Lidhu me ne

Aktualitet

Droga “sheshit” në Tiranë / Nga aplikacionet online te cepat e shkollave, metodat e shpërndarjes së hashashit


Në Tiranë të gjesh drogë është e lehtë. Mjafton të pyesësh në çdo lagje të saj.

Referuar shifrave në dhjetë ditët e fundit në pranga kanë rënë tetë persona mes tyre dhe të mitur. Edhe pse policia prej kohësh realizon operacione për të goditur rastet e shpërndarjes së lëndëve narkotike, shumë zona në kryeqytet janë jashtë kontrollit të saj.

Shpërndarësit vendosen në afërsi të lokaleve, por edhe në dyert e shkollave. Për të mos rënë në gjurmët e policisë, ato përdorin minorenë, por edhe disa aplikacione.

Uniformat blu kanë etiketuar disa zona në kryeqytet ku dyshojnë se veprojnë grupe të vogla të cilët merren me shpërndarjen e lëndës narkotike.

“Shpërndarësit përdorin këto qese farmaceutike për të shitur lëndën narkotike. Çmimet variojnë nga 5 mijë deri në 10 mijë lekë.”

Ish Parku i Autobusëve dhe ish stacioni i Trenit janë cilësuar si pozicione të nxehta për policinë. Janë identifikuar rreth 3-4 grupe personash të cilët shesin hashash.

Zona problematike janë edhe periferitë: Lapraka, Astiri e Kombinati. Po ashtu Qyteti Studenti e më tej Sauku po kthehen në një kërcënim serioz.

Në të shumtën e rasteve arrestimet e këtyre personave bëhen në flagrancë. Të proceduar penalisht janë edhe klientët e tyre.

Mesazhet sensibilizuese kundër drogës në rrugët e Tiranës mungojnë dhe po ashtu fushatat e aktivistëve të organizatave joqeveritare. Një gjë e tillë sipas ekspertëve do të ulte përdorimin e substancave narkotike. / Ora News/

MË TEPËR

Mix5 ditë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix5 ditë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix5 ditë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix5 ditë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix5 ditë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix5 ditë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix6 ditë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix6 ditë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix6 ditë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix6 ditë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook