Lidhu me ne

Kioske

Kush janë më qefllinj, kinezët apo ne shqiptarët?

Nga Bledi Mane/ Atdheu im, Ç’qipëria

Kam vite të tëra që kërkoj fytyra të lumtura në këtë vend por s’mundem. Në ushqimoren përballë gruaja e pronarit të qesëndis nëse blen edhe ujin. Lacat dhe të fortët e lagjes pavarësisht formës trapezike të kafkës dhe trurit brenda ta çajnë trapin me ironinë e tyre që u vjen era xaxiq dhe të kërcënojnë orientalisht edhe kur nuk ua var aspak.

Kamarieri në mëngjes ta servir kafen si granatë mësimore pavarësisht se ti ke vite që nuk ia ndan bakshishin. Në zyrat e administratës edhe fodullëku edhe prepotenca të çjerr respektin e nuk e sheh njeri në sy hallexhiun kur flet. Mjeku të vëzhgon vëngër kur kërkon pak ndihmë për sëmundjen dhe jetën tënde ia le në dorë sanitares. Bodyguard-i i clubit në Bllok të fryhet e të trajton si lyps, jo si parashpenzues e të kërkon llogari edhe për facoletat që mban në xhep ndërsa atij përballë me pistoletë në brez i hap rrugën.

Nuk qesh njeri në këtë vend por vetëm deformojmë mimikën e fytyrës aq shumë sa duken më të plakur se dhe vetë historia e atdheut. Rrudhat që ia injektojmë vetes artificialisht nuk ka dermatolog e kirurg facial ti riparojë. Nuk shoh fytyra të lumtura, vetëm brengë dhe fukarrallëk jo vetëm financiar.

Madje, edhe fëmijëve e të rinjve po ua trashëgojmë këtë fodullëk të poshtër. S’ndjehet dashuri asgjëkundi, gjithkush trajtohet si sfidant, armik ose rival. Urrejtje dhe paragjykime për femrën, për malësorin, për fenë, për romin, për jevgun, për lezbiken, për të pasurin, për lypsin, për kundërshatrin politik, për homoseksualin, për femrën e bukur, për djalin inteligjent, për të suksesshmin, për disfatistin, për kunatin, për komshiun, për zengjinin dhe fukarain, për veten…

Shpesh herë vras mendjen dhe them: Këtu s’ka harmoni dhe respekt e kur nuk bashkëjetojnë këto të dyja s’ka as dashuri. Dhe kur s’ka dashuri s’ka as përkëdhelje, s’ka as puthje, s’ka as epsh, s’ka as seks. E kur s’ka seks, s’ka as orgazëm, ska as spermë, s’ka as vezore të hapura, s’ka as shtatzani, s’ka as lindje, as pjellori, as vazhdimësi, as fëmijë, as lodra, as energji, as gjenerata, s’ka as shkolla, as universitete, as plazhe, as udhëtime, as argëtime, as aventura, s’ka as jetë…

Prandaj kemi mbetur historikisht dhe ende jemi një komb i vogël, i pmakur. I vogël në numër popullsie, minimal në dashuri për njëri-tjetrin. Një pjesë prej nesh ikin në kurbet, një pjesë prej nesh ikin nga mendja,një pjesë prej nesh ikin përgjithmonë nga kjo jetë.

Ndaj dua ta di se jam kureshtar kronik: Kush janë më qefllinj, kinezët apo ne shqiptarët?

MË TEPËR

Mix6 ditë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix6 ditë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix6 ditë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix6 ditë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix6 ditë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix7 ditë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix1 javë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix1 javë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix1 javë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix1 javë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook