Lidhu me ne

Temporal

Ditëlindja e Tanit të Top-it, Lori Hoxha dedikim prekës për të atin: E jotja.. përgjithmonë!

Ditëlindja e Tanit të Top-it, Lori Hoxha dedikim prekës për

“Top Channel” e kujton 16 tetorin si një ditë të shënuar. Themeluesi i medias më të madhe në vend, Dritan Hoxha ka ditëlindjen pikërisht në këtë datë.

Prej 14 vitesh familja dhe stafi i Top Media, e feston ditëlindjen e tij pa praninë e Tanit, të cilin një aksident tragjik i mori jetën në vitin 2018.

Në ditën e lindjes, vajza e tij e madhe Lori Hoxha, i ka kushtuar të atit një letër të ndjerë duke i uruar ditëlindjen dhe njëherazi duke i treguar pak nga momentet të cilat Tani nuk arriti dot t’i jetonte me të dashurit.

LETRA  E PLOTË:

Teksa shkruaj kam perballe pamjen me te bukur ne bote; nje nga ato qe kerkoje me ngulm ti gjithe vitin sepse po te ndjeje pak ftohte futeshe direkt ne makinen tende dhe ferkoje duart. Kam perballe Itanin qe eshte rimisherimi jot; po aq i gjate, i bukur, kokforte dhe me ate humorin e bezdisshem qe te vinte ne siklet perpara tavolines po ti prape qeshje se ishte me vend. Nga ana tjeter eshte Sara qe po ndjek Oman dhe London; njeri do te luaj ping pong dhe tjetri me thote qe qenkam bere pak kacurrelse sot.

Dy njerez komplet te ndryshem, qe i imagjinoj ne shpinen tende teksa i tregon boten tende dhe i thua “jo ate”, se e ndaje shume mire te drejten dhe refuzoje te beheshe pale me cdo gje qe nuk ishte e tille. Te ngjajne shume mendoj une, ose jam une qe kerkoj me ngulm te te shoh ne cdo brez qe do te vije. Mami po pi kafen qe e shoqeron me nje cigare. Ta dish qe e ka filluar qe kur nuk vije me ne shtepi. E di e di, i kam thene po e do ta degjoje nga ty. Diku do dilte nga deshirat e tua megjithese ato me te medhat i ka ruajtur te gjitha. Redia me shkruan ne telefon; eshte po aq moskokcarese sa kur vije ne Itali dhe thoje “goca mamit kjo” se nuk dilte te dera si une dhe Sara.

Redia vazhdon do me ate dashurine qe mban nga brenda, dhe boshkllekun tend e ndjen sot me shume se kurre. Gjithesesi ta dish, ate do gjeje zgjuar ne oraret qe rrije ti dhe me siguri do vinte e para kur doje ndonje xhiro me makine naten vone. Une jam ketu; me dyshimet e mia si gjithmone dhe per cdo gje. Kurioze a do ishe i lumtur per ne dhe kush do ishim ne sot me ty. Gjithe jeten pas ikjes tende kam degjuar fjaline “po te mos ishe vajza tij…” dhe jam kurioze vertete, dhe pse e di qe mua vajzen tende me ben ajo cka kam brenda. Me bejne floket kacurrela, karakteri impulsiv, dashuria per jeten e bukur, pretendimet e larta per njerezit, parimet e forta dhe deshira per tu vetpermirsuar cdo dite. Por me kurioze jam si do kishim ecur bashke sot. Nuk u zgjata aq sa doje, por besoj do kishim ecur me koken larte te dy.

Viti i 14 qe e festojme ditelindjen tende pa ty dhe pa merakun tend qe po “plakesh”. Do hap nje vere te kuqe sot dhe pse ta dish qe une e pi te bardhe. Diku do ndryshoja dhe une nga ti dhe pse te ndjek cdo hap e te kopjoj sikur je influenceri im i preferuar. Me mungon cdo dite e te kujtoj cdo dite po ti kete e di se sje shume larg. Gezuar ditelindjen kutie. E jotja sot dhe gjithmone, Lori Tanit.

https://www.instagram.com/p/CVFpSrtqIrS/?utm_source=ig_embed&ig_rid=831819c6-d2b2-49a6-ac88-1375b9bdb898

MË TEPËR

Mix1 javë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix1 javë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix1 javë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix1 javë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix1 javë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix1 javë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix1 javë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix1 javë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix1 javë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix1 javë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook