Lidhu me ne

Mix

Ushtroni sipas grupeve të gjakut

Grupi juaj i gjakut mund të tregojë karakteristikat tuaja, pikërisht ashtu siç i tregon edhe ADN-ja e ndonjë personi.
Ai po ashtu mund të ndikojë se cila mënyrë e ushtrimeve dhe ushqyerjes është më e mirë për ju. Karakteristikat e disa grupeve të gjakut në ushqyerjen tuaj mund të ndikojnë pozitivisht në ndryshimet tuaja fiziologjike dhe psikike. Trupi juaj reagon në ushqimet e caktuara, të cilat janë të dobishme për grupin tuaj të gjakut.

Grupi i gjakut 0
Ky është grupi më i vjetër i gjakut i cili daton të paktën 40.000 vjet para Krishtit. Njerëzit me grupin 0 të gjakut janë donatorë universalë për të gjitha grupet e gjakut. Pasi që pasardhësit e këtij grupi të gjakut datojnë që nga e kaluara e largët dhe ishin gjuetar të kafshëve të egra, atyre më së miri u përgjigjet ushqimi i pasur me proteina, siç është mishi i kuq, mishi i peshkut (salmoni, skumbri, sardelet), mishi i qengjit ose mishi i kafshëve të egra. Këtij grupi nuk i përgjigjet ushqimi me drithëra, veçanërisht me miellin e grurit, sepse nuk mund ta tresin si duhet. Në rastin ideal ky grup i gjakut duhet t’i largojë tërësisht drithërat nga ushqimi. Njerëzit me këtë grup gjaku mund ta lëshojnë veten në ushtrime mjaft të lodhshme siç janë treningu me pesha, aerobiku, vrapimi dhe noti.

Grupi i gjakut B
Ky grup i gjakut është krijuar në malësitë e Himalajeve në mes viteve 10.000 dhe 15.000 para lindjes së Krishtit. Këta njerëz zakonisht e kanë prejardhjen nga nomadët dhe fiset që kanë dominuar në zonën e Evropës dhe Azisë. Njerëzit me këtë grup gjaku duhen të hanë ushqim të balancuar dhe të llojllojshëm që përmban mish dhe perime. Njerëzve të tillë më shumë u përgjigjen ushtrimet e shpejta deri të moderuara, siç janë noti, pilates dhe ecja.

Grupi i gjakut A
Ky grup i gjakut rrjedh nga neolitikët, do të thotë njerëzit që janë marrë me bujqësi. Njerëzit me këtë grup të gjakut më së miri ndihen me ushqim vegjetarian. Karbohidratet duhen ta përbëjnë shumicën e ushqimit të këtyre njerëzve. Po ashtu në organizëm duhen të konsumohen edhe proteinat nga ushqimi vegjetarian siç janë soja, fasulet, bimët bishtajore, etj. Drithërat, gati të gjitha janë të shkëlqyeshme për këtë grup të gjakut. Sa i përket mishit, për këta persona më i miri është mishi i pulës, i peshkut ose mishi i gjeldetit. Raporti optimal për grupin A të gjakut është 70 për qind karbohidrate, 20 për qind proteina dhe 10 për qind yndyra. Aktivitetet për këtë grup të gjakut duhen të jenë të lehta siç janë joga, golfi ose meditimi.

Grupi i gjakut AB
Ky grup i gjakut është tipi më i rrallë, ndërsa vetëm rreth pesë për qind e popullatës botërore i takon këtij grupi të gjakut. Grupi AB i gjakut është krijuar me përzierjen e grupeve A dhe B të gjakut para 1000 vitesh. Ata ashiqare i trashëgojnë veçoritë nga të dy grupet. Këta njerëz duhet të përcaktojnë tipin e trupit të tyre nga aspekti fizik, sepse kjo do të përcaktojë nëse duhet të hanë si tipi A ose B i gjakut. Sa u përket aktiviteteve fizike, atyre më së miri u përgjigjen ushtrimet relaksuese dhe ushtrimet që do të ndryshojnë sistemin e tyre nervor, pikërisht siç është e nevojshme për grupin A të gjakut.

MË TEPËR

Radar2 ditë më herët

Çfarë na tregoi Sondazhi për Opozitën?

Nga Indrit Vokshi Sondazhi në vetvete është njëfarë “spiunazhi”, ai përdoret si mjet për të mbledhur informacion e për të...

Kryesore2 ditë më herët

Çim Peka sulmon Ylli Rakipin dhe televizionin ku bëhet emisioni

Pak ditë më parë, gazetari Ylli Rakipi, deklaroi në emisionin e tij se para disa kohësh, kishte parë në një...

Kryesore4 ditë më herët

Shkatërrim në masë/ Qeveria pranon zyrtarisht se taksimi do të mbyllë gjysmën e profesioneve të lira

Klodian Tomorri Kur paraqiti projektbuxhetin dhe paketën fiskale të vitit 2024 në Parlament, Ministria e Financave programonte se taksimi i...

Radar4 ditë më herët

Në vend të japë llogari për 3 mandate, Rama merr në pyetjet Fevziun e Mark Markun

nga Anta Muçaku E ju prisni media e gazetari cilësore! Si mund të kemi gazetari cilësore kur Dekanin e Fakultetit...

Mix4 ditë më herët

3 Ushqimet më të mira për shëndetin e dhëmbëve

Ushqimet luajnë një rol kyç në shëndetin e dhëmbëve dhe për buzëqeshjen. Larja dhe pastrimi në imtësi i dhëmbëve, por...

Mix4 ditë më herët

Valbona Selimllari: E shoh shpesh videon kur u shpalla Miss, nuk më pëlqen

Valbona Selimllari ka treguar me shumë për jetën dhe karrierën e saj. Teksa ishte e ftuar ditën e sotme në...

Mix4 ditë më herët

Shenjat e hershme (përveç testit) që tregojnë se jeni shtatzënë

FOTO: GETTY IMAGES Kur mendoni për shenjat dhe simptomat e shtatzënisë, ato klasike që të vijnë në mendje janë shpesh...

Mix4 ditë më herët

Penelope Cruz (50 vjeç) tregon sekretin e bukurisë

GETTY IMAGES Ky vit i është dedikuar me gjithë dashurinë dhe fuqinë grave të Hollywood që janë mbi të 50-tat...

Mix4 ditë më herët

Disa emra të shkurtër për bebushat, frymëzuar nga VIP-at shqiptarë

Emrat e shkurtër janë gjithnjë e më në modë. VIP-at shqiptarë nuk u kanë rezistuar trendit me emrat që memorizohen...

Mix4 ditë më herët

Brad Pitt zbuloi tre “super filmat” që nuk donte t`i bënte: E urreja të punoja aty!

Brad Pitt ka zbuluar se në cilët filma e ka urryer të punonte, edhe pse ato rezultuan ne fakt, nje...

Facebook