Lidhu me ne

Kryesore

50 firma për shkarkimin e Metës/ Presidenti: Shashkë për të mbuluar blerjen e votës

Fillimi i shenjës së parë se mandati i tretë do të jetë ai i hakmarrjes ndaj kundërshtarëve, apo një manovër e radhës për të shmangur vëmendjen nga shitblerja e votës. Kjo është dilema që ka shoqëruar nismën absurde të Edi Ramës, për të kërkuar për herë të dytë brenda një kohe të shkurtër, shkarkimin e Presidentit të Republikës. Shumëkush e ka të vështirë të kuptojë se si menjëherë pas zgjedhjeve të 25 prillit, rilindja po përdor një parlament që i ka skaduar mandati, ku shumica e deputetëve janë të pakonfirmuar me votë , për ti hyrë një prej konfikteve që ka të bëjë me themelet e shtetit.

Pavarësisht nga këto dilema PS ka mbledhur 50 firma deputetësh për të shkarkuar Ilir Metën me anë të një Komisioni Hetimor në Kuvend. Nisma është prezantuar nga kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla i cili ngre si pretendim kryesor faktin se presidenti ka dalë nga roli i tij duke u involvuar në fushatë elektorale edhe pse ligji e ndalon. “Besoj që jeni vënë në dijeni që prej ditës së premte është institucionalizuar kërkesa e më shumë se ¼ e anëtarëve të Kuvendit, rreth 50 deputetë, të cilët kanë depozituar kërkesën drejtuar kreut të Kuvendit për fillimin e procedurës së shkarkimit të Presidentit, se ky i fundit para dhe gjatë fushatës zgjedhore ka kryer veprime që bien në kundërshtim me Kushtetutën. Duke u nisur dhe nga një rezolutë e mëparshme e Kuvendit që i kërkon presidentit të rikthehet në binarët e përcaktuara nga Kushtetuta, lidhur me ushtrimin e detyrës nga ana e tij, gjë që nuk ka ndodhur, pasi ai ka vazhduar edhe pas kësaj rezolute të kryejë veprime kundër ligjit. Në këtë vështrim, Kuvendi do të shprehet me vendim në ditët në vijim, lidhur me këtë kërkesë, që plotëson të gjitha kushtet e nevojshme për t’u shqyrtuar nga Kuvendi” tha Balla.

Më qesharake në argumentimin e 50 deputetëve firmëtarë, është fakti se ata sillen si dordolecë të një republike bananesh. Ata përdorin si provë se Meta duhet shkarkuar faktin se ai u përplas me ambasadoren amerikane.

“Mesazhi publik i Ambasadores dhe përgjigja live e Presidentit të Republikës në një intervistë në një kanal publik shqiptar janë fakte të njohura botërisht në Shqipëri edhe jashtë vendit”, shkruhet në kërkesën e deputetëve të Kuvendit që kërkojnë shkarkimin e Metës. 

Pas depozitimit të kërkesës në Kuvend, presidenti Ilir Meta ka bërë thirrje që politika të përqendrohet në mbylljen e procesit zgjedhor, pasi asnjë nuk ka përfunduar. Edhe njëherë, Meta ka kërkuar që të vazhdojë rinumërimi i votave, duke shtuar se duhet hequr vëmendja nga ato që ai i quan “shashka”.

Kjo është hera e dytë që PS-ja përpiqet të shkarkojë Presidentin Ilir Meta, pasi nuk pranoi të dekretonte ministrin Gent Cakaj si Ministër për Europën dhe Punët e Jashtme, si dhe Sandër Lleshajn për postin e Ministrisë së Brendshme. Kulmi arriti kur Presidenti nuk pranoi të dekretonte 30 qershorin si datën e zgjedhjeve.

Por Komisioni Hetimor për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta u zbraps nga një vendim i Komisionit të Venecias që pretendonte se shkarkimi i presidenti nuk ishte i përligjur dhe se ai nuk kishte kryer shkelje të kushtetutës. Pas kësaj edhe socialistët pranuan se kreu i shtetit e kishte shkelur kushtetutën me  dekretet e tij, por se ato çonin domosdoshmërisht në shkarkimin e tij. Por theksuan ata duhen marrë masa për të evituar situata të tilla në të ardhmen.

Taulant Balla tani i është rikthyer këtij filmi duke pretenduar se Ilir Meta i përsëriti situata të tilla. Por problemi është a ka mandat ky parlament për të marrë një sfidë të tillë mbi vete? A mund të krijohet një precedent i tillë me deputetë që nuk kanë marrë më besimin e popullit?   

MË TEPËR

Radar2 ditë më herët

Çfarë na tregoi Sondazhi për Opozitën?

Nga Indrit Vokshi Sondazhi në vetvete është njëfarë “spiunazhi”, ai përdoret si mjet për të mbledhur informacion e për të...

Kryesore2 ditë më herët

Çim Peka sulmon Ylli Rakipin dhe televizionin ku bëhet emisioni

Pak ditë më parë, gazetari Ylli Rakipi, deklaroi në emisionin e tij se para disa kohësh, kishte parë në një...

Kryesore3 ditë më herët

Shkatërrim në masë/ Qeveria pranon zyrtarisht se taksimi do të mbyllë gjysmën e profesioneve të lira

Klodian Tomorri Kur paraqiti projektbuxhetin dhe paketën fiskale të vitit 2024 në Parlament, Ministria e Financave programonte se taksimi i...

Radar3 ditë më herët

Në vend të japë llogari për 3 mandate, Rama merr në pyetjet Fevziun e Mark Markun

nga Anta Muçaku E ju prisni media e gazetari cilësore! Si mund të kemi gazetari cilësore kur Dekanin e Fakultetit...

Mix3 ditë më herët

3 Ushqimet më të mira për shëndetin e dhëmbëve

Ushqimet luajnë një rol kyç në shëndetin e dhëmbëve dhe për buzëqeshjen. Larja dhe pastrimi në imtësi i dhëmbëve, por...

Mix3 ditë më herët

Valbona Selimllari: E shoh shpesh videon kur u shpalla Miss, nuk më pëlqen

Valbona Selimllari ka treguar me shumë për jetën dhe karrierën e saj. Teksa ishte e ftuar ditën e sotme në...

Mix3 ditë më herët

Shenjat e hershme (përveç testit) që tregojnë se jeni shtatzënë

FOTO: GETTY IMAGES Kur mendoni për shenjat dhe simptomat e shtatzënisë, ato klasike që të vijnë në mendje janë shpesh...

Mix3 ditë më herët

Penelope Cruz (50 vjeç) tregon sekretin e bukurisë

GETTY IMAGES Ky vit i është dedikuar me gjithë dashurinë dhe fuqinë grave të Hollywood që janë mbi të 50-tat...

Mix3 ditë më herët

Disa emra të shkurtër për bebushat, frymëzuar nga VIP-at shqiptarë

Emrat e shkurtër janë gjithnjë e më në modë. VIP-at shqiptarë nuk u kanë rezistuar trendit me emrat që memorizohen...

Mix3 ditë më herët

Brad Pitt zbuloi tre “super filmat” që nuk donte t`i bënte: E urreja të punoja aty!

Brad Pitt ka zbuluar se në cilët filma e ka urryer të punonte, edhe pse ato rezultuan ne fakt, nje...

Facebook