Lidhu me ne

Kryesore

Armand Shkullaku: Zgjedhjet u manipuluan. Basha ka përgjegjësi sepse besoi, që regjimi mundet me votë!


Analisti Armand Shkullaku, ishte i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ku ka folur për zgjedhjet e 25 prillit dhe gjendjen e opozitës. Shkullaku tha se zgjedhjet u manipuluan, por se Lulzim Basha ka përgjegjësi që besoi “se një regjim mund të mposhtet me votë”.

“Zgjedhjet në Shqipëri u manipuluan. Dilema është, a bëri mirë opozita që besoi, që u përpoq të bindte shqiptarët, që një regjim mund të mposhtej me votë? Nga një opozitë që kishte aksiomën jo zgjedhje me Ramën, në një opozitë që hyri me rregullat e lojës të vendosura nga Rama

Kishimi i ligjit elektoral që nuk e favorizonte opozitën por i konvenonte Ramës. Opozita, hyri në zgjedhje me një forcë politike që tetë muajt e fundit, hapi thesin e punësimeve si kurrë më parë. Hyri në një betejë me një parti, që vitin e fundit elektoral, ka rritur shpenzimet në buxhet rreth 30% më shumë se sa një vit normal i zakonshëm i qeverisjes. Hyri me një mazhorancë që kontrollonte të gjithë bashkitë, që kishin nëpunësit e tyre, tenderat, koncesionet.

Hyri me një mazhorancë ku mediat kryesore mbështesnin Ramën, skandali i patronazhistëve. Pra në këto kushte, gara ishte e pabarabartë dhe këtu është përgjegjësia e Bashës që në një garë në kushte të tilla, ai mendoi se do të mposhtë regjimin. Përgjegjësia është që besoi tek një gjë që është ë pamundur.

Ju thatë nuk ka frymë, por ka patur frymë shumë të madhe në 25 prill. Votat e opozitës, janë 730 mijë. Po t’ju shtojmë gjysmën e votave të pavlefshme, janë rreth 770 mijë vota, të cilat ishin vota kundër Edi Ramës.

Ky numër votash, e ka bërë Edi Ramën të mos sillet me tone triumfaliste, por duket si dikush që i ka mbetur në dorë diçka, që bëri gjithcka për ta ruajtur”, tha ndër të tjera Shkullaku.

MË TEPËR

Radar1 ditë më herët

Çfarë na tregoi Sondazhi për Opozitën?

Nga Indrit Vokshi Sondazhi në vetvete është njëfarë “spiunazhi”, ai përdoret si mjet për të mbledhur informacion e për të...

Kryesore1 ditë më herët

Çim Peka sulmon Ylli Rakipin dhe televizionin ku bëhet emisioni

Pak ditë më parë, gazetari Ylli Rakipi, deklaroi në emisionin e tij se para disa kohësh, kishte parë në një...

Kryesore2 ditë më herët

Shkatërrim në masë/ Qeveria pranon zyrtarisht se taksimi do të mbyllë gjysmën e profesioneve të lira

Klodian Tomorri Kur paraqiti projektbuxhetin dhe paketën fiskale të vitit 2024 në Parlament, Ministria e Financave programonte se taksimi i...

Radar2 ditë më herët

Në vend të japë llogari për 3 mandate, Rama merr në pyetjet Fevziun e Mark Markun

nga Anta Muçaku E ju prisni media e gazetari cilësore! Si mund të kemi gazetari cilësore kur Dekanin e Fakultetit...

Mix2 ditë më herët

3 Ushqimet më të mira për shëndetin e dhëmbëve

Ushqimet luajnë një rol kyç në shëndetin e dhëmbëve dhe për buzëqeshjen. Larja dhe pastrimi në imtësi i dhëmbëve, por...

Mix2 ditë më herët

Valbona Selimllari: E shoh shpesh videon kur u shpalla Miss, nuk më pëlqen

Valbona Selimllari ka treguar me shumë për jetën dhe karrierën e saj. Teksa ishte e ftuar ditën e sotme në...

Mix2 ditë më herët

Shenjat e hershme (përveç testit) që tregojnë se jeni shtatzënë

FOTO: GETTY IMAGES Kur mendoni për shenjat dhe simptomat e shtatzënisë, ato klasike që të vijnë në mendje janë shpesh...

Mix2 ditë më herët

Penelope Cruz (50 vjeç) tregon sekretin e bukurisë

GETTY IMAGES Ky vit i është dedikuar me gjithë dashurinë dhe fuqinë grave të Hollywood që janë mbi të 50-tat...

Mix2 ditë më herët

Disa emra të shkurtër për bebushat, frymëzuar nga VIP-at shqiptarë

Emrat e shkurtër janë gjithnjë e më në modë. VIP-at shqiptarë nuk u kanë rezistuar trendit me emrat që memorizohen...

Mix2 ditë më herët

Brad Pitt zbuloi tre “super filmat” që nuk donte t`i bënte: E urreja të punoja aty!

Brad Pitt ka zbuluar se në cilët filma e ka urryer të punonte, edhe pse ato rezultuan ne fakt, nje...

Facebook