Lidhu me ne

Kryesore

Erion Veliaj punon në TV, ka braktisur detyrën për t’u “zhytur” në fushatën e PS-së



Ndodh që mëngjesi e gjen në Zall-Herr, dreka në Rrogozhinë dhe darka në ndonjë studio televizive, por në zyrën e kryetarit të Bashkisë së Tiranës vështirë ta gjesh Erion Veliajn këto ditë të ethshme të fushatës elektorale. Nëse nuk të ndjek kudo nga kutia e televizorit, mjafton një vëzhgim i shpejtë në profilin e tij në rrjetet sociale për të kuptuar se zyrën e ka braktisur prej javësh dhe kthehet aty, veç kur i shërben si sfond për takimet e fushatës.

E hënë, 15 shkurt. Paraditja e gjeti para gotës së rakisë në shtëpinë e një banori të fshatit Qinam në Zall-Herr, teksa i dorëzoi në transmetim live çelsat e shtëpisë së rindërtuar. (foto lart).

Ndoshta pasi ka mbaruar vizitën, mund të jetë kthyer në zyrë, por nga sa dëshmojnë “qokat” e fushatës në ditët në vazhdim koha për t’u kthyer në bashki nuk mjafton.

E martë, 16 shkurt. Dreka e gjeti në Kryevidh të Rrogozhinës, duke i shpjeguar elektoratit arritjet e qeverisë dhe se përse i duhet PS-së mandati i tretë. E gjithë dita i shkoi në Rrogozhinë në fakt, në takime të tjera si angazhim për fushatën e PS-së. (Foto lart)

E mërkurë, 17 shkurt. Ditë e re, avazi i vjetër. Sërish para një gotë rakie, kësaj radhe në Farkë, për t’i dhënë çelsat e shtëpisë së rindërtuar dy familjeve. Kësaj radhe si shoqërues i kryeministrit Rama.

E mërkura e 17 shkurtit ishte një ditë e ngarkuar. Jo për bashkinë, por për partinë. Rreth orës 12:30 u shfaq në një takim me socialistët e njësisë 11 në Tiranë, i shoqëruar nga Ulsi Manja.

Dy orë më pas, sërish me Ulsi Manjën dhe Ervin Bushatin në një takim tjetër me të rinj, që i përshkroi si “entuziastë”, në një takim në kufijtë e absurdit. Sepse të rinjve që takoi kryebashkiaku u foli për punën, ndërkohë që vetë kishte braktisur punën, për të cilën paguhet. Ndiqni videon më poshtë:

Të njëjtën temë, atë të përkushtimit ndaj punës, e preku në një takim tjetër, në të njëjtën ditë. Ndërsa vetë mungonte në detyrën për të cilën paguhet, edhe duke qenë në orar zyrtar, shkroi në Facebook, se sa besonte tek “puna”“Të anëtarësohesh në familjen e madhe socialiste është t’i bashkohesh mendjeve e zemrave, që besojnë te puna konkrete dhe të bërit të gjërave me përkushtim” ishte mesazhi që shpërndau për ndjekësit në rrjetet sociale.

E enjte, 18 shkurt. Njësoj, mungoi kryetari i Bashkisë së Tiranës në detyrë. Gjatë orarit zyrtar të punës së tij shtetërore, u mor me fushatën e PS-së në takimet që pati në njësinë nr.7 bashkë me Etilda Gjonajn. (foto lart)

E premte, 19 shkurt. Veliaj shfaqet më në fund në zyrë. (VIDEO LART) Por familjeve që firmosën kontratë-porositë për shtëpitë që do t’u ndërtohen në të ardhmen, kryebashkiaku u foli për kandidatët e Partisë Socialiste në Tiranë, Arben Ahmetaj dhe Belinda Balluku. Zyra ngjante me një zgjatim të ambjenteve të ndonjë organizate socialiste.

E hënë, 22 shkurt. Njësoj nisi kjo javë me angazhimin ekskluziv për fushatën e Partisë Socialiste fillimisht në një qendër shëndetësore, bashkë me Ogerta Manastirliun dhe Blerina Gjylametin, për të vazhduar me takimin me socialistët tek Unaza e Re.

E martë, 23 shkurt. Edhe kjo paradite nuk e gjen në punë për bashkinë, por në fushatë për partinë. Tashmë në njësinë 5 me dy takime me socialistët, i shoqëruar nga Pandeli Majko.

E mërkurë, 24 shkurt. Takimet e fushatës ia kanë marrë sërish kohën, kur duhet të ishte duke punuar. Sërish duke folur për “punën”, me Ogerta Manastirliun dhe me socialistët e njësisë nr.9. Katër takime në njësinë nr.9, të gjitha të transmetuara live në rrjetet sociale.

E enjte, 25 shkurt. Dita iu dedikua takimeve të tjera në njësinë nr.4 në Tiranë, herë duke dëgjuar Ervin Bushatin, e herë duke folur për punën, sërish gjatë orarit zyrtar të detyrës në bashki.

Fushata ka ende shumë javë përpara. Lufta politike pritet të intensifikohet dhe Veliaj ka mbi supe një barrë të rëndë për Partinë Socialiste, siç është rezultati në Tiranë.

Por kur mori detyrën e Drejtuesit Politik të fushatës së Partisë Socialiste në kryeqytet, ai u pyet se si do ta koordinonte kohën për partinë dhe kohën për bashkinë, për të cilën edhe paguhet? Përgjigjia për gazetarin Endri Xhafo në abc ishte: “Po tani jemi në orën 18:10 jashtë orarit zyrtar. Nuk i ngatërroj punët e bashkisë me të partisë. U kam kërkuar bashkëpunëtorëve, edhe atyre që u liruan nga detyra, të më ndihmojnë me fushatën, por pa lënë punët. Pasi mbaron orari zyrtar, është një punë që e bëj me pasion”.

Në mungesë të kohës së mjaftueshme për të qenë edhe në bashki, edhe në parti, Veliaj i është përkushtuar totalisht partisë. Nuk mbetet veçse të shohim anën pozitive. Duke u marrë me mbledhjen e votave për PS, ndoshta do të japë një tender më pak apo do të firmosë një leje ndërtimi më pak.

MË TEPËR

Mix1 javë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix1 javë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix1 javë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix1 javë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix1 javë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix1 javë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix1 javë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix1 javë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix1 javë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix1 javë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook