Lidhu me ne

Mix

Ç’kuptim ka ngjyra lejla në veshjet e Michelle Obama, Hillary Clinton dhe Kamala Harris

Ç'kuptim ka ngjyra lejla në veshjet e Michelle Obama, Hillary

Pas shumë trazirash dhe incidentesh me pasoja fatale, dita e inagurimit të presidentit të ri erdhi! Joe Biden është zyrtarisht në krye të Amerikës. Gjatë ceremonisë zyrtare nuk mungoi as prania e çiftit Obama dhe Clinton, por çfarë nuk kaloi pa u vënë re ishin veshjet e ish-Zonjave të Para.

Ç'kuptim ka ngjyra lejla në veshjet e Michelle Obama, Hillary

Michelle Obama u shfaq e veshur nga koka tek këmbët me lejla të vrarë në vishnje, sikurse Kamala Harris dhe Hillary tek të cilat mbizotëronin gjithashtu nuanca të ndryshme të lejlasë.

Zëvendëspresidentja, Harris u shfaq e veshur me një pallto ngjyrë lejla të cilën e kishte kombinuar edhe me veshjen e brendshme.

Ç'kuptim ka ngjyra lejla në veshjet e Michelle Obama, Hillary

E vetmja e veshur me blu, ishte Zonja e Parë e Amerikës, Jill Biden. Sigurisht, ngjyrat e zgjedhura nuk ishin rastësore, por çfarë simbolizon lejlaja?

Ç'kuptim ka ngjyra lejla në veshjet e Michelle Obama, Hillary

Deri më tani, thuhet se veshja e zonjave përfaqëson bashkimin e Amerikës si një e tërë. Kombinimi i ngjyrës së kuqe (që përfaqëson partinë Republikane) dhe ngjyrës blu (Partia Demokratike) përftohet ngjyra lejla. Pra thënë ndryshe, një bashkim i dypartive me më shumë mbështetje nga amerikanët ndër vite.

Nëse ju kujtohet, në 2016-ën, kur Trump fitoi presidencën, Clinton u shfaq e veshur me po të njëjtën ngjyrë, ndërsa Bill Clinton kishte vendosur një kollare në ngjyrë lejla.

Ç'kuptim ka ngjyra lejla në veshjet e Michelle Obama, Hillary

“Ne e kemi parë që kombi ynë është më i ndarë nga ç’e kemi menduar, por unë besoj tek Amerika dhe do besoj gjithnjë. Nëse besoni dhe ju duhet ta pranoni këtë rezultat dhe të shihni drejt të ardhmes.”-u shpreh ajo asokohe.

Lejlaja (bashkë me jeshilen dhe të bardhën) janë gjithashtu ngjyrat e flamurit të “suffragette”- flamuri që përfaqëson lëvizjen e anëtareve të organizatave të famshme të grave në fillim të shekullit të 20-të, të cilat luftuan për të drejtat e votës në zgjedhjet publike.

E njohur gjithashtu si ngjyrë mbretërore, lejlaja lidhej me dinjitetin dhe instiktin për liri të çdo gruaje që kërkonte të drejtën e votës.

Burimi: Cosmopolitan

MË TEPËR

Radar2 ditë më herët

Çfarë na tregoi Sondazhi për Opozitën?

Nga Indrit Vokshi Sondazhi në vetvete është njëfarë “spiunazhi”, ai përdoret si mjet për të mbledhur informacion e për të...

Kryesore2 ditë më herët

Çim Peka sulmon Ylli Rakipin dhe televizionin ku bëhet emisioni

Pak ditë më parë, gazetari Ylli Rakipi, deklaroi në emisionin e tij se para disa kohësh, kishte parë në një...

Kryesore3 ditë më herët

Shkatërrim në masë/ Qeveria pranon zyrtarisht se taksimi do të mbyllë gjysmën e profesioneve të lira

Klodian Tomorri Kur paraqiti projektbuxhetin dhe paketën fiskale të vitit 2024 në Parlament, Ministria e Financave programonte se taksimi i...

Radar3 ditë më herët

Në vend të japë llogari për 3 mandate, Rama merr në pyetjet Fevziun e Mark Markun

nga Anta Muçaku E ju prisni media e gazetari cilësore! Si mund të kemi gazetari cilësore kur Dekanin e Fakultetit...

Mix3 ditë më herët

3 Ushqimet më të mira për shëndetin e dhëmbëve

Ushqimet luajnë një rol kyç në shëndetin e dhëmbëve dhe për buzëqeshjen. Larja dhe pastrimi në imtësi i dhëmbëve, por...

Mix3 ditë më herët

Valbona Selimllari: E shoh shpesh videon kur u shpalla Miss, nuk më pëlqen

Valbona Selimllari ka treguar me shumë për jetën dhe karrierën e saj. Teksa ishte e ftuar ditën e sotme në...

Mix3 ditë më herët

Shenjat e hershme (përveç testit) që tregojnë se jeni shtatzënë

FOTO: GETTY IMAGES Kur mendoni për shenjat dhe simptomat e shtatzënisë, ato klasike që të vijnë në mendje janë shpesh...

Mix3 ditë më herët

Penelope Cruz (50 vjeç) tregon sekretin e bukurisë

GETTY IMAGES Ky vit i është dedikuar me gjithë dashurinë dhe fuqinë grave të Hollywood që janë mbi të 50-tat...

Mix3 ditë më herët

Disa emra të shkurtër për bebushat, frymëzuar nga VIP-at shqiptarë

Emrat e shkurtër janë gjithnjë e më në modë. VIP-at shqiptarë nuk u kanë rezistuar trendit me emrat që memorizohen...

Mix3 ditë më herët

Brad Pitt zbuloi tre “super filmat” që nuk donte t`i bënte: E urreja të punoja aty!

Brad Pitt ka zbuluar se në cilët filma e ka urryer të punonte, edhe pse ato rezultuan ne fakt, nje...

Facebook