Lidhu me ne

Mix

Omega 3 – yndyra çudibërëse!

Sipas shumë studimeve të fundit shkencore, yndyrat e peshkut kanë një aftësi për t’i mbrojtur qelizat nga plakja dhe jo vetëm kaq. Ato mund të parandalojnë tumoret, sëmundjet kardiovaskulare, depresionin njofton Fermasot.com

Ja në ç’mënyrë:

Omega3 është një yndyrë që përftohet nga prodhimet e detit. Sipas një studimi të fundit të publikuar në një revistë shkencore amerikane, del në pah se në çfarë mënyre acidet e kësaj yndyre janë të afta që ta mbrojnë qelizën nga fenomeni i plakjes. Madje ka shkencëtarë që thonë se janë në prag të vërtetimit të një tjetër vetie të mrekullueshme të kësaj yndyre: aftësisë për ta mbrojtur femrën nga tumori i gjirit. Entuziazmi që ka ngjallur diçka e tillë në rrethet shkencore, është kaq i madh, sa të shumtë nga shkencëtarët e kanë cilësuar tashmë Omega3 si “mbretëreshën” e yndyrave. Madje, pikërisht zhdukja e yndyrave të tilla nga dieta e perëndimorëve është një nga faktorët e problemeve të mëdha shëndetësore me të cilat janë përballur për shumë vite, përfshi edhe kancerin e gjirit. Kjo, sepse sipas studiuesve, Omega3 ka një aftësi shumë të mirë për të mbrojtur arteriet kardiovaskulare nga plakja cerebrale dhe parandalon një numër të madh shqetësimesh, ndër të cilat mund të përmendim depresionin, problemet me veshkat, kolitin dhe disa forma tumorale.

Por për çfarë bëhet fjalë më konkretisht?  

Kur flasim për Omega3, kemi parasysh të paktën 3 lloj acidesh të ndryshme: më të njohurit (acidi eikosapentaenoiko, Epa dhe ai dokoesaenoiiko Dha) janë të pranishëm kryesisht në prodhimet e detit dhe duhet që të bëjnë patjetër pjesë në dietën tonë. Kjo do të thotë me pak fjalë që duhet të konsumojmë shumë më shpesh peshk nga sa kemi bërë deri më tani dhe veçanërisht  këshillohet salmoni. Por edhe acidi i tretë i Omega3, ai alfa-linoleico Ala, është thelbësor për organizmin tonë, i cili nuk është i aftë që ta sintetizojë vetë një acid të tillë. Bëhet fjalë për një acid që gjendet shumë më shpesh në botën e zarzavateve, në yndyrën e farërave dhe te stikat. Pra një dietë e pasur me perime kryesisht të gjelbërta është shumë e rëndësishme për të pasur një shëndet të mirë. E rëndësishme është gjithsesi që të shmangen yndyrat me origjinë shtazore. Pra një dietë e balancuar, e pasur me zarzavate dhe peshk, duhet që të jetë e mjaftueshme për të siguruar të gjithë elementët e nevojshëm për të përftuar Omega 3.
Kjo është shumë e rëndësishme, veçanërisht për sa u përket grave shtatzëna në momentet e formimit të embrionit të foshnjës së ardhshme. Janë acide që shërbejnë për të siguruar një zhvillim të rregullt të fetusit. Dhe nuk është aspak e nevojshme që një grua, e cila ka një dietë të tillë, të përdorë edhe vitamina apo elementë të tjerë farmaceutikë. I rëndësishëm është jo vetëm përdorimi i peshkut, por edhe mënyra e këtij përdorimi. Sigurisht që përparësi në këtë rast ka peshku i freskët dhe më pas vjen ai i konservuari, që sigurisht ka më pak vlera. Po ja cilat janë më konkretisht disa nga përparësitë e këtyre yndyrave:

Mbrojtja e qelizave.

Duke vëzhguar atë që ndodhte me qelizat e pacientëve pas injektimit të Omega3 në organizëm, një mjek pati një ide mbi të cilin bazoi një studim të tërë. Studimi synonte zbulimin e mënyrës së funksionimit të Omega3 te qeliza dhe më saktësisht efektin e tyre te telomeret, ose qimet mbrojtëse që ndodhen në majë të kromozomeve që bëjnë edhe transportin e ADN-së. Sa më të gjata të jenë këto qime, aq më mirë është, sepse me kalimin e kohës ato shkurtohen dhe rrallohen dhe kjo bën që ta ulin ndjeshëm shpejtësinë dhe cilësinë e funksionit të tyre. Pikërisht Omega3 ka një ndikim shumë pozitiv në ruajtjen e jetëgjatësisë së këtyre qimeve dhe në një farë mënyre kjo ndikon indirekt në shmangien e plakjes së njeriut. Pra, me pak fjalë, ata persona që kanë më shumë yndyra peshku në trup, i kanë më të gjata telomeret. Shpjegimi për këtë është se kjo lloj yndyre shkatërron oksidimin që është një nga faktorët erozivë të të gjitha organeve të trupit të njeriut.

Ndihma për zemrën

Në Shtetet e Bashkuara, ata që kanë kaluar probleme në zemër, kryesisht një infarkt, marrin doza Omega3. Edhe sot, në nivel ndërkombëtar ka një marrëveshje në lidhje me efektet pozitive që ka në zemër Omega3. Madje, sipas një studimi, ka një rënie të vdekshmërisë nga sëmundjet e zemrës tek ata persona që e përdorin këtë lloj yndyre më rregullisht, krahasuar me ata që e përdorin në sasi më të vogël.

Kanceri

Një nga arsyet e entuziazmit për Omega3 është edhe fakti që shumë studiues mendojnë se një efekt parandalues Omega3 mund të ketë edhe ndaj kancerit. Kështu, është marrë në studim një kampion grash pas menopauzës, të cilat u ndanë në dy grupe, në ato që kishin marrë një sasi të konsiderueshme vaji dhe në ato që nuk e kishin marrë. Pas disa vitesh u vu re se gratë e grupit të parë ishin më të prirura që të mos zhvillonin kancer, ndërsa të dytat kishin më shumë prirje. Ky rezultat pati jehonë në të gjithë botën mjekësore, duke shtuar shumë shpresat e parandalimit të sëmundjeve të tilla.

Depresioni

Deri më sot ka ekzistuar bindja që Omega3 mund të parandalonte deri në njëfarë mase depresionin dhe kjo bazohej kryesisht te vëzhgimet epidemiologjike të profesorëve të ndryshëm, që zbuluan se depresioni në Gjermani ishte më i pakët në zonat bregdetare, pra aty ku njerëzit konsumojnë një sasi më të madhe peshku se në zona të tjera. Por së fundmi, një tezë e tillë është konfirmuar plotësisht.

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook