Lidhu me ne

Kritike

Berisha: Edvin, je një skllav mjeran i padronit tënd Vuçiç


Reagon ish-kryeministri Sali Berisha për “koncertet politike”, duke komentuar edhe gjuhën e përdorur nga kryeministri Edi Rama.

“Sipas tij të parët kishin sulmuar këngëtaren e mirënjohur shqiptare Dua Lipa vetëm se ajo vishej me flamujt e kombit të vet kurse të dytët po sulmonin Goranin e pafajshëm tek i cili sipas tij nuk kishte asgjë antishqiptare madje as dhe serbe por vetëm e vetëm se ai këndonte serbisht.

Kjo analogji të rikujton krahasimin që i bënte Enver Hoxha, Patër Gjergj Fishtës me serbomadhin famezi, ish-kryeministrin e mbretërisë se sllavëve të jugut Vlladan Gjeorgjeviçin. Hoxha që po punonte intensivisht për bashkimin e Shqipërisë si republikë e shtatë e Jugosllavisë nuk mund të pranonte që vetëm serbët të kishin racistë antishqiptar dhe për të kenaqur padronët e tij në Beograd, Titon dhe Rankoviçin shpalli kollosin e letrave shqipe Gjergj Fishten, në një fjalim që mbajti në Kuç, si racist antiserb dhe e krahasoi atë me ish-kryeministrin famzi Gjeorgjiviç.”, komenton Berisha.

Berisha thotë që mund të “thuhet se i shpëlarë nga çdo moral njerëzor dhe në çdo aspekt është krahasimi si persona i Dua Lipës, një vajzë që me talentin e saj ka arritur në majat botërore të këngës me Goranin, i cili qenka i pafajshëm në raport me nacionalizmin e verbër etnik serb sa vet 30-vjeçarja Dua Lipa.”

Sipas ish-kryeministrit politika e koncerteve duhet t’i sherbeje afrimit dhe mirekuptimit te popujve.

“Por koncertet politike të këtij gushti në veri të Kosovës dhe juglindje të Shqipërisë me Çorbën dhe Goranin të planifikuara në Beograd për mjaltimin e Ballkanit te Hapur ishin në vete edhe një kurth i ndyrë që serbomadhi Vuçiç dhe argati i tij i Tiranës, Zografi bis sajuan kundër shqiptarëve me moton bashkim-vllazërim në të vërtetë bashkim-poshterim. Ata me lojën e tyre të rrezikshme e zjarrnxitëse dështuan të dy si gangsterë provokatorë!

Mirëpo pas dështimit me sukses të koncertit të Bregoviçit në Korçë, në një akt përulje gjer në pështirosje ndaj padronit të tij Vuçiç dhe si për t’i kërkuar ndjesë atij për de fakto braktisjen e Goranit nga publiku i civilizuar i Korçës, Zografi Bis tejkaloi çdo kufi në vetposhtërimin e tij.

Ai shpejt e shpejt shpiku analogjinë jo vetëm midis çetnikve serbë dhe fashistëve shqiptarë por edhe të viktimave të tyre respektive.”, shkruan Berisha.

“Gorani ka nënë serbe por absolutisht asnjëri nuk e ka sulmuar atë pse është djali i një nëne serbe. Por Goranin e kanë sulmuar si kolaboracionist jo me kallash në dorë por me këngën e tij në koncertin e tij famkeq të mbajtur në Selanik kundër bombardimit nga NATO të kasapit të Ballkanit, Millosheviç për plojen e tmerrshme që ai kishte ndërmarrë ndaj shqiptarëve në Kosovë.”, thekson më tej Berisha.

Sipas Berishës “duhet të jesh i zhveshur nga çdo moral dhe ndjenjë njerëzore të krahasosh sulmet e ultranacionalistëve serbë kundër këngëtares shqiptare me zërat, thirrjet kundër koncertit të Bregoviçit të përfaqësive të 20 mijë vajzave, grave, nënave dhe motrave shqiptare të Kosovës”, të cilat siç shprehet Berisha “përjetonin mynxyrën më tragjike që mund t’i bjerë një femre, përdhunimet shtazore nga fallangat e Millosheviçit ndërkohë që Bregoviçi me këngën e tij protestonte me koncert në mbrojtje të rregjimit mizor të shefit të përdhunuesve të tyre.”

“Edvin, me këtë krahasim dëshmon se në gjak, deje dhe të gjithë qenien tënde je një skllav mjeran i padronit tënd Vuçiç. Edvin ti nderohesh me të thënë nuk je shqiptar. Ndaj po të them ti nuk je njeri!”, thekson Berisha.

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook