Lidhu me ne

Kryesore

Endri Prifti tapë topi, Alketa acarohet, mos pi alkool!

e12a7da93a360a2a6fb2c8db26753c2f

Të hënen në televizionin “Klan” nisi premiera e patentës “Your face sounds familiar”. Njëri nga artistët që konkurrojnë ishte dhe këngëtari korçar Endri Prifti. Gjatë prezantimit të tij me këngën “Siamo soli” të Vasco Rossit, Endri i bëri një kompliment të gjatë moderatores duke e veçuar nga të tjerat për bukurinë e saj atë mbrëmje në krahasim me një ditë më parë: “Dje gjatë provave me tuta dhe më shkatërrove fare!”

Dalja e tij nga skenari duket se nuk i ka ardhur fare për shtat moderatores e cila ka ndryshuar tërësisht shprehinë e fytyrës teksa artisti fliste para publikut. Pasi u përpoq disa herë të vijonte programin dhe duke parë këmbënguljen e Priftit për të vijuar fjalimin e çuditshëm, ajo i ka marrë atij mikrofonin duke ja prerë shkurt dhe duke i thënë se duhej të qetësohej që t’i vinin idetë. Por, ishte e pamundur të luftoje me Priftin, i cili pasi mori sërish mikrofonin për t’ju përgjigjur votimeve të jurisë, shkëmbeu disa batuta me Arian Çanin dhe në fund tha: “Kryesoja është, kur bën dashni, mos thuaj që s’më kujton mua.”

Edhe pse ky moment nuk është fokusuar nga kamera, duket se këngëtari ia ka thënë këtë fjali pikërisht moderatores.  Një gjë e tillë ka shkaktuar disa të qeshura në sallë, por, siç u pa qartazi në ekran, nuk e ka bërë aspak për të qeshur Vejsiun. Ajo ka ruajtur seriozitetin dhe ka tentuar të vazhdojë më tej  duke thënë thënë: “Duhet t’i merrni një përkthyes t’ja përkthejë mirë këngën se kam përshtypjen se nuk e ka kuptuar mirë tekstin.” Duke parë që ai nuk kishte ndëmend ta linte me aq, ajo ia ka marrë me zor mikrofonin nga dora dhe e ka dërguar atë pas kuintave. “Se këtu në programet e mia ka limite. Nuk mund të themi çfarë të duam dhe çfarë na vjen në mendje. Kështu që unë të sugjeroj të normalizohesh dhe të ulesh atje tani dhe pastaj takohemi prap këtu në skenë,” ka thënë ajo.

Endri s’e la me kaq dhe gjatë votimit që këngëtarët bënë në fund për njëri-tjetrin, ai deklaroi që 5 pikët i shkonin Alketës. Në këtë moment prezantuesja u acarua sërish duke i thënë: “Unë jam parimore për disa gjëra” duke nënkuptuar që këto shaka flirtuese të tij jo vetëm që s’e bënë për të qeshur por e shtynë të dilte jashtë sjelljes së saj të përmbajtur. Në fund, ndodhi dhe shpërthimi! Kur personazhet po zgjidhnin figurën që do imitonin puntatën e ardhshme, pavarësisht që Alketa po mundohej të mbante distancën, kur Endri i kërkoi mikrofonin ajo i tha: “Pi më shumë ujë dhe më pak alkool”. “Ti mbetesh një nga këngëtarët më të mirë” e përfundoi Alketa si për të zbutur gjendjen.

Kjo nuk është hera e parë që moderatorja përballet me një situatë të tillë. Për ironi të fatit, një tjetër rast i ngjashëm ka ndodhur dhe në sezonin e parë të “Dancing with the stars”. Kur Arjan Cani, i cili ishte antëar jurie i bëri një koment flirtues-televiziv, Alketa i tha se ishte e martuar dhe komente të tilla i pranonte vetëm nga bashkëshorti i saj.

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Radar15 orë më herët

Çfarë na tregoi Sondazhi për Opozitën?

Nga Indrit Vokshi Sondazhi në vetvete është njëfarë “spiunazhi”, ai përdoret si mjet për të mbledhur informacion e për të...

Kryesore15 orë më herët

Çim Peka sulmon Ylli Rakipin dhe televizionin ku bëhet emisioni

Pak ditë më parë, gazetari Ylli Rakipi, deklaroi në emisionin e tij se para disa kohësh, kishte parë në një...

Kryesore2 ditë më herët

Shkatërrim në masë/ Qeveria pranon zyrtarisht se taksimi do të mbyllë gjysmën e profesioneve të lira

Klodian Tomorri Kur paraqiti projektbuxhetin dhe paketën fiskale të vitit 2024 në Parlament, Ministria e Financave programonte se taksimi i...

Radar2 ditë më herët

Në vend të japë llogari për 3 mandate, Rama merr në pyetjet Fevziun e Mark Markun

nga Anta Muçaku E ju prisni media e gazetari cilësore! Si mund të kemi gazetari cilësore kur Dekanin e Fakultetit...

Mix2 ditë më herët

3 Ushqimet më të mira për shëndetin e dhëmbëve

Ushqimet luajnë një rol kyç në shëndetin e dhëmbëve dhe për buzëqeshjen. Larja dhe pastrimi në imtësi i dhëmbëve, por...

Mix2 ditë më herët

Valbona Selimllari: E shoh shpesh videon kur u shpalla Miss, nuk më pëlqen

Valbona Selimllari ka treguar me shumë për jetën dhe karrierën e saj. Teksa ishte e ftuar ditën e sotme në...

Mix2 ditë më herët

Shenjat e hershme (përveç testit) që tregojnë se jeni shtatzënë

FOTO: GETTY IMAGES Kur mendoni për shenjat dhe simptomat e shtatzënisë, ato klasike që të vijnë në mendje janë shpesh...

Mix2 ditë më herët

Penelope Cruz (50 vjeç) tregon sekretin e bukurisë

GETTY IMAGES Ky vit i është dedikuar me gjithë dashurinë dhe fuqinë grave të Hollywood që janë mbi të 50-tat...

Mix2 ditë më herët

Disa emra të shkurtër për bebushat, frymëzuar nga VIP-at shqiptarë

Emrat e shkurtër janë gjithnjë e më në modë. VIP-at shqiptarë nuk u kanë rezistuar trendit me emrat që memorizohen...

Mix2 ditë më herët

Brad Pitt zbuloi tre “super filmat” që nuk donte t`i bënte: E urreja të punoja aty!

Brad Pitt ka zbuluar se në cilët filma e ka urryer të punonte, edhe pse ato rezultuan ne fakt, nje...

Facebook