Lidhu me ne

Kryesore

Ti tjetrin, tjetri ty, e kështu me rradhë, mos lini human pa vrarë.

Nga Edison Ypi

Po fillove me dyshime, jo ti po un, jo un po ti, vjen tjetri të vret ty.
Po vazhdove me hezitime duhet apo s’duhet ta vrasësh ti tjetrin, ta bën tjetri gropën ty.
Çlirohu nga ankthi torturues duke e vrarë ti tjetrin para se tjetri të vrasi ty.
Më mirë të vuaj pak çaste ai që vritet, se përgjithmonë të dy.
Vrite tjetrin pa të lëvizur qerpiku.
Edhe nëse tjetri është babai yt ose vëllai yt, ose farefisi yt, vrite tjetrin pa hezitim.
Momenti më i përshtatshëm me e vra tjetrin është ta vrasësh në gjumë.
Tjetër rast i mirë me e vra tjetrin është me bukë në gojë.
Edhe me mish në ngojë s’ësht keq.
Ta vrasësh tjetrin tu pi kafe në qef të vet, është gjithashtu e këshillueshme.
Vrite tjetrin për hiçgjë.
Me kalashnikovin e fshehur, me sqepar, me sëpatën me bisht të shkurtër dhe teh rrezëllitës që e bleve një ditë në pazar për ta pasur për çdo rast, me çfardolloj mjeti, për çfardolloj arsyeje, vetëm pa e vra mos e lej.
Ik vrite tjetrin.
Mos e zgjat.
Bjeri shkurt.
Shko trokit. S’ka rëndësi nëse tjetri del te dera i veshur apo i çveshur, me patollona apo me tuta, me pizhama apo me brekë. Rëndësi ka ta vdesësh në çast duke e godit në rruz të qafës. Koka si bostan në dysheme. Gjaku vu.
Mos u tut nga njerzit e shtëpisë. Do kesh mirkuptimin e tyre të plotë. S’janë më të mirë se ty. Rastin për ta hequr qafe tjetrin që edhe atyre ua ka nxirë jetët, kanë kohë që e presin. Nuk do i thonë Policisë që e vrave ti. Do i thonë erdhi e vrau dikush me kapuç të zi në kokë që u largua në drejtim të paditur.
Pasi ta vrasësh ti tjetrin, do vij tjetri të vrasi ty.
Në këto ditë të vështira që po kalon Kombi, ta vrasësh ti tjetrin dhe të vrasi tjetri ty, është vepër patriotike me vlerë të pallogaritëshme për brezat e ardhshëm që do mahniten me trimninë, besën dhe burrërinë e brezave të tashëm.
Ti tjetrin, tjetri ty, e kështu me rradhë, mos lini human pa vrarë.
Vritini të gjithë: Nënat, baballarët, vëllezërit, motrat, miqtë, mikeshat, bijtë, bijat, nipat, mbesat, kushurinjtë, kushurirat, fshatin, qytetin, të gjithë, derisa nga Konispoli në Vermosh dhe nga Mokra në Karavasta të mbeten vetëm ata dhe ato që nuk e vrasin njëritjetrin, gjarpërinjtë, nëpërkat, gaforret, zhabat.
Po fillove me dyshime, jo ti po un, jo un po ti, vjen tjetri të vret ty.
Po vazhdove me hizitime duhet apo s’duhet ta vrasësh ti tjetrin, ta bën tjetri gropën ty.

MË TEPËR

Kioske1 ditë më herët

“Luftën po e kërkon Europa, jo Rusia” – Viktor Orbán

Atmosfera e krijuar në Europë, sipas kryeministrit hungarez, i ngjan asaj të para Luftës së Parë dhe të Dytë Botërore....

Mix1 ditë më herët

Honor Magic V Flip: smartphone i ri i palosshëm me bateri 4,500 mAh

Disa imazhe të smartfonit të ri të palosshëm Honor kanë rrjedhur në internet, si dhe disa detaje mbresëlënëse rreth baterisë...

Mix1 ditë më herët

Apple dhe Samsung monopolizojnë renditjen e smartfonëve më të shitur. Zbuloni top 10-shen

Sipas të dhënave të fundit nga Counterpoint Research, Apple dhe Samsung mbajtën një kontroll të fortë në tregun global të...

Mix1 ditë më herët

Njihuni me simptomat e kancerit të mushkërive!

Kanceri i mushkërive është një nga sëmundjet më serioze dhe të rrezikshme që prekin njerëzit në mbarë botën. Njohja dhe...

Aktualitet1 ditë më herët

Dashamir Shehi ndahet nga Berisha e Basha: S’e kanë vrarë mendjen fare për hallet e qytetarëve!

I zhgënjyer nga aleatët tradicionalë të opozitës kreu i LZHK Dashamir Shehi, është bashkuar me Ekrem Spahinë, kryetarin e Partisë...

Kryesore1 ditë më herët

Ku e sheh veten pas 20 vitesh? Rama: Katunar pa pretendime dhe i padukshëm

Kryeministri Edi Rama, në podkastin e tij “Flasim” ku kishte të ftuar këngëtarin Alban Skënderaj, ka treguar pas 2 dekadash...

Mix1 ditë më herët

Lady Gaga zbulon nëse do të ketë një vazhdim të “Telephone”

Lady Gaga dhe Beyoncé mund të mos kenë publikuar një vazhdim të “Telephone” në Cowboy Carter, por një bashkëpunim tjetër...

Mix1 ditë më herët

Oriola Marashi publikon foto nga palestra, “çmend” rrjetin me linjat trupore

Oriola Marashi vazhdon të jetë njëra ndër modelet më të komentuara shqiptare. Pozat e saj provokative nuk mungojnë thuajse për...

Kioske2 ditë më herët

Portret në Le Figaro Magazine/ Enigma e Mira Muratit

” Gruaja në hije që ndriçon inteligjencën artificiale”, kështu e ka titulluar shkrimin për Mira Muratin që Lapsi. Al po...

Mix2 ditë më herët

5 zakone që të bëjnë nervoz pa e kuptuar

Hulumtimet tregojnë se truri ynë është i fokusuar në gjërat negative. Ironikisht, disa nga mekanizmat e përballimit që përdorim për...

Facebook