Lidhu me ne

Gatime

Çfarë duhet të dini për pijet e gazuara

Çfarë duhet të dini për pijet e gazuara
Pijet e gazuara janë pijet që preferohen shumë sot sidomos nga të rinjtë. Ndoshta shpesh kemi pyetje për këto pije. Çfarë roli luajnë ato? Cilat prej tyre janë janë të mira e cilat jo?
Pijet me gaz janë pijet e bikarbonatit të natriumit, formula e të cilës është NaHCO2.
A janë pijet Soda të mira për përdhesin apo jo?
Përdhesi është sëmundje që shfaqet me pezmatim të kyçeve apo nyjeve e të mishrave, me dhembje e dridhje. Shumë persona kanë probleme në pjesë të ndryshme të trupit, të cilat në shumë raste sjellin probleme në ecje. Inflamacioni vjen i shkaktuar nga krijimi i kristaleve të acidit urik në kyçe.
Acidi urik është një produkt që krijohet në trup kur organizmi shpërbën një grup substancash të quajtura purina. Këto substanca janë pjesë përbërëse të të gjitha qelizave të trupit. Ato gjenden edhe në ushqime e pije.
Përdhesi lidhet me metabolizmin e purinës. Pijet soda janë pije bazike, që mund të krijojë një ambientin bazik në veshkë. Kjo favorizon metabolizimin e acidit urik në veshkë. Por, pacientët që vuajnë nga përdhesi duhet të frenojnë konsumin e ushqimeve që përmbajnë shumë purinë. Konsumi i pijeve me gaz ka vetëm rolin e lehtësimit të fenomeneve të dhimbjes nga përdhesi, por nuk mund ta parandalojë këtë sëmundje dhe nuk ka funksion mjekësor.
Konsumi i pijeve me gaz, a mund të ndihmojnë trejtjen e ushqimeve?
Në një gjendje normale, sekretimi i acideve të stomakut mund të favorizojë tretjen e ushqimeve dhe mund të vrasë shumicën e mikrobeve të sjella me ushqimin. Por sekretimi i tepërt i acideve të stomakut mund të shkaktojë dhimbje dhe probleme të tjera. Personat me problemet e sekretimit të tepërt të aciditetit të stomakut, mund të konsumojnë pijet me gaz për të neutralizuar acidet e tepërta. Por, për personat me sekretimin e pamjaftueshëm të acideve të stomakut, konsumi i pijeve me gaz do të rëndojë situatën.
Konsumi i pijeve me gaz a mund të përmirësojë pH e trupit?
Në gjendjen normale, vlera e pH-it në gjak është 7.35-7.45, një anim i lehtë për nga mjedisi bazik. Pijet soda janë pije alkaline. Kur konsumojmë ushqimet e tepërta acidike (si mish etj), disa persona thonë se konsumi i sodave mund të përmirësojë pH e trupit tonë, duke ruajtur ph më shumë drejt mjedisit bazik. Në pamje të parë, kjo është teori që duket efektive, por në fakt, kjo është e pabazë. Trupi ynë është një sistem shumë i ndërlikuar. Kur konsumojnë ushqime acide ose bazike, trupi mund të sekretojë substancat për ruajtjen e PH-it në shkallën normale. Personat që nuk kanë sëmundjet serioze të mëlçisë dhe veshkave, mund të ruajnë një pH të ekuilibruar, gjë që nuk varet nga ushqimet dhe lëngjet e konsumuara. Prandaj, konsumi i pijeve soda për të përmirësuar gjendjen e PH-it është teoria e pabazë.
Pijet soda a janë të njëta me pijet karbonike?
Pasi u njohëm me pije sodat si duhet të përzgjedhim pijet me gaz në supermarket? A ka ndryshime mes pijeve me gaz dhe pijeve me acid karbonik?
Pijet me gaz që shiten në treg ndahen në dy lloje: pija e thjeshtë me gaz në shishe, ku përfshihen vetëm ujë dhe soda dhe pijet me gaz në kanaçe, ku mund të shtohen dyoksid karboni për të përmirësuar shije. Në disa pijet me gaz shtohet shumë sheqer. Këto pije që përmbajnë acid karbonik përfshijnë vetëm dyoksid karboni, sheqer por jo sodë.
Nëse doni të përzgjidhni pijet e cilësuara me gaz, duhet t’i kushtoni vëmendje të madhe përmbajtjes së tyre. A ka bikarbonat natriumit (sodë) apo jo? Disa personat nuk e preferojnë shijen e bikarbonatit të natriumit. Mund t’ishtoni pak akull kësaj pije dhe ta lini për pak çaste. Këto pije me gaz në temperaturë të ulët kanë shije më të mirë.
Si ta bëjmë vetë pijen me gaz?
Nëse doni ta bëni vetë pijen me gaz, atëherë blini sodë buke(bikarbonat natriumit) dhe e përzieni në ujë për të bërë pije me gaz. Nëse dëshironi përmirësoni shije, mund të shtoni lëng limoni dhe më pas mbyllni shishen dhe tundeni për t’u shkrirë në ujë. Kur e hapni shishen mund të shtoni pak mjalt për të lehtësuar shijen e hidhur të saj.
Përveç kësaj, pijet me gaz të përgatitura në shtëpi mund të përdoren për të pastruar fytyrën. Pijet me gaz zbusin lëkurën, duke hequr qelizat e vdekura. Femrat mund të pastrojnë lëkurë më parë me ujë me gaz, më pas të vendosin kremin ushqyes apo kundër rrudhë. Procesi i pastrimit të lëkurës me ujë të gazuar mund të nxisë thithjen e materialeve ushqyese nga lëkura. Uji me gaz ka funksionin e anti-oksidantit, që mund të parandalojë plakjen e lëkurës.
Disa specialistë të kozmetikës thonë se uji me gaz e limon mund të përdoren për larjen e flokëve, duke i mbrojtur dhe mbajtur të shëndetshme ato.
Të metat e pijeve të gazuara
Si përfundim theksojmë se konsumi i pijeve me gaz duhet të varet nga gjendja e shëndetit. Pijet soda bazike mund të lehtësojnë problemet e sekretimit të tepërt të aciditetit në stomak, por do të përkeqësojnë sëmundjet e sekretimit të pamjaftueshëm të acideve të stomakut, duke shkaktuar dëme akoma më të shumta për pacientin që vuajnë nga ky problem. Prandaj, nëse konsumi i pijeve me gaz mund t’ju sjellë ndjenjë të mirë gjatë procesit të tretjes së ushqimeve, kjo është e përshtatshme për ju. Në të kundërtën, duhet të shmangni përdorimin e kësaj pije.
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix17 orë më herët

Celine Dion publikon foton e rrallë me dy binjakët e saj 13 vjecarë!

Së fundmi, Celine Dion, e cila është larguar prej kohësh nga qendra e vëmendjes për shkak të problemeve shëndetësore, ka...

Mix17 orë më herët

Meghan Markle thuhet se është në panik, një dokumentar i ri do të zbulojë detaje tronditëse nga martesa e saj e parë!

Meghan Markle, sot Dukesha e Sussex prej martesës së saj me Princ Harry, ka një të kaluar pak të njohur...

Mix17 orë më herët

Keni dhimbje barku, por nuk jeni me perioda? +10 shkaqet pse mund të ndodhë

FOTO: ARIS LEOVEN | CANVA Keni dhimbje të forta barku, por nuk jeni me menstruacione? Kjo është një ndjesi e...

Mix17 orë më herët

Nëse do të provosh një model klasik flokësh, frymëzohu nga Selena Gomez

FOTO: GETTY IMAGES Momentet më të bukura të stilit nga tapeti i kuq në jug të Francës, ku po mbahet...

Mix17 orë më herët

Ju prezantojmë me 8 ushqimet më të mira për shëndetin e trurit

FOTO: MARYNA IAROSHENKO / GETTY IMAGES E dini që 20% e kalorive që merrni nga ushqimet përdoren nga truri ynë?...

Mix17 orë më herët

Nëse të pëlqen “Bridgerton”, mos i humb këto seriale

NETFLIX E dimë që jë nga njerëzit e shumtë të fiksuar me “Bridgerton”, të kuptojmë dhe të sugjerojmë plot 11...

Mix17 orë më herët

Video tronditëse ku Diddy dhunon Cassie: Reagon bashkëshorti i këngëtares

 Bashkëshorti i Cassie Ventura, Alex Fine, ka bërë një reagim pas videos shokuese ku Diddy dhunonte ish-të dashurën në një dhomë hoteli...

Mix17 orë më herët

Bianca Censori, kundër projektit për të rritur të Kanye West

Në fund të muajit të kaluar, Kanye West ndau në një postim në Instagram që nuk është më i disponueshëm...

Mix17 orë më herët

3 shenjat e horoskopit që flasin pas shpine

Të gjithë kënaqemi me thashethemet, disa më shpesh e të tjerë më rrallë. Por ka disa shenja që janë më...

Radar17 orë më herët

Ilir Ikonomi publikon fakte të reja: Ndryshe nga sa thuhet, Ahmet Zogu dhe Fan Noli kanë patur marrëdhënie mjaft të mira

Studiuesi e gazetari Ilir Ikonomi përmes një postimi në rrjetet sociale thotë se, “ndryshe nga sa thuhet ndonjëherë, Ahmet Zogu...

Facebook