Lidhu me ne

Kioske

Artur Zheji: Mali i Zi, Edi Rama Gri dhe Albini i Kuq!

Nga Artur ZHEJI

“Open Ballkan”, u gjunjëzua në Mal të Zi. Sulmi serb aty, me teshat e priftërinjve ortodoksë të organizuar në detashmente sulmi, politike dhe quasi paramilitare, e mbushën më kakërdhija minjsh, tortën e papjekur të gjeopolitikanit junior Edi Rama. Kësaj rradhe, ngjyrë Gri dhe besohet fytyrë errësuar nga grisja që serbët i bënë farsës, së tangos Vuçiç-Rama dhe refuzimi kuptimplotë të kësaj tangoje nga Gjukanoviç dhe nga Albin Kurti.

Ofensiva mirëfilli serbo-madhe, me zjarr e hekur kundër Podgoricës dhe pro-Oksidentalizmit malazez, me prapavijë të qartë destabilizuese, hodhi në erë farsën pa themel të vëllazërimit shumë të parakohshëm serbo-shqiptar…

Shalqinjtë e Konispolit, që kryeministri ynë, ka, kaq shumë me merak se prishen rrugës për në Beograd, nuk mund të vendosin linjat e gjeopolitikës në Ballkan.

Anipse zoti Vuçiç, me kabinet të mirëfilltë këshillues në politikën e jashtëme, duhet të jetë habitur jo pak me diletantizmin pordhëmadh, të gjeo-strategëve pranë KM-së sonë hokatar dhe lojtar i madh, në batuta-shkencën e madhe ballkanase…

E kuqja e shalqinit të Ramës dhe e kuqja e gjakut të derdhur në Kosovë, nuk kanë asgjë të përbashkët. Sepse serbët në Ballkan, janë sot, pas Greqisë, blerësit më të mëdhenj të armëve. Të cilat nuk i shkëmbejnë me shalqinj, por me pozicionime gjeopolitike në favor të Mëmës së madhe Rusi. Ka rreth 300 vite që funksionon kështu. Dhe ndoshta do të vazhdojë edhe këto 30 vite që Rama ka hyrë në politikë. Madje dhe shumë përtej 30 viteve.

Kryeministrit tonë duhet t’ja thonë këto gjëra. Beogradi politik, nuk është i thjeshtë ai Tirana politike, ka shumë arkiva, shumë labirinthe dhe shumë rafte mbushur me dosje të nxehta dhe të lagështa, që ruhen mbi dhe nën tokë. Për të gjithë politikanët shqiptarë apo ish politikanët shqiptarë, politikanë ballkanas dhe ish politikanë ballkanas dhe jo vetëm.

Nuk mund të thuhet se qasja e kryeministrit të Tiranës, nuk ishte një qasje që tërheq vëmendjen. Sidomos në Perëndim ku shpresohet me të madhe që të fryjnë erëra të reja, sa më pak helmuese dhe sa më larg aromës së gjakut.

Por ja, doli që, qëndrimi “skematik”, kuqalash apo kuq-e-zi i Albin Kurtit, na ishte më largpamës dhe më larg aventurës me serbë qengja dhe pëllumba. Sepse as nuk janë dhe as nuk jemi, rraca qingjash dhe pëllumbash ne. Dhe kjo nuk është një mburrje, por kështu kemi qëlluar nga koha.

Duhet ti themi faleminderit rezistencës së Oksidentalizmit në Mal të Zi, që Shqipëria diplomatike e Kryeministrit Rama, të nxitojë të hapë sytë. Të heqë dorë, nga besimi i ripërtëritur te serbi Vuçiç, që nisi sulmin e tij të madh në Mal të Zi, duke e bërë të skuqet (besoj) “vëllain” e ri, të Tiranës/ 360grade.al

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook