Lidhu me ne

Kryesore

Qeveria: Becchetti na ka marrë para’ në Itali, Angli dhe Francë, mund të bllokojë edhe pagesat e Eurobondeve

Qeveria: Becchetti na ka marrë para’ në Itali, Angli dhe

Çështja e humbur nga Shqipëria përballë biznesmenit Francesco Becchetti në Gjykatën e Arbitrazhit Ndërkombëtar mund të cenojë edhe besueshmërinë e Shqipërisë në tregjet financiare ndërkombëtare.

Ndër të tjera, qeveria nuk përjashton që Becchetti të mund të bllokojë edhe pagesat e lidhura me Eurobondet apo me instrumente të tjera të huamarrjes së jashtme.

Në prospektin e emetimit të Eurobondit që iu është paraqitur investitorëve ndërkombëtarë, qeveria është detyruar të bëjë një shënim të veçantë për këtë çështje.

Shqipëria ka pranuar se në 2 prill 2021, një trupë e posaçme e Gjykatës së Arbitrazhit ka refuzuar kërkesën e Shqipërisë për të anuluar vendimin në favor të kompanive italiane, Hydro S.r.l. and Costruzioni S.r.l., dhe katër shtetasve italianë Francesco Becchetti, Mauro De Renzis, Stefania Grigolon dhe Liliana Condomitti.

Sipas qeverisë, shuma që duhet t’iu paguhet subjekteve të mësipërme është 99 milionë e 487 mijë euro, plus interesat.

Në prospekt thuhet gjithashtu se përfituesit kanë nisur procedurat për njohjen dhe ekzekutimin e detyrimit në Shqipëri, Austri, Belgjikë, Angli, Itali dhe Holandë.

Madje, qeveria shqiptare ka pranuar se Becchetti dhe përfituesit e tjerë kanë arritur të mbledhin një pjesë të shumës së fituar në disa shtete, duke përfshirë Anglinë, Francën dhe Italinë.

“Si me çdo çështje ligjore, nuk ka asnjë garanci se Qeveria do të jetë e suksesshme në kontestimin e procedurave të mbledhjes së detyrimit dhe shuma e përfituar nga pretendentët e mund të jetë edhe më e lartë se ajo që përmendet në dokument.

Nëse një vendim i formës së prerë për ekzekutimin e detyrimeve, është nxjerrë ose do të nxirret në ndonjë nga juridiksionet e përmendura, (ose në ndonjë juridiksion tjetër) dhe nëse një vendim i tillë ekzekutohet më pas, ai mund të ketë një efekt negativ në pozicionin financiar të qeverisë dhe të ndikojë negativisht në të ardhmen në vlerën e tregut të Eurobondeve.

Edhe pse qeveria synon të kundërshtojë me forcë çdo procedurë të tillë, është e mundur që paditësit mund të kërkojnë gjithashtu të sekuestrojnë ose të fitojnë të drejta mbi të ardhurat e transaksioneve të Shqipërisë në tregjet e kapitalit, duke përfshirë të ardhurat nga Eurobondet, pagesat e planifikuara, ose borxhet e tjera të papaguara të jashtme që mund të ndikojnë në procesin e shlyerjes së Eurobondit ose të kenë një ndikim negativ material në çmimin ose tregtimin e Eurobondeve të Shqipërisë në tregun sekondar,” thuhet në prospektin e emetimit të Eurobondeve.

Qeveria shqiptare ka hezituar vazhdimisht të bëjë transparencë publike për këtë çështje dhe në përgjithësi informacionet kanë dalë nga vetë Becchetti ose nga burime të tjera.

Por, në prospektin e Eurobondit, kjo çështje është trajtuar në mënyrë specifike, për të shmangur pasoja të mundshme ligjore dhe reputacionale në të ardhmen.

Çështja e Shqipërisë kundër biznesmenit italian Francesco Becchetti e ka zanafillën në vitin 2015, me mbylljen e televizionit Agon Channel dhe hapjen e procedimit penal ndaj tij me akuzat e evazionit fiskal dhe pastrimit të parave.

Becchetti kundërshtoi akuzat dhe u shpreh se e gjithë çështja ndaj tij ishte e motivuar politikisht, për shkak të linjës editoriale të ndjekur nga Agon Channel ndaj qeverisë shqiptare.

Ai hapi çështje kundër Shqipërisë në Gjykatën e Arbitrazhit Ndërkombëtar, duke fituar në ty dy shkallët e gjykimit. Sipas deklaratave të tij në prill të këtij viti, shuma totale që Shqipëria duhet t’i paguajë arrin në rreth 150 milionë euro./Monitor

MË TEPËR

Kryesore5 orë më herët

“Më vjen keq për të”, Basha: Po të kishte dëgjuar këshillat e mia, Berisha do ishte më mirë

Kreu i PD, Lulzim Basha Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha thotë se ‘i vjen keq’ për liderin historik të...

Mix5 orë më herët

Për burrat/ 5 prerje flokësh për 1 stinë

Modelet e prerjes së flokëve për meshkuj, tashmë janë kthyer në një busull për trendet e burrave. Për sezonin Pranverë/Verë...

Mix5 orë më herët

Një sekret bukurie nga Blake Lively dhe Nicole Kidman!

Më të virtytshmit besojnë se e vërteta qëndron në mes dhe, kur bëhet fjalë për vetulla dhe qerpikë në ngjyrë...

Mix5 orë më herët

10 pyetje për Natalie Portman!

Natalie Portman është ulur në pjesën e pasme të një makine në Paris, e veshur me një xhaketë ngjyrë të...

Mix5 orë më herët

Kafeja – Ju bën mirë apo keq? Çfarë thonë ekspertët!

Inflamacioni është një reagim i imunitetit ndaj një lëndimi fizik, infeksioni ose pranisë së një toksine dhe lënde të huaj...

Mix5 orë më herët

8 filma komedi në Netflix!

Nëse nuk keni bërë asnjë plan për fundjavën dhe keni vendosur të merrni ca kokoshka të mira me pijen tuaj...

Mix5 orë më herët

Dua Lipa zbulon tatuazhin e saj të preferuar, ja 2 arsyet e veçanta

Dua Lipa, e ftuar në podkastin “Sirius Xm”, tregoi ndër të tjera një prej tatuazheve të saj të preferuar, i...

Mix11 orë më herët

5 ushqime super të shëndetshme që duhet të shtoni në dietën tuaj

Foto ilustruese Ushqimi është burimi ynë kryesor i energjisë dhe vitalitetit. Duke shtuar këto 5 ushqime super të shëndetshme në...

Mix11 orë më herët

Justin Bieber dhe Hailey presin një bebe

Justin Bieber do bëhet baba! Me një set fotosh, ku Justin zgjodhi të ishte fotografi i Hailey, çifti dha lajmin...

Mix11 orë më herët

Çfarë ndodh me trupin tuaj nëse hiqni dorë nga kafeja

Edhe pse konsumimi i moderuar i kafesë është një gjë shumë e mirë për shëndetin tonë, ndonjëherë disa njerëz duan...

Facebook