Lidhu me ne

Mix

Tre fëmijët e Presidentit Meta dhe Monika Kryemadhit, Era, Besari dhe Bora Metaj

bora metaj Archives - Opinion.al
Ilir Meta - Në këtë ditë të parë të 2018 uroj më shumë... | Facebook

Për shkak të dy prindërve të tyre politikanë, tre fëmijët e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit, kanë dashur s’kanë dashur, kanë qenë në qendër të vëmendjes, që kur ishin bebe. Bora, Besari dhe Era mund të kenë qenë fëmijët më të fotografuar për sa kohë ishin të vegjël, sepse dy prindërit e tyre kanë qenë e vazhdojnë të jenë të kërkuar nga gazetarët, të cilët pas sfondit politik të hedhur si konsum të përditshëm gazetave, televizioneve e së fundmi edhe portaleve, kanë kërkuar herë pas here të servirin si desert jetën private të çiftit, sidomos fëmijët. Dhe Iliri me Monikën kanë qenë përherë bujarë në këtë pikë.

VOAL
ilir meta Archives - Page 3 of 5 - Revista Who

Monika, si menazhuese e imazhit të familjes dhe fëmijëve, nuk ka bërë asnjëherë të përkëdhelurën me mediat. Të kujdesshmen po. Me një nuhatje të mprehtë, ka ditur të ngjyrosë me nuanca rozë sfondin gri ku politika i ka vendosur herë pas here si familje. Prandaj dera e shtëpisë së tyre, fillimisht ajo e vjetra tek Astiri, e më pas edhe shtëpia në Bllok, ka qenë e hapur sa herë që ajo e ka gjykuar të arsyeshme.

Vajza e Ilir Metës tani si moderatore, ja ku do të prezantojë – Të ...

Bora, Era dhe Besi kanë qenë pjesë e rrëfimeve familjare, janë fotografuar herë veshur me ngjyrat e festës së Krishtlindjeve, e herë duke fikur qirinj ditëlindjesh.

Ilir Meta - Të dashur miq, uroj një javë të mbarë për të... | Facebook
A do ja hash veshin Edi Ramës?! Kryemadhi nuk i përgjigjt pyetjes ...
time.al - Vajza e Ilir Metës do të jetë “Zonja e Parë” e ...

Mes të treve, më e vogla, Era, si të ishte klon i dy prindërve e të kish thithur dopio nga të dy sensin e protagonizmit, e ka pëlqyer dhe e ka shijuar famën. Vazhdon ta bëjë edhe kësaj dite. Krejt ndryshe nga motra dhe vëllai i saj më të mëdhenj.

Bora Meta nderon të atin në Hungari, shikoni si duket 'zonja e ...
Vajza e Ilir Metës në rolin e moderatores, do të prezantojë një ...

Besari, ishte i pari që u tërhoq në hije, duke iu qëndruar gjithmonë e më larg kamerave e aparateve, kur u rrit aq sa për të kuptuar se qendra e vëmendjes nuk bënte për të. Djali i vetëm i familjes, ua ka lënë me shumë kënaqësi protagonizmin katër antarëve të tjerë të familjes, sidomos pjesës fëmërore, duke zgjedhur t’i bindet natyrës së tij të qetë, duke zgjedhur të mos shfaqet askund, rrjetet sociale përfshirë.

Era Meta feston ditëlindjen , Kryemadhi: Mos ndalo, lufto e fal ...
Zbulohet kush do të jetë Zonja e Parë e Shqipërisë
FOTO/Presidenti Meta, familja e bashkuar, ana e lu - Syri | Lajmi ...

Ai është bërë pjesë e medias vetëm kur moda e selfieve e ka hedhur në rrjet portretin e tij nga të tjera duar. Siç ndodhi njehere, kur e ëma, i kushtoi një mesazh të gjatë në faqen e saj me rastin e ditëlindjes, duke e shprehur edhe drojën se mos i biri edhe do ta kritikonte këtë shfaqje të tij kaq publike.

Përkrah Metës, kjo është "Zonja e Parë" më e veçantë në botë (FOTO ...

