Lidhu me ne

Aktualitet

Lajmet kryesore në Shqipëri, shkurt

LAJMI I FUNDIT: Koronavirusi arrin edhe në Skënderaj - Lajmet e fundit -  Zëri

■ Kryeministri Edi Rama i ftuar në PolitikOn nga Alfred Lela në RTV Ora, u shpreh se negociata me vendin tonë nuk hapen pasi e kundërshton Holanda, jo për shkak të ndonjë përgjegjësie nga Shqipëria. Kryeministri tha se për çeljen e negociatave me BE-në Shqipërisë i janë vendosur 15 kushte dhe i vetmi i paplotësuar eshte Gjykata Kushtetuese funksionale, edhe kjo sipas tij e padrejtë.

■ Zbardhet draft-raporti i PE për Shqipërinë: Shqetësim serioz klima politike e polarizuar, jo progres lirisë së medias; 25 prilli thelbësor për konsolidimin demokratik.

■ SPAK kërkesë për sekuestrimin e pasurive të ish-kryeprokurorit Adriatik Llallës, reagon ambasadorja e SHBA, Yuri Kim: Po jep rezultat 

■ Gjonaj propozon 1 vit burg për memet, “armët” e Ramës për të ironizuar kundërshtarët politikë. Mohon Rama: Është keqinterpretuar, nuk bëhet fjalë për montazhet satirike. 

■ Policia e Shtetit ka reaguar pas deklaratave të disa deputetëve në Kuvend, duke shprehur indinjatën, ndërsa shton se këto deklarata janë të papranueshme dhe përbaltin padrejtësisht punonjësit e Policisë. Ajo ka bërë thirrje që ndalen “sulmet”, pasi dëmtojnë reputacionin e organizatës dhe i japin krahë krimit.

■ Në 24 orët e fundit në vendin tonë kanë humbur betejën me Covid-19, 13 persona. Numri i rasteve të reja ka shënuar rritje krahësuar me një ditë më parë. Nga 2.256 testime të kryera kanë rezultuar pozitivë 782 raste, raporton ministria e Shëndetësisë. Numrin më të lartë të infeksioneve ditore e ka Tirana.

■ Për herë të parë në histori, Shqipëria do të mirëpres një finale të madhe europiane. Federata Shqipëtare e Futbollit përmes një njoftimi, bëri me dije se “Air Albania Stadium” mirëpret finalen e “Conference League” në vitin 2022!  

■ “Shqipëria investon më pak për shëndetësinë”, Basha: Boll më! Të rimbursohet ilaçet

■ Shqipëria raporton misionin njëvjeçar të OSBE, Rama: Jemi në krizë! Lini pas krahëve qëndrimin e luftës së ftohtë

■ Ndalim grumbullimesh e tubimesh politike, Partia Republikane dërgon në ‘Kushtetuese’ vendimin e Komitetit të Ekspertëve: Pse jo i njëjti parim për Kuvendin e qeverinë?! Reagon Manastirliu: 15 milionë euro nga BERZH për përballimin e situatës së COVID

■ Zbardhet raporti i KE: Shqipëria të zbatojë ligjin për të parandaluar korrupsionin në ministri! Vettingu në Polici po largon të kualifikuarit 

■ Kuvendi rrëzon dekretin e Metës për ‘Policinë e Shtetit’,miratohet përbërja e Komisionit për raportin e Dick Marty

■ Deputetja Rudina Hajdari dhe ministrja Elisa Spiroali janë përplasur dje në Kuvend. Hajdari i ka kerkuar qeverisë një paketë të tretë ekonomike në ndihmë të qytetarëve dhe bizneseve në nevojë, por Spiropali i tha se kjo nuk mund të ndodhë, pasi nuk është bërë deti kos.

■ Byroja Kombëtare e Hetimit, bën me dije se të gjithë kandidatët për në BKH duhet që t’i nënshtrohen testit të poligrafit, ku do të plotësojnë “Deklaratën e pasurisë dhe interesat private për pozicione të ndryshme në institucionet e sistemit të drejtësisë”.

■ PD është shprehur se qeveria mashtroi qytetarët kur tha se spitali i Laçit do të ndërtohet dhe brenda një viti do të ishte në punë, pasi godina nuk ka gjasa të ndërtohet edhe për 2 vjet të tjera.

■ Autoritet greke kanë shtyrë sërish afatin e hapjes së pikës kufitare të Kapshticës deri më datë 14 dhjetor./ Politiko.al

MË TEPËR

Kryesore16 orë më herët

Shkatërrim në masë/ Qeveria pranon zyrtarisht se taksimi do të mbyllë gjysmën e profesioneve të lira

Klodian Tomorri Kur paraqiti projektbuxhetin dhe paketën fiskale të vitit 2024 në Parlament, Ministria e Financave programonte se taksimi i...

Radar16 orë më herët

Në vend të japë llogari për 3 mandate, Rama merr në pyetjet Fevziun e Mark Markun

nga Anta Muçaku E ju prisni media e gazetari cilësore! Si mund të kemi gazetari cilësore kur Dekanin e Fakultetit...

Mix16 orë më herët

3 Ushqimet më të mira për shëndetin e dhëmbëve

Ushqimet luajnë një rol kyç në shëndetin e dhëmbëve dhe për buzëqeshjen. Larja dhe pastrimi në imtësi i dhëmbëve, por...

Mix16 orë më herët

Valbona Selimllari: E shoh shpesh videon kur u shpalla Miss, nuk më pëlqen

Valbona Selimllari ka treguar me shumë për jetën dhe karrierën e saj. Teksa ishte e ftuar ditën e sotme në...

Mix16 orë më herët

Shenjat e hershme (përveç testit) që tregojnë se jeni shtatzënë

FOTO: GETTY IMAGES Kur mendoni për shenjat dhe simptomat e shtatzënisë, ato klasike që të vijnë në mendje janë shpesh...

Mix16 orë më herët

Penelope Cruz (50 vjeç) tregon sekretin e bukurisë

GETTY IMAGES Ky vit i është dedikuar me gjithë dashurinë dhe fuqinë grave të Hollywood që janë mbi të 50-tat...

Mix16 orë më herët

Disa emra të shkurtër për bebushat, frymëzuar nga VIP-at shqiptarë

Emrat e shkurtër janë gjithnjë e më në modë. VIP-at shqiptarë nuk u kanë rezistuar trendit me emrat që memorizohen...

Mix16 orë më herët

Brad Pitt zbuloi tre “super filmat” që nuk donte t`i bënte: E urreja të punoja aty!

Brad Pitt ka zbuluar se në cilët filma e ka urryer të punonte, edhe pse ato rezultuan ne fakt, nje...

Mix16 orë më herët

Zayn Malik tregon eksperiencën e tij të të jetuarit në zemër të natyrës, larg metropolit!

Artisti, i cili transformoi botën e muzikës pop, tregon eksperiencën e tij të të jetuarit në zemër të natyrës, larg...

Mix16 orë më herët

Një nga femrat më të bukura në botë, Emily Ratajkowski pa fat në dashuri!

Emily Ratajkowski tërhoqi të gjithë vëmendjen në një event bamirësie në Nju Jork. Modelja ktheu kokën me një fustan me...

Facebook