Lidhu me ne

Radar

Në Indi po përdoret jashtëqitja e lopëve me besimin se do të largojë Covid-19, vjen përgjigja e mjekëve

Në Indi po përdoret jashtëqitja e lopëve me besimin se do

Mjekët në Indi po paralajmërojnë kundër praktikës së përdorimit të jashtëqitjes së lopës me besimin se do të largojë Covid-19, duke thënë se nuk ka prova shkencore për efektivitetin e saj dhe se rrezikon përhapjen e sëmundjeve të tjera.

Pandemia e koronavirusit ka shkatërruar Indinë, me 22,66 milion raste dhe 246,116 vdekje të raportuara deri më tani.

Ekspertët thonë se numri aktual mund të jetë 5 deri në 10 herë më i lartë dhe qytetarët në të gjithë vendin po përpiqen të gjejnë shtretër spitali, oksigjen ose ilaçe, duke lënë shumë të vdesin për mungesë të trajtimit.

Në shtetin Gujarat në Indinë perëndimore, disa besimtarë kanë shkuar në strehimoret e lopëve një herë në javë për të mbuluar trupat e tyre me jashtëqitje me shpresën se kjo do të rrisë imunitetin e tyre kundër koronavirusit ose për t’i ndihmuar ata të shërohen.

Në Hinduizëm, lopa është një simbol i shenjtë i jetës dhe tokës, dhe për shekuj me radhë Hindusët kanë përdorur jashtëqitje për të pastruar shtëpitë e tyre dhe për ritualet e lutjes, duke besuar se ajo ka veti terapeutike dhe antiseptike.

“Ne e shohim, edhe mjekët vijnë këtu. Besimi i tyre është se kjo terapi përmirëson imunitetin e tyre dhe ata mund të shkojnë dhe t’u drejtohen pacientëve pa frikë,” tha Gautam Manilal Borisa, një menaxher i asociuar në një kompani farmaceutike, i cili tha se praktika e ndihmoi atë të rikuperohej nga CovidD-19 vitin e kaluar.

Ndërsa pjesëmarrësit presin që jashtëqitja në trupin e tyre të thahet, ata përqafojnë ose nderojnë lopët dhe praktikojnë yoga për të rritur nivelet e energjisë.

Mjekët dhe shkencëtarët në Indi dhe në të gjithë botën kanë paralajmëruar vazhdimisht kundër praktikimit të trajtimeve alternative për Covid-19, duke thënë se ato mund të çojnë në një ndjenjë false të sigurisë dhe të komplikojnë problemet shëndetësore.

“Nuk ka asnjë provë konkrete shkencore që jashtëqitja e lopës funksionon për të rritur imunitetin kundër Covid-19, ajo bazohet tërësisht në besim,” tha Dr JA Jayalal, president kombëtar në Shoqatën Mjekësore Indiane.

“Ekzistojnë gjithashtu rreziqe shëndetësore të përfshira në njollosjen ose konsumimin e këtyre produkteve – sëmundje të tjera mund të përhapen nga kafsha te njerëzit.”

Ekzistojnë gjithashtu shqetësime se praktika mund të kontribuojë në përhapjen e virusit pasi  njerëzit mblidhen në grupe. Madhucharan Das, përgjegjës i një strehe tjetër për lopët në Ahmedabad, tha se ata po kufizonin numrin e pjesëmarrësve, raporton Reuters.

MË TEPËR

Mix1 javë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix1 javë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix1 javë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix1 javë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix1 javë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix1 javë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix1 javë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix1 javë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix1 javë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix1 javë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook