Lidhu me ne

Letersi

Poshtë syrit të madh të qetësisë

Rainer Maria RILKE

Çdo poet mund ta konvertojë veten vetëm në një gjuhë; në gjuhën amtare. Ky është ligj. Dhe Rainer Maria Rilke është përjashtimi që vërteton ligjin në fjalë. Kështu, krahas veprave të tij madhore, si «Jeta e Shënmërisë», «Elegji Duineze», «Sonetet për Orfeun», ky poet la, sikurse dihet, edhe pesë përmbledhje me poezi në frëngjisht, të cilat i shkroi në dy vitet e fundit të jetës, kohë që e jetoi në Francë dhe në Zvicër. Qe shprehur diku se u detyrua të shkruante frëngjisht për të fituar kombësinë zviceriane, por bota letrare frankofone -mes saj dhe Valéry- as që e mori parasysh këtë deklaratë të tij të përunjur: me shkasë një varg prej më të parës ndër këto poezi, varg që thotë «Une voix, presque mienne…” (“Një zë, imi pothuaj”), Philippe Jaccottet shprehet: “Zëri i poezive që shkroi në frëngjisht, është tejetej zëri i njohur i Rilkes”.

 

 

Nëse një Zoti i këndoni…

Nëse një zoti i këndoni vërtet,
jua kthen me heshtje ky zot.
Nuk bëjmë tjetër jetë e mot
veç i avitemi një zoti që s’flet.

 

As e kuptojmë këtë shkëmbim
që na bën të dridhemi gjithnjë,
një engjëlli i lihet trashëgim
dhe s’kemi pjesë në të.

 

Hyjneshë

Në drekën e përgjumur dhe boshe
sa herë q’ ajo kalon,
nuk ndihet fare në ballkon
as dyshimi i një kurmi, do thoshe.

 

Por ndodh që natyra ta pikasë
dhe veti’ e së padukshmes pastaj
vegullisë s’ ëmbël të saj
një përshkënditje i fal të pamasë.

 

E madhërishmja, një ndarje…

E madhërishmja, një ndarje dhe kjo.
Diçka e jona që drejt qiejve pa re
merr udhën e vet dikur, ngaqë s’do
të shtegtojë gjithë kohën me ne.

 

Takimi i epërm falë artit, a s’thamë
se është më i ëmbli tumirëmbeç?
Kurse muzika: ky vështrim i mbramë
që i hedh vetes secili veç e veç!

 

Gjumashja

Fytyrë gruaje që mbyllet edhe humb
thellë gjumit, a thua po ngjëron
një kumb që s’ngjan me tjetër kumb
dhe kryekrejt të gjithën e pushton.

 

Kurmit të saj kundërmonjës nëpër gjumë
ajo nektarin thëthin prej kënaqësisë
së të qenit një mërmërimë më shumë
poshtë syrit të madh të qetësisë.

 

[Trëndafilit]

Për ty nuk po flasim. Sepse je
vetiu diç që s’thuhet me gojë.
Plot lule e stolisin tryezën, porse
pamjen krejt ti e bën të ndryshojë.

 

Të vendosin diku në një saksi-,
dhe ndryshon papritmas çdo gjë:
është ndoshta po ajo fjali,|
por e kënduar prej engjëlli tashmë.

 

Varr

(në një park)

Dergju, vogëlush, përposh
rrasës, te qoshku në park;
këngën e verës do dëgjosh
pushimit tënd përqark.

 

Kur pëllumb’ i bardhë reje
flatrat andej t’i ngasë,
gjithë që mund të lë prej meje
është hija e tij mbi rrasë.

 

Të cilës shprese…

Të cilës shprese të kahmotshme,
të ç’brenge, vallë, viktima?
synimi ynë i vetëm, rima
unikes së përbotshme.

 

Në fajin tonë këndejpari
ngulmojmë pareshtur por,
|ndryshe nga çdo faj njerëzor,
ky yni është prej ari.

Përktheu: Romeo Çollaku

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix1 ditë më herët

Celine Dion publikon foton e rrallë me dy binjakët e saj 13 vjecarë!

Së fundmi, Celine Dion, e cila është larguar prej kohësh nga qendra e vëmendjes për shkak të problemeve shëndetësore, ka...

Mix1 ditë më herët

Meghan Markle thuhet se është në panik, një dokumentar i ri do të zbulojë detaje tronditëse nga martesa e saj e parë!

Meghan Markle, sot Dukesha e Sussex prej martesës së saj me Princ Harry, ka një të kaluar pak të njohur...

Mix1 ditë më herët

Keni dhimbje barku, por nuk jeni me perioda? +10 shkaqet pse mund të ndodhë

FOTO: ARIS LEOVEN | CANVA Keni dhimbje të forta barku, por nuk jeni me menstruacione? Kjo është një ndjesi e...

Mix1 ditë më herët

Nëse do të provosh një model klasik flokësh, frymëzohu nga Selena Gomez

FOTO: GETTY IMAGES Momentet më të bukura të stilit nga tapeti i kuq në jug të Francës, ku po mbahet...

Mix1 ditë më herët

Ju prezantojmë me 8 ushqimet më të mira për shëndetin e trurit

FOTO: MARYNA IAROSHENKO / GETTY IMAGES E dini që 20% e kalorive që merrni nga ushqimet përdoren nga truri ynë?...

Mix1 ditë më herët

Nëse të pëlqen “Bridgerton”, mos i humb këto seriale

NETFLIX E dimë që jë nga njerëzit e shumtë të fiksuar me “Bridgerton”, të kuptojmë dhe të sugjerojmë plot 11...

Mix1 ditë më herët

Video tronditëse ku Diddy dhunon Cassie: Reagon bashkëshorti i këngëtares

 Bashkëshorti i Cassie Ventura, Alex Fine, ka bërë një reagim pas videos shokuese ku Diddy dhunonte ish-të dashurën në një dhomë hoteli...

Mix1 ditë më herët

Bianca Censori, kundër projektit për të rritur të Kanye West

Në fund të muajit të kaluar, Kanye West ndau në një postim në Instagram që nuk është më i disponueshëm...

Mix1 ditë më herët

3 shenjat e horoskopit që flasin pas shpine

Të gjithë kënaqemi me thashethemet, disa më shpesh e të tjerë më rrallë. Por ka disa shenja që janë më...

Radar1 ditë më herët

Ilir Ikonomi publikon fakte të reja: Ndryshe nga sa thuhet, Ahmet Zogu dhe Fan Noli kanë patur marrëdhënie mjaft të mira

Studiuesi e gazetari Ilir Ikonomi përmes një postimi në rrjetet sociale thotë se, “ndryshe nga sa thuhet ndonjëherë, Ahmet Zogu...

Facebook