Lidhu me ne

Kryesore

Parlamenti votoi pro shkarkimit të Metës/ Zheji: Presidenti s’është shkarkuar, e gjitha vendoset nga Gjykata Kushtetuese.

Artur Zheji: “Në daljet më të fundit të kryeministrit, është vënë re një  mplakje e parakohshme e tij” – Labëria News

Kuvendi i Shqipërisë votoi me 104 vota pro, 7 kundër dhe 3 abstenim për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta.

Tanimë kjo çështje do të kalojë në Gjykatën Kushtetuese, e cila ka fjalën e fundit për shkarkimin e tij. Ky zhvillim u komentua në studion e emisionit “Pikat mbi i”, ku të ftuar ishin dy analistët, Mentor Nazarko dhe Artur Zheji.

Analisti Zheji, është i mendimit që shkarkimi i Presidentit ende nuk ka ndodhur, pasi ajo, do të vendoset nga Gjykata Kushtetuese.

Nga krahu tjetër, Nazarko e cilësoi këtë hap të Parlamentit shqiptar dhe opozitës së saj, si vendimin e vetëm ndoshta kur vota e tyre kishte peshë reale. Më pas, ai tha se opozita aktuale, nuk ka folur asnjëherë kur opozita jashtëparlamentare goditej me gaz dhe i ushtrohej dhunë.

Artur Zheji: Opozita e re votoi sipas bindjeve të veta për të shkarkuar presidentin dhe pa asnjë interes financiar
Mentor Nazarko: Sot vota e tyre ka vlejtur më shumë se sa herët e tjera. Këto janë 2 – 3 momente kur vota e tyre ka vlejtur politikisht. Vota është përkthyer nga presidenca.

Shpëtim Nazarko:
 Nëse kishim dyshime për reagime të zoti Meta pas shkarkimit. Ai do të jetë një reagim aktiv, vital dhe i domosdoshëm. Me votimin unanim kuptuam që s’kishte bindje politike, fjalimi i Spiropalit apo Hysenit. Ata e lidhën fatin në këtë parlament, atë të pensioneve, kontributeve, për fatin e tyre të keq, ndoqën qerren e këtij parlamenti. Nuk u ndje asnjëherë pesha parlamentare kur opozita u godit me gaz, dhunë dhe u detyrua të heshte me forcë.
(I referohet reagimit të parë publik të Presidencës, nëpërmjet zëdhënësit Tedi Blushi) Paralajmëroi qasje aktive, reagim aktiv. Paralajmëroi linjën mbrojtëse në Gjykatën Kushtetuese, ky është kuptimi në linjën e tij mbrojtëse. Natyrisht kjo linjë mbrojtëse duhet të jetë e përgatitur.

Artur Zheji: Gjykata kushtetuese zhvesh jo vetëm vendimin e Kuvendit, vendimi i Kuvendit sot nuk e zhvesh rolin e Presidentit. Nuk është vendim që e zhvesh nga targeri kushtetues. Presidenti tani është prapë president, ky vendim nuk e cënon personalitetin e tij institucional. Procedura është e qartë. Pra, Kuvendi e ka për detyrim ta çojë automatikisht në Gjykatë Kushtetuese. Kuvendi ka marrë një vendim që e çon për gjykim, Presidenti nuk është i shkarkuar. Fakti që kemi humor, ironi dhe cinizëm politik mendoj që gjërat do të shkojmë më mirë.

MË TEPËR

Kryesore7 orë më herët

Uria në Gaza, një krim lufte

Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Volker Türk, thotë në një intervistë për BBC se Izraeli mban përgjegjësi...

Mix8 orë më herët

Eskortat e huaja “pushtojnë” Tiranën, Lekatari denoncon rastin në pallatin e saj

Në një kohë kur në Tiranë po diskutohet shumë lidhur me kthimin e kryeqytetit në një “parajsë” të eskortave të...

Letersi21 orë më herët

‘Marshi i UÇK’-së, interpretim rrëqethës nga Arif Vladi

“Marshi i UÇK” -së është një ndër këngët më të njohura dhe më të dashura të cilën e ka sjell...

Letersi21 orë më herët

Poezi për atdheun “Mëmëdhe quhet toka, ku më ka rënë koka…”

Poezi nga Andon Zako Qajupi Mëmëdhe quhetë tokaku më ka rënurë koka,ku kam dashur mëm’e atë,ku më njeh dhe gur’...

Mix21 orë më herët

Cilësia e lëkurës nis nga ushqimi, kjo është dieta kundër plakjes

Pavarësisht cilësisë së një kremi, ndërhyrjeve apo përparimit të teknologjisë për të përmirësuar pamjen e jashtme, ajo çfarë do të...

Mix21 orë më herët

Pasuria marramendëse e Selena Gomez, nuk do ta besoni sa fiton për një postim në Instagram

Selena Gomez është një ndër këngëtaret më të pasura të momentit. Me një vlerë neto të raportuar prej 800 milionë...

Kioske22 orë më herët

Kartolinat e paguara nga Tirana

Nga Andi Bushati Sjellja në shqip e një artikulli të përkthyer të revistës lifestyle italiane Vanity Fair, shkaktoi një polemikë të...

Radar1 ditë më herët

“Noc Rroku” strategjik per qytetaret

Klodian Tomorri Qeveria shpalli sot fazen e dyte te tenderin per ndertimin e ujesjellesit Draleos Drimadhes, i cili do te...

Mix1 ditë më herët

Publikohet traileri i pjesës së katërt të “Bad Boys Ride or Die”

Will Smith dhe Martin Lawrence kthehen në rrënjët e tyre në pamjen e parë për pjesën e katërt të ekskluzivitetit ...

Mix1 ditë më herët

Eva Mendes flet për largimin nga aktrimi

Eva Mendes nuk është penduar që ka bërë një pauzë në karrierën e saj të aktrimit për një rol shumë më të...

Facebook