Lidhu me ne

Letersi

Thënie shumë të bukura nga Nizar Kabani

May be an image of 1 person and outdoors

Nizar Kabani – Përmbledhje thëniesh-

Liria është një hamshor të cilin nuk e kalërojnë dot veçse guximtarët.

– Disa qajnë për të harruar, disa qeshin për të harruar, disa flenë për të harruar, unë i kam bërë të katërta, por asgjë s’kam harruar.

– Hapi i parë i suksesit të një vajze është kur e kapërcen idenë e princit të kaltër që pret ti plotësojë dëshirat. Ajo duhet ta arrijë vetë gjithçka, pasi jeta nuk është vetëm një burrë.

– Mbase më shumë se dashuri, njeriu kërkon një vesh që e dëgjon.

– Jo çdo gjë në zemër thuhet, prandaj Zoti krijoi psherëtimën, lotët, gjumin e thellë, buzëqeshjen e ftohtë dhe dridhjen e duarve.

– Kur bashkohet inteligjenca, fantazia dhe intriga femërore tek një grua, dije se je në telash të madh.- Jeta të mëson dashurinë, përvojat të mësojnë kë të dashurosh dhe qëndrimet të mësojnë kush të dashuron.

– Nuk jam i brishtë veçse kur përmallem për ty.- Po të ma mundësonin, do ta përsëritja për herë të dytë dashurinë për ty.

– Kur pij kafe me ty, më ngjan sikur pema e parë e kafesë është mbjellë për ne të dy.

– Mos u ndje në faj e vogla ime, mos u ndje! Çdo femër që kam dashuruar më ka lënë një therrje në zemër.

– Dashuria, në këndvështrimin tim, është dëmshpërblimi i drejtë për të gjithë shëmtitë e kësaj bote, për idiotësitë dhe krimet e saj.- Dashuria është për trimat, burracakët i marton mami.

– Dashurinë nuk e limiton gjeografia e trupit të një femre.

– Asnjë parfum nuk i përngjan parfumit të saj, edhe sikur të shtrydhet e gjithë Franca në një shishe parfumi.

– Femra është si deti, e bukur në shikim, ferr në zemërim dhe e mistershme në thellësi.

– Makiazhi i një femre duhet të jetë kulturor që të bie në dashuri me të. E kam të pamundur ta duroj një femër të bukur por idiote.

– Çdo gjë mund të përgënjeshtrohet, përveç aromës së një gruaje.

– Nëse njeh një burrë që të do më shumë se të dua unë, ma trego që ta përgëzoj dhe pastaj ta heq qafe.

– Rastësisht dashurojmë, rastësisht urrejmë, rastësisht bashkohemi, rastësisht ndahemi, rastësisht shpallim luftra, rastësisht u japim fund.

– Kush hyn në qytetin e dashurisë, ose kthehet fëmijë që andej dhe dashuron gjithçka, ose kthehet plak i thinjur që nuk di nga të marrë arratinë.

– Dashuria, në këndvështrimin tim, nuk është një roman lindor, ku dy personazhet kryesore martohen në kapitullin e fundit të tij. Në fakt, unë e shoh dashurinë si një lundrim pa anije, shoqëruar nga ankthi pamundësisë në mbërritje.

– Atë të bukurën si ta bind unë? Që në zemër e kam dhe e dua shumë?

– Gjithçka që di për ndjenjat e mia, është se ti e dashur je dashuria ime dhe se kush dashuron nuk mendon.

– Duan të pushtojnë botën, ata që nuk hapin dot një libër ta lexojnë. Duan të lundrojnë në det ata që rrëshqasin mbi një pikë uji të derdhur. Paralajmërojnë për revolucion kulturor që djeg të thatin e të njomin, ata, kultura e të cilëve nuk e kalon pragun e kafenesë së lagjes.

– Nëse ia rrëfej detit ç’ndjej për ty, do të braktiste brigjet, guackat dhe peshqit, e do më ndiqte pas.

– Atdheu im, të shndërruan në një serial horror, të cilin e shohim në darkë. Si të të shohim nëse na fikin dritat?

– Jam si shtylla e dritave të rrugës. Qaj, e askush s’i sheh lotët e mi.

– Gruan që dashuron, thirre me një emër të veçantë, me një emër që askush tjetër veç teje nuk e thërret.

– Ekziston vetëm një kulturë, ajo e forcës. Kur jam i fuqishëm, të gjithë njerëzit e respektojnë kulturën time. E kur ligshtohem, bie unë, e bashkë me mua bie edhe kultura ime. Kur Roma ishte e fuqishme ushtarakisht, gjuha latine ishte zonja e të gjitha gjuhëve. Kur ra perandoria romake, gjuha latine u shndërrua në pjatë spageti. Zonja ime, kultura nuk matet me numrin e librave që lexoj, por me numrin e plumbave që lëshoj.

– Ti orvatesh të shkëputesh nga instinkti i tufës, nga mendimet e tufës dhe besimet e tufës, me dëshirën që të jesh unik nga pjesa tjetër e kokrrave të fasuleve, me të cilat ngjason si në formë ashtu dhe në përmbajtje. Në fakt, ti je një prej tyre.

– A e ka në dorë lumi të ndryshojë rrjedhën?

– Askush nuk e meriton vuajtjen tënde. Jepi vëmendje kujt të jep, largohu prej kujt largohet prej teje dhe trajtoji siç të trajtojnë, kaq.

Perkthimi Elmaz Fida

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix2 ditë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix2 ditë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix2 ditë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix2 ditë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix2 ditë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix2 ditë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix2 ditë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix2 ditë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix2 ditë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook