Lidhu me ne

Kioske

Edi Rama mashtrues i madh

Nga Aurel Plasari

Një shënim shkollor

Athua se duke përfituar nga situata himnologjike e Pashkëve, një figurë e sektit rilindës i paska vënë shefit të vet Edi Rama etiketën e mashtruesit të madh duke e mbiquajtur “Odisé” të sektit në fjalë. Është etiketim emancipues, në mos për ne që ia njohim këtë status shefit të tij, e pakta për do veprimtarë të sektit që ende munden të mos kenë dijeni se në historinë e kulturës botërore Odiseu – ose Uliksi – personifikon pikërisht mashtrimin, gënjeshtrën, rrenën.

Jo më kot poeti i sotëm surrealist i nxori Odiseut te pragu i konakut Penelopën, e cila e priti me këmbët e para duke i kërkuar llogari: “Ku ishe gjer tani?… Në Luftën e Trojës?… Po Agamemnoni i Klitemnestrës ka vite që është kthyer në shtëpi dhe tani i ka mbirë bari…”. Afërmendsh që ajo grua e vuar nuk mund të ishte aq fyçkë sa të pranonte mashtrimet me Circe, me Polifemë, me Shkillë e Karribdë, e më the të thashë.

Pa pritur që mashtrimet dhe gënjeshtrat t’ia kuptonim ne modernët, qysh në shek. V para erës sonë Pindari te ‘Nemeenat’ e kishte të qartë ç’mashtrues dhe gënjeshtar ishte Odiseu (VII, 20-23). Mbas tij Hesiodi te ‘Teogonia’ i emërtoi thënat e thashat e tij ashtu siç e meritonin: “ψευδεα πολλά”, d.m.th. “gënjeshtra të shumta” (vargu 27). Si i tillë është trajtuar Odiseu edhe në antikitetin latin: “fandi fictor Ulyxes” e mbiquajti Virgjili tek ‘Eneida’ (9.602), çfarë do të thotë në latinishten e kohës së tij mashtrues i madh, mjeshtër i rrenës. Në këtë kuptim togfjalëshi “gënjeshtrat e Uliksit” përdoret sot rëndom në debatet sociale e politike.

Për ata që nxënë nëpër shkolla poema mbi Odiseun vlerësohet pikërisht sepse tematizoi çështjen e gënjeshtrës, madje për një realitet të caktuar në të cilin ajo mund të bëhet edhe “vlerë”, duke qenë e lavdërueshme. E lavdërueshme në kuptimin që të gënjyerit përbën një art të mirëfilltë, kërkon inteligjencë të rrafshit të lartë, koherencë të plotë, kujtesë shumë të mirë për të mbajtur mend ç’ke gënjyer dje që të mund të vijosh të gënjesh edhe sot

Nuk është për t’u habitur që këtë kontekst sugjerues të ketë edhe orvatja himnologjike e vartësve për t’i vënë Edi Ramës etiketën e “mashtruesit të madh” të huajtur nga Odiseu.

MË TEPËR

Kioske2 orë më herët

Çfarë fuqie “hyjnore” paska ky Edi Rama!

Opozita thotë se “Edi Rama ka marrë çdo pushtet”. Opozita bërtet se “Rama ka ble ndërkombëtarët”. Opozita justifikohet se “Rama...

Radar2 orë më herët

Epokës së gazit e naftës po i vjen fundi – Olaf Scholz

Mbizotërimi i lëndëve djegëse fosile në prodhimin global të energjisë po i afrohet fundit, ka pohuar kancelari gjerman Olaf Scholz,...

Kryesore2 orë më herët

Sulmi i Ramës ndaj RAI3, Manjani: Ja pse është çakërdisur

Avokati Ylli Manjani deklaron se sulmi i kryeministrit Edi Ramës ndaj emisionit ‘Report’ në RAI3 është një histori e përsëritur,...

Mix2 orë më herët

Sa e bukur është bërë vajza e Catherine Zeta Jones dhe Michael Douglas!

Carys Douglas është rritur tashmë, e është kthyer në një zonjushë mjaft të bukur! Vajza e Catherine Zeta-Jones dhe Michael...

Mix2 orë më herët

Mësueset e Taylor Swift zbulojnë se ç’nxënëse ka qenë ajo!

Dy nga mësueset e shkollës fillore të Taylor Swift kanë treguar se këngëtarja shkruante poezi pa pushim në shkollë. E...

Radar2 orë më herët

Ligji për profesionet e lira, Lapaj: Ka një urrejtje të pa shpjegueshme ndaj shtresës së mesme

Duke komentuar ligjin e ri për profesionet e lira, avokati dhe drejtuesi i lëvizjes “Shqipëria bëhet”, Adriatik Lapaj i ftuar...

Mix2 orë më herët

Autori i “One Day” David Nicholls shkruan historinë britanike që e ka lënë botën zemërthyer

Autori best-seller David Nicholls mendohet nga fansat e tij si një mjeshtër i komedive romantike. Libri i tij i ri...

Mix2 orë më herët

Ben Stiller flet për vazhdimin e “Zoolander”: Ishte dështim

Ben Stiller reflektoi së fundmi për  filmin “Zoolander 2” me David Duchovny në podkastin e Duchovny, “Fail Better“. “Mendova se...

Mix2 orë më herët

Kanye West: Në verë do të hap një studio porn0grafike

Kanye West po flet për hapjen e një studioje “Yezzy P0rn”, tha përfaqësuesi i tij për Page Six të martën....

Mix2 ditë më herët

Edhe Bentley e ndien krizën

Për herë të parë në katër vite, shitjet e makinave Bentley ranë me 11% vitin e kaluar. Shefi ekzekutiv i...

Facebook