Lidhu me ne

Temporal

25 prilli është referendum kundër varfërisë

Nga Bledar Kurti

Kur populli i Parisit u revoltua për shkak të varfërisë ekstreme, dhe kur mbretëreshës së ardhshme Maria Antoinetta i shkoi fjala se njerëzit po vdisnin për bukë, ajo u përgjigj; “Nuk kanë bukë? Atëherë le të hanë kek.” Dhe kjo thënie nuk ishte aspak me ironi, por borgjezia franceze e kohës as që ia kishte idenë se njerëzit ishin të uritur dhe e kishin barkun bosh.

Sot, qeveria shqiptare as që e ka idenë se në çfarë varfërie ekstreme dhe skamje të madhe është zhytur vendi. Madje me arrogancën e saj ajo ndihet e ofenduar që ka një popull kaq arkaik e të pagdhendur që mendon për gjëra kaq minimale si buka e përditshme e që nuk e mbush dot barkun me projektet e saj në 3D.

Si mund të jenë shqiptarët e varfër? Nuk kanë bukë? Le të hanë incineratorët që kanë kushtuar 400 milionë euro edhe pse nuk janë vënë kurrë në punë.

40% e shqiptarëve jetojnë me 5 dollarë në ditë? Le të presin sa të ndërtohen aeroportet, portet, trenat, kullat, lungo maret (edhe në qytetet pa det.)

Pensionistët nuk paguajnë dot ilaçet, nuk paguajnë dot faturat e ujit dhe dritave? Le të ushqehen me koncesionet prej 1.2 miliard euro që u dhanë vetëm gjatë pandemisë.

Janë larguar 600 mijë shqiptarë vetëm gjatë 8 viteve të fundit? Ndër ta 400 mijë të rinj? “Ky nuk është fundi i botës” tha kryeministri, do mësojnë për kultura të reja e do emancipohen.

Nuk është hapur asnjë vend i ri pune? “Ne punojmë natë e ditë,” thotë qeveria, duke prishur Teatrin Kombëtar në kulmin e pandemisë, duke firmosur tendera me procedurë të përshpejtuar, PPP dhe koncesione për çdo sektor të vendit, madje edhe varrezat duke ia dhënë privatit.

Si mund të ankohen shqiptarët kur qeveria e tyre është e vetmja në botë që në kohë pandemie rriti lejet e ndërtimit, i hodhi paratë për beton, kulla, ngushtime rrugësh, asfalt elektoral, dhe projekte 3D duke e çuar dëmin në buxhet të shtetit, sipas KLSH, në 7.2 miliardë dollarë?

80% e biznesit është në prag falimenti? Punë e madhe. Kot nuk u rrit borxhi publik në nivele ekstreme, më të lartin në 30 vitet e fundit, nga 63% në vitin 2013 në 97.4% që është sot. Oligarkët kanë dhjetëfishuar fitimin. Dhe kur janë ata mirë përse ankohet populli?

Shqiptarët nuk kanë bukë? Le të hanë kek. Kek në 3D. Kek mavi. Kek në Facebook, Instagram, Twitter dhe ERTV.
Por “varfëria lind revolucionin” tha Aristoteli, ndaj edhe 25 prilli nuk është thjesht një datë zgjedhjesh por është referendum kombëtar kundër varfërisë.

Është revolucion zemërimi kundër autorëve të këtij mjerimi të madh që ka pushtuar çdo familje shqiptare.
Shtresa e mesme do i ndëshkojë sepse në 8 vite u asimilua qëllimisht që të mbahej e nënshtruar e të mos ngrinte zërin.
Mosha e tretë dhe pensionistët do i largojnë sepse i braktisën e i trajtuan pa dinjitet.

Administrata do i shporrë sepse i fyen dhe trajtuan me përçmim, duke i zvetënuar figurën e punonjësit civil.
Qytetarët e thjeshtë do i çojnë në azil sepse kjo qeveri i detyroi të largonin me dhimbje bijtë e bijat jashtë vendit.
Rinia do i japë shuplakën më të madhe në 30 vitet e fundit pasi i vranë shpresën.

Edhe pak ditë nga pranvera shqiptare.

MË TEPËR

Radar2 ditë më herët

Çfarë na tregoi Sondazhi për Opozitën?

Nga Indrit Vokshi Sondazhi në vetvete është njëfarë “spiunazhi”, ai përdoret si mjet për të mbledhur informacion e për të...

Kryesore2 ditë më herët

Çim Peka sulmon Ylli Rakipin dhe televizionin ku bëhet emisioni

Pak ditë më parë, gazetari Ylli Rakipi, deklaroi në emisionin e tij se para disa kohësh, kishte parë në një...

Kryesore3 ditë më herët

Shkatërrim në masë/ Qeveria pranon zyrtarisht se taksimi do të mbyllë gjysmën e profesioneve të lira

Klodian Tomorri Kur paraqiti projektbuxhetin dhe paketën fiskale të vitit 2024 në Parlament, Ministria e Financave programonte se taksimi i...

Radar3 ditë më herët

Në vend të japë llogari për 3 mandate, Rama merr në pyetjet Fevziun e Mark Markun

nga Anta Muçaku E ju prisni media e gazetari cilësore! Si mund të kemi gazetari cilësore kur Dekanin e Fakultetit...

Mix3 ditë më herët

3 Ushqimet më të mira për shëndetin e dhëmbëve

Ushqimet luajnë një rol kyç në shëndetin e dhëmbëve dhe për buzëqeshjen. Larja dhe pastrimi në imtësi i dhëmbëve, por...

Mix3 ditë më herët

Valbona Selimllari: E shoh shpesh videon kur u shpalla Miss, nuk më pëlqen

Valbona Selimllari ka treguar me shumë për jetën dhe karrierën e saj. Teksa ishte e ftuar ditën e sotme në...

Mix3 ditë më herët

Shenjat e hershme (përveç testit) që tregojnë se jeni shtatzënë

FOTO: GETTY IMAGES Kur mendoni për shenjat dhe simptomat e shtatzënisë, ato klasike që të vijnë në mendje janë shpesh...

Mix3 ditë më herët

Penelope Cruz (50 vjeç) tregon sekretin e bukurisë

GETTY IMAGES Ky vit i është dedikuar me gjithë dashurinë dhe fuqinë grave të Hollywood që janë mbi të 50-tat...

Mix3 ditë më herët

Disa emra të shkurtër për bebushat, frymëzuar nga VIP-at shqiptarë

Emrat e shkurtër janë gjithnjë e më në modë. VIP-at shqiptarë nuk u kanë rezistuar trendit me emrat që memorizohen...

Mix3 ditë më herët

Brad Pitt zbuloi tre “super filmat” që nuk donte t`i bënte: E urreja të punoja aty!

Brad Pitt ka zbuluar se në cilët filma e ka urryer të punonte, edhe pse ato rezultuan ne fakt, nje...

Facebook