Lidhu me ne

Kryesore

Irisi në “botën” e portaleve

Koment nga: Bilbil Beqiri

Image result for bilbil beqiri

Portalet i kanë bërë mirë demokracise dhe këtë e kam bindje.

 

Në një mënyrë apo në një tjetër e vërteta sot del në shesh. Jo më kot vendet me drejtim autokratik u shpallin luftë fillimisht medias ( portaleve ). Por kjo e mirë e ka edhe të keqen brenda. E keqja vjen nga fenomeni tashmë global i asaj që quhet lajmi i rremë, ose fake news. Pra njerëzit lexojnë dhe besojnë diçka që s’ka ndodhur kurrë, dhe kjo në një këndvështrim duket e tmerrshme.

Përhapësit ose promotorët më të mëdhenj sot të lajmit të rremë, pra fake news-it, janë portalet.

Çdo profesor apo filozof i kohës tonë është pyetur mbi fenomenin fake news dhe pergjigjet kuptohet kane qenë nga më të ndryshmet. Por unë për vete zgjedh, dhe shoh si zgjidhje vetëm përgjigjen e profesorit, filozofit dhe aktivistit amerikan Noam Chomsky, i cili thotë se e vetmja mënyrë për t’i bërë ballë lajmit të rremë është shkollimi dhe edukimi.

Një njeri i shkolluar dhe i mirë edukuar nuk është kurrë pre e lehtë e portaleve apo e lajmeve dashakeqe. Ata dinë ta dallojnë një lajm që në titull, dhe nuk dhurojnë klikime me shumë lehtësi.

Por portalet kanë edhe një aspekt tjeter, atë të promovimit të lajmit sensacional. Që do të thotë se gjëja e thënë është e vërtetë, por është një gjë që nxit ose provokon. Pra portalet promovojnë provokimin, sepse provokimi sjell klikime, dhe pas klikut fshihet një person.

E tillë ishte ngjarja me pedagogen e gazetarisë Iris Luarasi. Nëse s’do të ishin portalet që presin në pritë si macja miun, ato që ajo tha për notat ngelëse të disa gazetarëve të famshëm do të kishin kaluar pa u vënë re.

Pra në këtë realitet të ri, lind nevoja të jemi më të kujdesshëm, përveç rastit kur me dashje duam të nxisim ndonjë provokim.

Në kohën e portaleve duhet të kesh shumë kujdes se fjala merr dhenë dhe rritet si orteku  i dëborës, dhe nuk ke fuqinë ta ndalosh dot.

Për këtë fenomen ka dy zgjidhje, e para, kujdesi që duhet të tregojë vetë personi, dhe zgjidhja e dytë por më afatgjatë, është ajo e edukimit dhe e shkollimit të njerëzve. Sepse përndryshe portalet ashtu si piranjat nuk duan t’ia dinë./Podiumi.com

 

MË TEPËR

Mix1 ditë më herët

7 Ide recetash me ushqime që ndihmojnë në rënien nga pesha

Këto receta të thjeshta janë opsione të shëndetshme dhe të shijshme për të shuar urinë ndërmjet vakteve. Përbërësit anti-inflamator në...

Mix1 ditë më herët

Mish i huaj në hundë, shkaqet, simptomat dhe faktorët e rrezikut

Polipet nazale ( mish i huaj në hundë) janë masa beninje jo të dhimbshme që rriten në mukozën e hundës....

Mix1 ditë më herët

Sa operacione cezariane mund të përballojë një grua për lindjen e fëmijëve?

Disa gra lindin në mënyrë natyrale, kurse disa gra tjera lindin me prerje Cezariane. Secila foshnje vjen në këtë botë...

Mix1 ditë më herët

Studimi: Ngjitja e shkallëve do t’ju ndihmojë të jetoni më gjatë

Përfitimet e ecjes për shëndetin tonë psikologjik dhe fizik janë të shumta dhe të gjithë e dimë se sa mirë është për...

Mix1 ditë më herët

11 këshilla të të folurit në publik nga folësit më të mirë të TED Talks

Nuk ka asnjë dyshim: TED Talks kanë ngritur shumë lart atë që konsiderohet një prezantim i paharrueshëm dhe impresionues në...

Mix1 ditë më herët

OpenAI debuton modelin “omni” GPT-4o që fuqizon ChatGPT

OpenAI ka njoftuar një model të ri gjenerues të AI, të cilin e quajtën GPT-4o – “o” qëndron për “omni”,...

Radar1 ditë më herët

Kush po pret fundin e Berishës? “‘Vdiq’ baba të na lirojë krevatin”, Murrizi liston emrat

Ish deputeti Myslym Murrizi, i ftuar në “Breaking”, dha emrat e disa deputetëve të opozitës, të cilët sipas tij po...

Sport1 ditë më herët

Granit Xhaka: Historia e një lojtari që refuzoi të dorëzohet

Shkruhet “Granit Xhaka”, lexohet “Talent, Këmbëngulje dhe Frymëzim”. Historia e tij meriton të shkruhet jo në artikuj, por në libra....

Mix1 ditë më herët

Van Hunt poston ‘pa dashje’ fotografinë nudo të Halle Berry në nder të Ditës së Nënës

Më 12 maj, në Ditën e Nënës, këngëtari 54-vjeçar postoi ‘pa dashje’ fotografinë nudo të partneres së tij, 57-vjeçare, me...

Mix1 ditë më herët

Për ty që do të kesh tatuazhe ‘sekrete’: Ja +10 ide

FOTO: GETTY | EDWARD BERTHELOT Edhe nëse trupi juaj është tashmë i mbuluar me tatuazhe nga koka te këmbët, versionet...

Facebook