Kurse e vogla, Era, që i ka këputur kokën së ëmës edhe nga pamja edhe nga natyra, vazhdon të shijojë me shumë kënaqësi vëmendjen, që e fiton me pashë sa herë që ka dëshirë. Era, nxënëse në Kolegjin Turk Turgut Ozal, është pika e dobët e babit dhe siç ai vetë është shprehur, e vogla e tij është i vetmi person të cilit ai ia hap telefonin në çdo kohë e rrethanë.

Report TV - Ilir Meta pa bashkëshorten në Presidencë, vajza Zonja ...

Ajo është zonjusha e tij shoqëruese në vizita urimesh, por ngelet gjithmonë mikesha e vogël e mamit nuk ka vendosur ende nëse do zgjedhë edhe ajo të tërhiqet si motra dhe vëllai, apo do preferojë të jetë e shfaqur si tani. Për momentin ndihet shumë komode duke pozuar e para me celebrity si Dua Lipën apo Bebe Rexhën, si çdo moshatare e saj, e çmendur pas gocave të famshme.

A e njihni, ky është djali i Ilir Metës? Njihuni me të! /Foto ...
Djali i Ilir Metës feston 20 vjetorin/ Presidenti i bën urimin e ...

Bora, studente në Angli, eshte vajza e madhe e familjes Meta

E rritur me ajrin e politikjës që në pelena, ajo shfaqet aty këtu, kryesisht pranë të atit, Ilir Metës, herë duke e shoqëruar në ndonjë event e herë duke përzier selfie rinore e politikë bashkë (përzierje që LSI-a e ka preferuar gjithmonë si formulë) ka hedhur në ajër edhe fraza vëmendjendjellëse, si rasti i statusit profetik (dhe i pacensuruar nga i ati) i para pak ditëve “Hape rrugën o i pari se ne jemi nga Skrapari”, që na paska thënë më shumë se çdo konferencë shtypi, tryezë vendimesh politike e analizë parashikuese gazetarësh.

MË TEPËR

Kryesore4 orë më herët

Uria në Gaza, një krim lufte

Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Volker Türk, thotë në një intervistë për BBC se Izraeli mban përgjegjësi...

Mix4 orë më herët

Eskortat e huaja “pushtojnë” Tiranën, Lekatari denoncon rastin në pallatin e saj

Në një kohë kur në Tiranë po diskutohet shumë lidhur me kthimin e kryeqytetit në një “parajsë” të eskortave të...

Letersi17 orë më herët

‘Marshi i UÇK’-së, interpretim rrëqethës nga Arif Vladi

“Marshi i UÇK” -së është një ndër këngët më të njohura dhe më të dashura të cilën e ka sjell...

Letersi17 orë më herët

Poezi për atdheun “Mëmëdhe quhet toka, ku më ka rënë koka…”

Poezi nga Andon Zako Qajupi Mëmëdhe quhetë tokaku më ka rënurë koka,ku kam dashur mëm’e atë,ku më njeh dhe gur’...

Mix17 orë më herët

Cilësia e lëkurës nis nga ushqimi, kjo është dieta kundër plakjes

Pavarësisht cilësisë së një kremi, ndërhyrjeve apo përparimit të teknologjisë për të përmirësuar pamjen e jashtme, ajo çfarë do të...

Mix17 orë më herët

Pasuria marramendëse e Selena Gomez, nuk do ta besoni sa fiton për një postim në Instagram

Selena Gomez është një ndër këngëtaret më të pasura të momentit. Me një vlerë neto të raportuar prej 800 milionë...

Kioske18 orë më herët

Kartolinat e paguara nga Tirana

Nga Andi Bushati Sjellja në shqip e një artikulli të përkthyer të revistës lifestyle italiane Vanity Fair, shkaktoi një polemikë të...

Radar1 ditë më herët

“Noc Rroku” strategjik per qytetaret

Klodian Tomorri Qeveria shpalli sot fazen e dyte te tenderin per ndertimin e ujesjellesit Draleos Drimadhes, i cili do te...

Mix1 ditë më herët

Publikohet traileri i pjesës së katërt të “Bad Boys Ride or Die”

Will Smith dhe Martin Lawrence kthehen në rrënjët e tyre në pamjen e parë për pjesën e katërt të ekskluzivitetit ...

Mix1 ditë më herët

Eva Mendes flet për largimin nga aktrimi

Eva Mendes nuk është penduar që ka bërë një pauzë në karrierën e saj të aktrimit për një rol shumë më të...

Facebook