Lidhu me ne

Kioske

“Sot, po përpiqemi të rikthejmë emisionin që pushteti na e kyçi”/ Çfarë tha Ylli Rakipi në nisje të emisionit “Të Paekspozuarit”

Mbrëmjen e djeshme është rikthyer emisioni “Të Paekspozuarit” nga gazetari Ylli Rakipi, në ekranin e televizionit të ri “MCN TV”.

Në çeljen e emisionit, Ylli Rakipi shpjegoi me një monolog, tentativën për të rikthyer një program të mbyllur nga pushteti një vit e gjysmë më parë.

Kliko këtu për të parë videon.

Ja çfarë tha Ylli Rakipi në nisje të emisionit:

Sot, unë dhe një grup gazetarësh, do të përpiqemi të rikthejmë emisionin “Të Paekspozuarit”.

Sigurisht që ky është një rikthim i vështirë, ose e thënë më saktë, është një kthim, tek pika ku na mbyllën, na kyçën, një vit e gjysmë më parë.

Të Paekspozuarit, që nga viti 2015, pra për disa vite rresht, ka lëvizur në disa televizione, ka lëvizur ashtu, le të themi, siç lëviz një antenë, një antenë që kërkon të gjejë valë…

Sepse valët, të nderuar teleshikues, nuk janë vërtet ashtu siç thonë, siç keni dëgjuar, valë të publikut, valë të lira…

JO! Valët në Shqipëri, për valët televizive është fjala, janë pronë e pushtetit, ose më saktë pronë e një sekti, sektit të Rilindjes.

Ky sekt, i përdor këto valë për propagandën e vet.

Rilindja, sekti për të cilin po flasim, është edhe e mençur. Është e mençur, sepse j’ua ka dorëzuar këto valë, këtë aset të madh publik, një bande.

Banda, i ka marrë në duart e saj dhe i përdor këto valë për pushtetin, për lavdinë e tij. Dhe pikërisht kjo është mënyra, që banda shpërblehet me të mira të shumta materiale.

E ndryshe-thënë, kjo bandë, përfaqëson oligarkët e medias, më të rrezikshmit oligarkë në Shqipëri. Por, ata askush nuk i përmend dhe afërmendsh, askush nuk ka si t’i godasë. Edhe vetë opozita, ka frikë nga kjo bandë…

Dhe e gjitha kjo, sepse oligarkët e medias, janë bërë aq të fuqishëm sa të ndërpresin valët.

Ne sot, po përpiqemi të rikthejmë emisionin “Të Paekspozuarit”, që pushteti na e mbylli, na e kyçi, 18 muaj më parë.

Por, kjo nuk na çudit aspak, sepse sot, pikërisht sot, sekti i Rilindjes, pra Edi Rama, ka në duart e veta jo vetëm valët televizive, por të gjitha pushtetet. Ka qeverinë, parlamentin, pushtetin lokal, drejtësinë e vjetër dhe atë të re. Ka oligarkët e të gjithë llojeve. Rilindja sot ka në dorë shoqërinë civile, Akademinë e Shkencave, një pjesë të mirë të trupit diplomatik…

Fatkeqësisht, hera herës, ajo ka patur në dorë edhe opozitën…

Dhe siç e thashë, një nga pushtetet më të rëndësishëm, ndoshta më i rëndësishmi që ka Edi Rama, është media dhe mbi të gjitha televizionet.

Televizioni, e mori udhën e madhe në kohën e Adolf Hitlerit dhe asokohe, shefi i propagandës, Gëbelsi i famshëm, hiqte të zitë e ullirit për të rregulluar dhe retushuar figurën e bishës. Por, sot, në Shqipëri, 80 vjet më pas, makineria e frikshme e propagandës së Gëbelsit, ja ka lënë vendin një metode krejt tjetër, që s’ka nevojë për retushime apo rregullime. Gëbelsi ynë, sot bën me median gjithçka.

Përshembull, ERTV-ja e Edi Ramës, patjetër që do ta xhelozonte, shefin e propagandës naziste, po të ishte gjallë. ERTV-ja, është sot distributori më i madh dhe më i fuqishëm i medias shqiptare. A mund të ketë më shumë se kaq? A ka degjenerim më të madh për median e një vendi?!

Sot po përpiqemi të rikthejmë, emisionin “Të Paekspozuarit”, të mbyllur dhe kyçur një vit e gjysmë më parë… Në një televizion, që sapo ka lindur.

Por, sa do të mundemi ta bëjmë këtë rikthim?

Nuk e di…, sepse edhe vetë jeta është një sprovë!

MË TEPËR

Mix1 ditë më herët

Dua Lipa transformohet në bjonde

S’ka më flokë të kuqe. Dua Lipa e ka lënë pas trendin e kohëve të fundit për t’u bërë bjonde....

Radar1 ditë më herët

Rama ulet në gjunjë para shqiptarëve në Athinë

Në një takim prej më shumë se dy orësh, kryeminitri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij të me emigrantët...

Radar1 ditë më herët

Rama në Athinë ne 10 foto! Dhe mesazhet kryesore

Mes flamujve kuq e zi që valëviteshin në sallën “Christmas Theater” në stadiumin ‘Galatsi’ në Athinë, kryeministri Edi Rama nisi...

Aktualitet1 ditë më herët

Fjalimi i plotë kryeministrit Edi Rama në Athinë

Motra dhe vëllezër! Faleminderit! Mirë se ju gjej në shtëpinë tuaj të dytë, në Greqinë fqinje dhe mike! Faleminderit nga...

Mix1 ditë më herët

Zvicra fiton Eurovision 2024, Nemo triumfon në Malmo

Zvicra ka fituar festivalin europian të këngës, Eurovision 2024, i cili u mbajt në Malmo të Suedisë.  Kënëgari Nemo, me...

Kryesore1 ditë më herët

Rama ndjesë publike nga Athina: Në 10 vite kam bërë gabime, por në asnjë rast s’kam shitur interesat e shqiptarëve

Kryeministri Edi Rama, nga Athina tha se në 10 vite mund të ketë bërë shumë gabim, ndërsa kërkoi një ndjesë...

Kryesore2 ditë më herët

“Më vjen keq për të”, Basha: Po të kishte dëgjuar këshillat e mia, Berisha do ishte më mirë

Kreu i PD, Lulzim Basha Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha thotë se ‘i vjen keq’ për liderin historik të...

Mix2 ditë më herët

Për burrat/ 5 prerje flokësh për 1 stinë

Modelet e prerjes së flokëve për meshkuj, tashmë janë kthyer në një busull për trendet e burrave. Për sezonin Pranverë/Verë...

Mix2 ditë më herët

Një sekret bukurie nga Blake Lively dhe Nicole Kidman!

Më të virtytshmit besojnë se e vërteta qëndron në mes dhe, kur bëhet fjalë për vetulla dhe qerpikë në ngjyrë...

Mix2 ditë më herët

10 pyetje për Natalie Portman!

Natalie Portman është ulur në pjesën e pasme të një makine në Paris, e veshur me një xhaketë ngjyrë të...

Facebook