madhor në mbrojtjen kundër kancerit. Rrit kolesterolin e mirë dhe ndihmon djegien e dhjamit sidomos në zonën e barkut. Këshillë: Përdoreni gjithmonë në sallatë ose me bukë të zezë. Nëse dëshironi një ushqim të skuqur preferoni vajin e ullirit pasi është mjaft rezistent ndaj oksidimit.
Së teti, hudhra ju bën mirë sepse është një luftëtar i fortë i sëmundjeve duke penguar rritjen e baktereve përfshirë edhe E.colin. Allicin, një përbërës i gjetur te hudhrat, vepron si një agjent anti-inflamator i fuqishëm dhe ndihmon në uljen e kolesterolit dhe tensionit. Këshillë: Hudhra e shtypur lëshon sasinë më të madhe të allicinës. Mos e gatuani shumë sepse humb shumë nga vlerat e saj.
Së nënti, spinaqi ju bën mirë sepse përmban lutein dhe zeaxanthin, antioksidantë të rëndësishëm për shikimin dhe imunitetin. Sipas studimeve të fundit është gjetur se ndër fruta- zarzavatet më të shëndetshme spinaqi renditet ndër të parët. Këshillë: Spinaqi përdoret më së miri në lëngje zarzavatesh, p.sh.: 1 kupë spinaq, 1 karotë, 1 banane dhe 1 kupë lëng molle bëjnë një pije për t’u provuar.
Së dhjeti, fasulet ju bëjnë mirë sepse duke ngrënë 4 herë në javë nga një 1 kupë fasule ulet rreziku i sëmundjeve të zemrës me 22%. I njëjti zakon mund të uli rrezikun e kancerit të gjirit. Këshillë: Sa më e errët ngjyra e fasuleve aq më shumë antioksidante përmban. Lëvoret e fasuleve të kuqe dhe të zeza përmbajnë 40 herë më shumë antioksidantë se lëvoret e fasuleve të bardha.
Burimi: Blerina Bombaj, dietologe klinike
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix1 ditë më herët

Dua Lipa transformohet në bjonde

S’ka më flokë të kuqe. Dua Lipa e ka lënë pas trendin e kohëve të fundit për t’u bërë bjonde....

Radar1 ditë më herët

Rama ulet në gjunjë para shqiptarëve në Athinë

Në një takim prej më shumë se dy orësh, kryeminitri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij të me emigrantët...

Radar1 ditë më herët

Rama në Athinë ne 10 foto! Dhe mesazhet kryesore

Mes flamujve kuq e zi që valëviteshin në sallën “Christmas Theater” në stadiumin ‘Galatsi’ në Athinë, kryeministri Edi Rama nisi...

Aktualitet1 ditë më herët

Fjalimi i plotë kryeministrit Edi Rama në Athinë

Motra dhe vëllezër! Faleminderit! Mirë se ju gjej në shtëpinë tuaj të dytë, në Greqinë fqinje dhe mike! Faleminderit nga...

Mix1 ditë më herët

Zvicra fiton Eurovision 2024, Nemo triumfon në Malmo

Zvicra ka fituar festivalin europian të këngës, Eurovision 2024, i cili u mbajt në Malmo të Suedisë.  Kënëgari Nemo, me...

Kryesore1 ditë më herët

Rama ndjesë publike nga Athina: Në 10 vite kam bërë gabime, por në asnjë rast s’kam shitur interesat e shqiptarëve

Kryeministri Edi Rama, nga Athina tha se në 10 vite mund të ketë bërë shumë gabim, ndërsa kërkoi një ndjesë...

Kryesore2 ditë më herët

“Më vjen keq për të”, Basha: Po të kishte dëgjuar këshillat e mia, Berisha do ishte më mirë

Kreu i PD, Lulzim Basha Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha thotë se ‘i vjen keq’ për liderin historik të...

Mix2 ditë më herët

Për burrat/ 5 prerje flokësh për 1 stinë

Modelet e prerjes së flokëve për meshkuj, tashmë janë kthyer në një busull për trendet e burrave. Për sezonin Pranverë/Verë...

Mix2 ditë më herët

Një sekret bukurie nga Blake Lively dhe Nicole Kidman!

Më të virtytshmit besojnë se e vërteta qëndron në mes dhe, kur bëhet fjalë për vetulla dhe qerpikë në ngjyrë...

Mix2 ditë më herët

10 pyetje për Natalie Portman!

Natalie Portman është ulur në pjesën e pasme të një makine në Paris, e veshur me një xhaketë ngjyrë të...

Facebook