Lidhu me ne

Kryesore

Rama harron detin dhe grekun: Situata në Bjellorusi alarmuese. T’ju nxjerrim nga ky makth!

Në cilësinë e kryetarit të OSBE-së, Kryeministri Edi Rama iu drejtua takimit special të Këshillit të Përhershëm mbi situatën në Bjellorusi.

Gjatë fjalës së tij, Rama përsëriti edhe njëherë ofertën për qeverinë e Bjellorusisë, që OSBE-ja të bëhet këshilluese me qëllim që të marrë fund makthi, siç tha për popullin e Bjellorusisë.

Fjala e Ramës në Vjenë:

OSBE do të ndihmojë popullin bjellorus, dasitë janë të thella këtu, dhuna është gati të shpërthejë. Ne duam që vendi të ecë përpara e për këtë duhet bashkëpunim në Bjellorusi. E që kjo të ndodhë ne do ju ndihmojmë.

Sado të forta t’i kemi opinionet, neve nuk na takon të hyjmë në punët e brendshme të Bjellorusisë, sado të forta të jenë ndenjët nuk na takon të marrim anën e ndokujt. Ne nuk do kërkojmë rolin e vjetërsuar të ndërmjetësimit, thjesht duam të ndihmojmë Bjellorusinë në këtë moment.

Shqetësimet për zgjedhjet presidenciale janë të qarta. Ato nuk u mbikëqyrën dot nga OSBE dhe jemi të qartë, pastaj shpërthyen protestat. Qindra gazetarë janë arrestuar, dëbuar dhe nënshtruar dhunës. kjo është alarmuese e trishtuese, ka humbje jete, është një tablo e shëmtuar, ka njerëz të zhdukur. Ky është makth për Bjellorusinë.

Të gjithë ne kemi një interes legjitim, të drejtën për tu dëgjuar, ne nuk mundemi të rrimë mënjanë. Bjellorusia është këtu si ne, jemi miq, por miqtë duhet t’i kujtojmë njëri-tjetrit se OSBE u themelia për të respektuar thellësisht të drejtat demokratike, sot duhet t’ja bëjmë ta dëgjojë Minsku këtë. Nuk mund të tërhiqemi, s’ka asnjë nëqoftëse dhe por. Bjellorusia nuk është vendi i parë që arrin në këtë lloj momenti.

Oferta që OSBE të bëhet lehtësuese, që Bjellorusia të dalë nga ky makth. Duam të luajmë rol pozitiv kur gjerat shkojnë keq, Ne gati të ofrojmë një proces për këshillim të qetë dhe pa tensione. Duhet të ketë dialog mes qeverisë dhe forcave të radhitura kundwr saj. Ne jemi gati të luajmë këtë rol për të parandaluar përshkallëzimin e dhunës.

MË TEPËR

Radar2 orë më herët

Çfarë na tregoi Sondazhi për Opozitën?

Nga Indrit Vokshi Sondazhi në vetvete është njëfarë “spiunazhi”, ai përdoret si mjet për të mbledhur informacion e për të...

Kryesore2 orë më herët

Çim Peka sulmon Ylli Rakipin dhe televizionin ku bëhet emisioni

Pak ditë më parë, gazetari Ylli Rakipi, deklaroi në emisionin e tij se para disa kohësh, kishte parë në një...

Kryesore1 ditë më herët

Shkatërrim në masë/ Qeveria pranon zyrtarisht se taksimi do të mbyllë gjysmën e profesioneve të lira

Klodian Tomorri Kur paraqiti projektbuxhetin dhe paketën fiskale të vitit 2024 në Parlament, Ministria e Financave programonte se taksimi i...

Radar1 ditë më herët

Në vend të japë llogari për 3 mandate, Rama merr në pyetjet Fevziun e Mark Markun

nga Anta Muçaku E ju prisni media e gazetari cilësore! Si mund të kemi gazetari cilësore kur Dekanin e Fakultetit...

Mix1 ditë më herët

3 Ushqimet më të mira për shëndetin e dhëmbëve

Ushqimet luajnë një rol kyç në shëndetin e dhëmbëve dhe për buzëqeshjen. Larja dhe pastrimi në imtësi i dhëmbëve, por...

Mix1 ditë më herët

Valbona Selimllari: E shoh shpesh videon kur u shpalla Miss, nuk më pëlqen

Valbona Selimllari ka treguar me shumë për jetën dhe karrierën e saj. Teksa ishte e ftuar ditën e sotme në...

Mix1 ditë më herët

Shenjat e hershme (përveç testit) që tregojnë se jeni shtatzënë

FOTO: GETTY IMAGES Kur mendoni për shenjat dhe simptomat e shtatzënisë, ato klasike që të vijnë në mendje janë shpesh...

Mix1 ditë më herët

Penelope Cruz (50 vjeç) tregon sekretin e bukurisë

GETTY IMAGES Ky vit i është dedikuar me gjithë dashurinë dhe fuqinë grave të Hollywood që janë mbi të 50-tat...

Mix1 ditë më herët

Disa emra të shkurtër për bebushat, frymëzuar nga VIP-at shqiptarë

Emrat e shkurtër janë gjithnjë e më në modë. VIP-at shqiptarë nuk u kanë rezistuar trendit me emrat që memorizohen...

Mix1 ditë më herët

Brad Pitt zbuloi tre “super filmat” që nuk donte t`i bënte: E urreja të punoja aty!

Brad Pitt ka zbuluar se në cilët filma e ka urryer të punonte, edhe pse ato rezultuan ne fakt, nje...

Facebook