Lidhu me ne

Gatime

Frutat që duhet të shmangin diabetikët

Ka spekulime sipas të cilave diabetikët nuk mund të hanë fruta për shkak të përmbajtjes së lartë të sheqerit. Këto spekulime nuk janë të vërteta për faktin se frutat nuk ofrojnë vetëm sheqer.

Frutat dhe diabeti

Frutat ofrojnë shumë vlera shëndetësore dhe jo vetëm për diabetikët. Ato janë shumë të pasura me vitamina, minerale, fibër dhe antioksidantë. Të dhënat thonë se frutat mund tu bëjnë mirë diabetikëve nëse këta të fundit kujdesen për racionet dhe nuk e teprojnë. Siç e thamë edhe më lart, frutat përmbajnë fibër. Fibra pengon rritjen e nivelit të sheqerit që ndodh rëndom pas ushqyerjes. Ajo rrit ndjesinë e ngopjes dhe pengon ushqyerjen e tepërt.Për më tepër, frutat janë një burim i shkëlqyer vitaminash dhe mineralesh siç është kaliumi, i cili ndihmon në uljen e tensionit të gjakut.

Karbohidratet për diabetikët

Një aspekt negativ i frutave është se ato konsiderohen si karbohidrat dhe përmbajnë sheqerna natyralë të quajtura fruktozë. Karbohidratet, edhe nëse përthithen nga buka, kosi, patatja apo fruti, shpërbëhen dhe transformohen në glukozë. Kjo është arsyeja përse diabetikët duhet të jenë të vëmendshëm ndaj sasisë së karbohidrateve që konsumojnë, përfshirë këtu edhe frutat.

Frutat me nivel të ulët glicemie janë të përshtatshme për diabetikët

Niveli i glicemisë në një ushqim të caktuar tregon shpejtësinë e organizmit për të përthithur glukozën nga ky ushqim. Ky matës nuk ka të bëjë me përmbajtjen specifike të sheqerit në një ushqim por sasinë e glukozës që do të futet në organizëm gjatë ngrënies së një racioni. Glukoza përthithet më shumë dhe më shpejtë nga ushqimet me një nivel të lartë glicemie. Frutat me nivel të ulët glicemie janë: mollët, dardhat, boronicat, luleshtrydhet, kivi, qitro, nektarinat dhe portokalli. Frutat me nivel mesatar glicemie janë qershitë, mango dhe rrushi. Frutat me nivel të lartë glicemie janë shalqini dhe ananasi.

Kombinoni frutat me proteinë

Ekspertët thonë se kombinimi i frutave me një proteinë ngadalëson rritjen e nivelit të sheqerit në gjak. Për shembull, ju mund të hani një filxhan mjedër me një filxhan të vogël çaji me kos. Një dardhë të vogël mund ta kombinoni ose me djathë ose me gjizë. Shmangni Frutat e Thata dhe Lëngjet e Frutave Frutat e thata përmbajnë shumë karbohidrate dhe janë të dëmshme. Për shembull, dy lugë gjelle me rrush të thatë ofrojnë 23 gramë karbohidrate dhe 18 gramë sheqer.

Diabetikët duhet të shmangin gjithashtu edhe lëngjet e frutave të cilat rrisin sheqerin në gjak menjëherë për shkak të mungesës së fibrës.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix2 orë më herët

5 ushqime super të shëndetshme që duhet të shtoni në dietën tuaj

Foto ilustruese Ushqimi është burimi ynë kryesor i energjisë dhe vitalitetit. Duke shtuar këto 5 ushqime super të shëndetshme në...

Mix2 orë më herët

Justin Bieber dhe Hailey presin një bebe

Justin Bieber do bëhet baba! Me një set fotosh, ku Justin zgjodhi të ishte fotografi i Hailey, çifti dha lajmin...

Mix2 orë më herët

Çfarë ndodh me trupin tuaj nëse hiqni dorë nga kafeja

Edhe pse konsumimi i moderuar i kafesë është një gjë shumë e mirë për shëndetin tonë, ndonjëherë disa njerëz duan...

Radar2 orë më herët

VIDEO: Ilir Meta pa koment

Në Skoci, Selltik është shpallur kampion në futboll pasi fitoi në derbi ndaj Rejnxhërs. Në Tiranë ndërkohë, një ultras i...

Sport3 ditë më herët

Cristiano Ronaldo kërkon punëtorë, rroga minimale 23 mijë euro

“Cristiano Ronaldo po të kërkon”. Ish-futbollisti i Real Madrid, i cili tashmë luan në Arabinë Saudite me Al Nassr, ofron...

Mix3 ditë më herët

“Derisa vdekja t’i ndajë”, shenjat e horoskopit që do plaken bashkë

Kushti i vetëm që këto shenja të qëndrojnë përgjithmonë të dashuruara është që ndjenjat të jenë të ndërsjella. Të pranojnë...

Mix3 ditë më herët

“Kush ra në dashuri i pari, e mban mend? Letra e Alain Delon për Romy Schneider pas vdekjes së saj!

Alain Delon dhe Romy Schneider ishin të dy shumë të famshëm më vete, e u bënë tejet të famshëm edhe...

Mix3 ditë më herët

Si ta kuptoni se po vuani nga hernia diskale dhe çfarë duhet të dini rreth këtij problemi shëndetësor

Hernia diskale është një shkak i zakonshëm i dhimbjes së shpinës. Ajo ndodh kur qendra e butë e një disku...

Mix3 ditë më herët

Sa herë duhen rimbushur shishet plastike të ujit

Shishet plastike kanë një përdorim të gjerë në vendin tonë.  Nga një vëzhgim i lirë, kuptohet qartë se çdo amvisë...

Mix3 ditë më herët

Parandalimi i diabetit – Pesë hapa si të kujdeseni në shtëpi

Një nga sëmundjet më të përhapura të globit është pa dyshim diabeti, e sidomos diabeti i tipit 2. Diabeti është...

Facebook