Lidhu me ne

Letersi

Thënie, shprehje dhe aforizma shumë domethënëse nga Charles De Gaulle (Sharl De Gol, 1890-18970)

VOAL – Një vend i madh e me peshë nuk ka miq.

Një lider i vërtetë gjithmonë mban një element befasie në mëngën e tij, të cilin të tjerët nuk mund ta kuptojnë, por i cili e entusiazmon publikun dhe e mban me gojë hapur.

Autoriteti nuk ka rezultat pa prestigj, prestigji nuk ka rezultat pa distancë.

Kina është një vend i madh i banuar nga shumë kinezë.

Kisha është i vetmi vend ku të tjerët më flasin dhe unë nuk duhet të jap përgjigje.

Këshillat janë punë e shumë njerëzve. Veprimi është punë e vetëm një njeriu.

Diplomatët janë të dobishëm vetëm në mot të mirë. Sa fillon të bjerë shi, ata i dredhojnë çdo pike.

Mos më pyet kush ka ndikuar tek unë. Luani përbëhet nga qengjat që ka ngrënë, dhe unë kam lexuar gjithë jetën time.

Përballur me krizën, burri me karakter mbështetet tek vetja. Ai ua detyron të tjerëve mënyrën e tij të veprimit, merr përgjegjësinë për këtë, dhe bën të vetën.

Lavdia iu ulet në prehër vetëm atyre që e kanë ëndërruar gjithmonë atë.

Franca nuk mund të jetë Francë pa madhështinë.

Franca e ka humbur betejën, por jo luftën.

Madhështia është një rrugë që të çon drejt së panjohurës.

Si mund ta qeverisë kush një vend që ka dyqind e dyzet e pesë lloje djathi?

Unë jam me rritur me edukatën që ta respektoj gjithmonë autoritetin dhe ata që janë në detyrë.

Unë i kisha kundër meje borgjezët, ushtarakët e dipomatët, dhe me mua ishte vetëm populli që merrte Metronë.

Mendoj se politika është një gjë tepër serioze për t’ua lënë në dorë politikanëve.

Unë i dëgjova pikëpamjet tuaja. Ato nuk përputhen me të miat. Vendimi është marrë njëzëri.

Jam përpjekur ta nxjerr Francën nga balta. Por ajo do të kthehet te gabimet e saj dhe të vjellat e saj. Unë nuk mund t’i ndaloj francezët të jenë francezë.

E kisha shumë të vështirë ta shpëtoja Francën më 1946 – atëherë unë nuk kisha televizion.

Unë i respektoj vetëm ata që më rezistojnë mua, por nuk mund t’i toleroj ata.

Unë isha Franca.

Në mënyrë që të bëhet sundimtar, politikani shtiret si shërbëtor.

Në politikë është e domosdoshme ta tradhtosh vendin tënd ose elektoratin. Unë parapëlqej ta tradhtoj elektoratin.

Në rrëmujën e njerëzve dhe të ngjarjeve, vetmia ishte tundimi im; tani është mikja ime. E çfarë kënaqësie tjetër mund të kërkosh kur të ballafaqohesh me Historinë?

Nuk është e tolerueshmë, nuk është e mundshme që nga kaq shumë vdekje, kaq shumë sakrifica dhe rrënime, kaq shumë heroizmi, të mos dalë një njerëzim më i madh dhe më i mirë.

Kurrë mos hiq dorë nga iniciativa.

Asnjë vend nuk ka miq, ka vetëm interesa.

Asgjë e madhe nuk mund të arrihet ndonjëherë pa njerëz të mëdhenj, dhe njerëzit janë të mëdhenj vetëm nëse vendosin të jenë të tillë.

Pleqëria është një anije e mbytur.

Nuk mund të qeveriset me “por”-e.

Nuk mund të arrestohet Volteri.

Patriotizëm është kur dashuria për popullin tënd është mbi të gjitha; nacionalizëm kur urrejtja për popujt e tjera është mbi të gjitha.

Heshtja është arma e fundit e pushtetit.

Ngaqë politikani nuk iu beson kurrë atyre që thotë, ai gjendet i befasuar kur e mban fjalën.

Sa më shumë që arrij t’i njoh njerëzit, aq më shumë gjendem i dashuruar në qentë.

Varrezat janë plot me njerëz të pazëvendësueshëm.
Lideri duhet të ketë qëllime të larta, të shikojë larg, të gjykojë me zemërgjerësi, duke e veçuar veten nga njerëzit e zakonshëm të cilët debatojnë për çikërima.

Shpata është boshti i rruzullit dhe fuqia e saj është absolute.

Burrështetas i vërtetë është ai që është i gatshëm të përballë rreziqet.

Të qeverisësh do të thotë të zgjedhësh midis disavantazheve.

Traktatet janë si trëndafilet apo si vajzat e reja, zgjatin sa zgjatin.

Kur kam të drejtë, unë zemërohem Churchill zemërohet kur është gabim. Ne jemi të zemëruar me njëri tjetrin shumicën e kohës.

Kur dua të di se çfarë mendon Franca, unë pyes veten time.

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook