Lidhu me ne

Aktualitet

Presidenti i Republikës akuzon Kryeministrin për vrasje

Ilir Meta: TAP considerably impacted Albania's role in region and beyond

Pak ditë pasi Lulzim Basha në cilësinë e kryetarit të PD-së, akuzoi hapur ish-kryeministrin Sali Berisha si urdhërues të vrasjeve më 21 janar 2011, presidenti i vendit, protagonist i videos për të cilën formalisht u bë protesta e 21 janarit, akuzon kryeminstrin e vendit dhe kreun e PD-së se janë përgjegjës për katër viktima. 

Në një intervistë per EuroNews, presidenti i Republikës, Ilir Meta, ndër të tjera tha se: 

4 protestuesit e 21 janarit i ka vrarë Edi Rama dhe Lulzim Basha

Ilir Meta bëri përgjegjës Edi Ramën dhe Lulzim Bashën për 4 protestuesit e vrarë më 21 janar.

Ata qytetarë i ka vrarë Rama bashkë me Bashën”, u shpreh ai.

Ilir Meta tha se është informuar paraprakisht nga disa miq “matanë oqeanit” që në protestën e paralajmëruar të 21 janarit do të kryheshin vrasje.

Ai tha se ky lajm e shtyu të japë dorëheqjen disa ditë para protestës.

“Nuk e kisha ndërmend që të jepja dorëheqjen, pasi nuk mendoja se do shkonte në atë mënyrë. Te Blendi Fevziu them që s’kam ndërmend të jap dorëheqjen. Në mëngjes më bie zilja te shtëpia.Vjen një haber, nga ata miqtë e mi të vjetër dhe të rinj. Më thotë mua, shiko, vlerësoje pak më mirë këtë situatë, pasi planifikohen të bëhen vrasje në protestën. Ti s’duhet të jesh në zyrë. Ma sollën haberin miqtë e mi matanë oqeanit”, rrëfeu Meta.

Ilir Meta tha se përgjegjës për të ruajtur kryeministrinë nuk ishte kryeministri, në atë kohë Berisha, por Ministri i Brendshëm Basha.

“Nuk është kryeministri përgjegjës për të ruajtur Kryeministrinë, është Ministri i Brendshëm që merr masat dhe verifikon”, tha Meta.

Meta tha se pas marrjes së këtij informacioni, lajmëroi Berishën se Rama dhe Basha kanë planifikuar të vrasin njerëz në protestë.

“Shkova te Berisha dhe i thashë se duhet t’i kërkojmë prokurorisë ta ndjekim këtë çështje sepse ata kanë planifikuar të vrasin njerëz në protestë”, tha Meta.

Presidenti tha se i ka dërguar paraprakisht informacione me letër zyrtare si LSI Bashës, Policisë, Shërbimit Informativ dhe ata janë përgjigjur se i kanë marrë masat.

“Unë nuk them nëse përfitonte ose jo, unë them që atyre u interesonte që ndodhte ajo që ndodhi”, tha Meta.

MË TEPËR

Radar14 orë më herët

Ajri në Tiranë është më shumë helm se oksigjen, duhet të jesh i zhytur në krim që të mos marrësh masa

Nga Ervin Goci Sot, ajri dukshem ne Tirane eshte me shume helm se oksigjen. Sot do duhej qe te mblidheshin...

Kryesore22 orë më herët

Uria në Gaza, një krim lufte

Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Volker Türk, thotë në një intervistë për BBC se Izraeli mban përgjegjësi...

Mix22 orë më herët

Eskortat e huaja “pushtojnë” Tiranën, Lekatari denoncon rastin në pallatin e saj

Në një kohë kur në Tiranë po diskutohet shumë lidhur me kthimin e kryeqytetit në një “parajsë” të eskortave të...

Letersi1 ditë më herët

‘Marshi i UÇK’-së, interpretim rrëqethës nga Arif Vladi

“Marshi i UÇK” -së është një ndër këngët më të njohura dhe më të dashura të cilën e ka sjell...

Letersi1 ditë më herët

Poezi për atdheun “Mëmëdhe quhet toka, ku më ka rënë koka…”

Poezi nga Andon Zako Qajupi Mëmëdhe quhetë tokaku më ka rënurë koka,ku kam dashur mëm’e atë,ku më njeh dhe gur’...

Mix1 ditë më herët

Cilësia e lëkurës nis nga ushqimi, kjo është dieta kundër plakjes

Pavarësisht cilësisë së një kremi, ndërhyrjeve apo përparimit të teknologjisë për të përmirësuar pamjen e jashtme, ajo çfarë do të...

Mix1 ditë më herët

Pasuria marramendëse e Selena Gomez, nuk do ta besoni sa fiton për një postim në Instagram

Selena Gomez është një ndër këngëtaret më të pasura të momentit. Me një vlerë neto të raportuar prej 800 milionë...

Kioske1 ditë më herët

Kartolinat e paguara nga Tirana

Nga Andi Bushati Sjellja në shqip e një artikulli të përkthyer të revistës lifestyle italiane Vanity Fair, shkaktoi një polemikë të...

Radar2 ditë më herët

“Noc Rroku” strategjik per qytetaret

Klodian Tomorri Qeveria shpalli sot fazen e dyte te tenderin per ndertimin e ujesjellesit Draleos Drimadhes, i cili do te...

Mix2 ditë më herët

Publikohet traileri i pjesës së katërt të “Bad Boys Ride or Die”

Will Smith dhe Martin Lawrence kthehen në rrënjët e tyre në pamjen e parë për pjesën e katërt të ekskluzivitetit ...

Facebook